Zbardhet raporti mjeko-ligjor, ja pse vdiq Adela

15 Dhjetor 2017, 09:13Lifestyle TEMA

Kur kanë kaluar 6 javë nga vdekja e gazetares Adelajda Xhumani mjekët ligjorë kanë përcaktuar shkakun në një raport përfundimtar.

Sipas mjekëve, shkak i vdekjes është infarkti kongjestiv në zemër.

Kjo ka ardhur për shkak të një sëmundje të rrallë e quajtur kardiomiopati, që prek muskulin e zemrës duke dëmtuar strukturën e barkusheve, shkruan Panorama.

Sipas mjekëve, kjo ka sjellë mosfunksionimin e zemrës së 31-vjeçares.

Në rastin e Adelës, mjekët ligjorë thonë se mostrajtimi i kësaj sëmundjeje ka sjellë infarkt kongjestiv, që do të thotë dështim i plotë i muskulit.

Nga ana tjetër, ata dyshojnë se kjo sëmundje mund të jetë gjenetike, ndërsa për faktin se ajo nuk ishte diagnostikuar më parë mjekët nuk përjashtojnë mundësinë se kardiomiopatia në këtë rast mund të ketë qenë idiopatike.

Pra, në këtë rast shkaqet e sëmundjes janë pothuajse të pamundura për t’u përcaktuar me saktësi.

1 komente në “Zbardhet raporti mjeko-ligjor, ja pse vdiq Adela”

  1. eh says:

    E shkreta. Shpesh me kujtohet kjo vajze dhe sa e padrejte u tregua jeta me te…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje