Imami shqiptar që është kundër festës së Pavarësisë sfidon Komunitetin Musliman: Ata tmerrohen nga unë!

15 Dhjetor 2017, 09:41Sociale TEMA

Imami Armand Ali, që bënte thirrje të mos festohej festa e Pavarësisë, ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Duke folur për Komunitetin Musliman Shqiptar, Imami u shpreh se pjesëtarë të tij tremben kur e shohin në rrugë.

Komuniteti musliman trembet të ulet me mua, nuk shkëmbehen as në rrugë, kanë frikë. Unë nuk kam marrë leje nga Komuniteti Musliman Shqiptar për deklaratat.

Festat në islam janë adhurime, nuk janë si festat tona që ikim në Dajt apo restorant, dhe duke qenë se festat janë adhurime është e ndaluar, kështu ka vendosur profeti,” u shpreh Ali.

Imami ndërkohë rrëfeu momentet kur e morën në pyetje efektivë të anti-terrorit, një strukturë kjo që varet nga Policia e Shtetit.

tregoi se si oficerët e anti terrorit kishin kërkuar që ai tu tregonte, në Kuran, se ku thuhej që nuk lejohet festimi i 28 nëntorit. Imami ishte pyetur gjithashtu nëse kishte lejen e Komunitetit Mysliman për të folur për fenë.

Më thirri anti-terrori pas një statusi që bëra për festimin e festës së pavarësisë.

Më thanë kemi dy çështje, një për festën dhe një çështje tjetër, por në fillim do fillojmë me çështjen e dytë.

Më pyetën me hollësi për jetën time, kur kam studiuar, dhe me çfarë jam marrë, se ndoshta mendojnë se kam sponsorizim me puse nafte.

Kujt ja drejtoje këtë thirrje në status.

Kemi lexuar në Kuran dhe nuk e kemi parë ndalimin e 28 nëntorin.

I thashë është fjala e profetit, i thashë e ka transmetuar në një libër, dhe ja shpjegova.

Unë e shkrutja për tu treguar muslimaneve çfarë ju lejohet cfarë nuk u lejohet nga feja”, tha ai.

Imami Armand Ali po hetohet nga policia dhe prokuroria pasi deklaroi se festa e Pavarësisë së Shqipërisë dhe festat e tjera kombëtare janë haram.

Sipas tij, një besimtar i devotshëm mysliman duhet të festojë vetëm festat fetare.(TemA)

6 komente në “Imami shqiptar që është kundër festës së Pavarësisë sfidon Komunitetin Musliman: Ata tmerrohen nga unë!”

  1. Mo says:

    More imam o hajvan. Nese kurani nuk thot qe ta festojm, kjo nuk dmth qe eshte e ndaluar. Kurani nuk thot as qe te kesh telefon mobil me vete. Pse? sepse dikur ska pas telefona. Por ti me siguri ke nje tel ne xhep.
    Edhe dikur ska pas kombe qe ta krijojn pavaresine e tyre nga kombet tjera. Prandaj nuk ceket kjo ne kuran une them qe kurani duhet te reformohet dhe ti pershtatet aktualitit.
    Normal qe sflet njeri me ty se mu keta njerz qe devijoj ty jan poashtu njerz te zotit. Nuk jan as shejtan as dreq edhe ne lse nuk jan religjioz.

  2. PRIZREN VLORA says:

    C’eshte ky karagjoz qe merreni dhe shkruani dhe artikuj dhe i jepet dhe kohe ne ekran? n..q.s nuk i pelqen Shqiperia dhe historia e saj te zbythet dhe te largohet ne Arabine Saudite ose dhe ne djall te veje dhe mos te rri asnje sekond ketu se po na CAN KA…N!!!

  3. Janullatos arxidoglyftis says:

    Janullatosi ne versionin mohamedan !

  4. WQERT says:

    lëreni të qetë idiotin!!
    “trëmbuni dhe ju” si trëmben të tjerët!
    pra me një fjalë mos ja varni fere!!ka idiotë sa të duash në këtë dynja dhe ne nuk bëjmë përjashtim!

  5. Vladimir says:

    Si mund ti jepet ze, ketij injoranti, mesjetari,antishqiptari!?

  6. Flm says:

    A qenef, skuth, hipokrit ….
    E di qe me idjotesit qe thua dhe vepron je nje “kart e djegur”, por mundohesh te shpetosh KMSH-ne nga injoromi dhe pergjegjesia qe ajo ka qe te ka shpallur Imam dhe te mbeshteste kaq kohe.
    Hipokrizi dhe marifete Islamikesh, qe i kane te mesuara nga “pergamberi” i tyre pedofil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje