DENONCIMI: Si po më marrin gjyqtarët, shtëpinë e blerë në vitin 1957

16 Dhjetor 2017, 10:24Kronika TEMA

Nga Artur Ajazi

Një hije skandali ka përfshirë sërish sistemin gjyqsor në Shqipëri, kësaj radhe në Elbasan dhe Durrës. Bëhet fjalë për vendime të paligjshme dhe denoncim lidhur me kalvarin e rropatjeve dhe vuajtjeve të një qytetari nga Elbasani i quajtur Bukurosh Mukja, i cili pas afro 5 vitesh sorrollatje nëpër gjykata, aktualisht rrezikon ti merret banesa e tij e ligjshme, e cila është blerë qysh në vitin 1957 nga babai i tij, në ankand nga shteti i asaj kohe.

Në denoncimin e tij për “TemA”, Bukurosh Mukja u shpreh se “jam pronar i një banese e cila gjendet në lagjen “Kala” të Elbasanit, e blerë nga babai im qysh në vitin 1957, aty kam lindur unë dhe fëmijët e tjerë, si edhe fëmijët e mi.

Atje jemi rritur dhe kemi rritur edhe fëmijët, atje më ka vdekur edhe babai im Selim Mukja, dhe jetojmë aty prej 60 vitesh, në të drejtën tonë.

Babai im e ka blerë asokohe shtëpinë me një kredi në vlerën e 60 mijë lekë të vjetra, bëhet fjalë për vitin 1957, dhe leku kishte tjetër vlerë.

Shtëpia ishte e konfiskuar nga shteti i asaj kohe, qysh në vitin 1948 familjes Biza, për “mos shlyerje të detyrimeve financiare ndaj shtetit”.

Babai im hyri në ankand, dhe bleu 2 dhoma me siperfaqe 58 metra katrore, dhe një oborr gjithsej me siperfaqe 125 metra katrore, duke marrë dokumentacion të rregullt të blerjes, dhe gjithçka tjetër zyrtare, sipas kushteve të asaj kohe.

Asokohe banesa që blemë, ishte e rrënuar, pasi nuk ishte investuar qysh nga viti 1947 kur edhe ishte konfiskuar.

Babai im vdiq në vitin 1971, dhe në vitin 1974 mamaja ime merr një kredi, në Bankën e Shtetit në Elbasan, me vlerë 140 mijë lekë të vjetra , për të restauruar banesën, sepse nuk ishte vënë dorë prej vitit të blerjes, sepse kishim edhe ne hallet tona.

Kur erdhi ndryshimi sistemit politik, mamaja ime në vitin 1993 shkon dhe nxjerr tapinë e shtëpisë, sepse na duhej, e cila mban firmën dhe vulën e ish-drejtuesit të ZRVPP Elbasan Agron Peza.

Deri këtu dukej gjithçka në rregull, dhe as e kishim menduar se pas shpinës tonë ish-pronari i banesës dhe gjyqtarët po luanin me fatin e jetës time dhe fëmijëve të mi”.

Por si ka nisi kalvari vuajtjeve e rropatjeve në procese gjyqsore të shtetasit Bukurosh Mukja?

Kështu ne jetonim të qetë deri në vitin 2012, kur unë shkoj rastësisht në ZRPP e Elbasanit (në atë periudhë atje ishte drejtues V.J.) dhe kërkoj rinovimin e tapisë së shtëpisë time të ligjshme, e blerë nga babi im në ankandin e hapur nga shteti asaj kohe, dhe jo një personi fizik apo juridik.

Ju thashë se pasi mamaja ime kishte marrë qysh në 1993 një tapi shtëpie me firmën e vulën e ish-drejtorit ZRVPP Agron Peza, në vitin 2012 ne shkojmë sërish për të rinovuar tapinë e shtëpisë për nevojat familjare. Atje shqyejmë sytë dhe nuk u besuam veshëve, kur në sportel kërkesës time, punonjëset e Hipotekës ju përgjigjën se “jo ti nuk ke shtëpi me këtë adresë, pasi banesa juaj i ka kaluar në pronësi zotit Shefqet Biza, i cili ka marrë një vërtetim nga KKKP Elbasan, ka hapur dhe një gjyq dhe ka fituar të drejtën e pronësisë”.

Pra kishte ndodhur skandali, mbivendosje prone kur ne ishim pronarët ligjore të banesës, ishte zhvilluar gjyqi dhe ishte pajisur me tapi një person tjetër. Korrupsion i hapur, skandal i paparë. Natyrisht revoltohem, kërkon të shikoj dhe të njihem me këtë skandal, dhe atje fillimisht nisën të më fshihnin gjithçka.

Nisën për mua, dhe familjen time vuajtjet, sorrolatjet, mashtrimet, pasi vendimet e Gjykatës Elbasan ishin shitur dhe ishin blerë nga zoti Biza. Ishte korruptuar drejtuesi procesit gjyqsor Bujar Musta të cilin e akuzoj për vendime të paligjshme, për afera korruptive me palën tjetër, vendim i cili na nxiu jetëm ne si familje, dhe po rrezikohemi të dalim nga banesa në rrugën e madhe.

Dua ta pyes publikisht gjyqtarin Musta, i cili njihet në Elbasan për vendime të tilla të kontestuara të kthyera në shumicën e rasteve nga Apeli Durrësit, se si ka mundësi që nën të njëjtin kulm ku jetoj unë dhe familja tjetër e zotit Qemal Shkalla, mua po më merret shtëpia e blerë sipas ligjit qysh 61 vjet më parë, kurse atij i njihet si e ligjshme po me vendim gjykate?

Kuptohet se gjyqtari Bujar Musta e ka mbyllur pazarin e tij dhe e ka shitur vendimin, duke u korruptuar nga trashëgimtaret e familjes Biza, të cilët të drejtën e tyre duhet ta gjejnë me shtetin dhe jo me mua, ndërkohë që sipas ligjit duhet të më dëmshpërblejnë me vlerën e tregut edhe në rast se banesa u rikthehet fizikisht atyre.

Por nuk mbarojnë këtu telashet e mia. Problem im vajti në Gjykatën e Apelit Durrës, nga ku edhe atje kundërshtarët e mi “fituan” duke blerë edhe vendimin e gjyqtarin Izet Duzha, i cili seancën nuk e zgjati më shumë se 4-5 minuta, duke u shprehur se “po i bie shkurt, po lë në fuqi vendimin e Elbasanit”.

Tashmë çështja ime ka vajtur nga unë në Gjykatën e Lartë, tek e cila kam shpresën e fundit. Si mundet që këta gjyqtarë të korruptuar të mbijetojnë akoma në sistemin e drejtësisë, si mundet që edhe kur ne denoncojmë shteti hesht, edhe kur kemi dërguar letra dhe denoncime për gjyatarët edhe tek ish- presidenti Republikës zoti Nishani përsëri kemi marrë heshtjen si përgjigje.

Ndaj kërkoj përmes denoncimit që Vettingu, të largojë sa më parë nga gjyqsori këtë kastë gjyqtarësh që nuk kanë të ngopur me para dhe nuk rreshtin duke shkelur ligjet e shtetit. Jam gati të ballafaqohem me këta gjyqtarë të denoncuar nga unë, në çdo moment dhe në çdo institucion të këtij shteti. Disponoj një dosje të plotë me dokumentacion ligjor dhe zyrtar që flasin për blerjen e banesës qysh në vitin 1957, për gjithçka lidhet me banesën time, ndërkohë që asnjë nga këto dokumenta nuk është marrë parasysh nga gjyqtarët e Elbasanit dhe Durrësit.

I bëj thirrje dhe apeloj edhe tek Ministria e Drejtësisë dhe KLD, të marrin në shqyrtim denoncimin tim dhe do të zbulojnë tek ata gjyqtarë skandale të paimagjinueshme, i bëj thirrje edhe kreut të shtetit Ilir Meta të nisë verifikimin dhe kontrollin ndaj këtij rasti që denoncoj unë, dhe jam gati të përballem me ligjin në çdo moment sepse jam në të drejtën time, ndryshe heshtja do të më detyrojë të mendoj ashtu si shumica e shqiptarëve, se nuk bëhet kurrë ky vend me shtet dhe institucione ligjzbatuese.

14 komente në “DENONCIMI: Si po më marrin gjyqtarët, shtëpinë e blerë në vitin 1957”

  1. Eksperti says:

    Nuk je ti I pari, ka dhe shume raste te tilla ne gjithe vendin. Disa here kane cuar ne pasoja tragjike si rasti i nje ish ushtaraku ne Korce te cilit nuk desheroj ti permend emrin mbasi nuk jeton me
    POR fajtor kryesor eshte personalisht Sali Berisha i cili me vendim te KM i kethente ish pronareve pa kusht banesat e shtetezuara nga regjimi komunist ne shume raste me te drejte.Pronaret qe i blene nga shteti simbas gjithe regullave u nxoren ne rruge. POR dhe gjyqtaret perfitian nga kjo per te xhvatur cfare te mundnin. Poshtersija e atij njeriu nuk ka fund
    E pagofte ne koken e femijevet te tij.

  2. spartaku says:

    I mjeri ti ç’paske hequr dhe po heq.Ke shume te drejte i nderuar qytetar nga Elbasani,qe gjyqetaret jane te korruptuar,te shitur,dhe kerkojne te marin ate pak pasuri qe ke.Por ti nuk di per gjyqetaret e Fierit sa te poshter e te koruptuat qe jane.Ata te rjepin per nje cope prone te vogel,per nje cope gardh,per nje shtepi,apo per nje cope toke fare te vogel,te rjepin pameshire.Te besoje vella, se edhe ne ketej nga Fieri keshtu si ty po shkojme,po vuajme neper gjykata duke u sorollatur ne zyrat e regjistrimit te pasurise, dhe nuk po fitojme dote.Mundesia e pageses tone u duket e vogel,jane kanibald, te pangopur.Te uroje qe te zgjidhesh sa me shpejte hallin qe te ka zene.Ngritjen e strukturave te reformes se re te drejtesise,vetingun etj,po e presim me shprese e padurim,per te na dhene ndonje te drejte qe deri tani na eshte neperkembur nga gjyqetaret e korruptuar te pd-ke,e cila po behet pengese.

  3. x.b. says:

    Zotri je në të drejtën tënde. Prona e blerë nga ju qënka pronë e konfiskuar nga shteti për mos pagesë detyrimesh ashtu si konfiskojnë e shesin sot bankat për mos pagesë kredie. Gjyqtarët që ti përmënd, mund të jenë gjyqtarë plepash, jo profesonalë dhe pa sedër profesinale.
    Si mund të zhvillohet një gjyq pa qënë edhe ti si palë e tretë e paditur?
    Si mundta bëjë këtë gjyqtari, kur në dosje duhet të jetë edhe gjëdja juridike e pasurisë e marrë nga zrrp Elbasan.
    Po ekspertizë i është bërë pasurisë?
    Pronarit i kthen pronat e konfiskuara sipas ligjit 108.

  4. Tit Tironsi says:

    JAM DAKORT ME EKSPERTIN VEÇ DUA TE SHTOJ SE PER TE GJITHA KETO KA VEÇ DY AUTORE KRYESORE SALI RAM SHIQERE BERISHA DHE FATOS THANAS MARIE NANO QE E GROPOSEN SHQIPERINE. KRYESORI ESHTE SALI RAM BERISHA POR EDHE I BIRI I THANASIT NUK MBETET PAS. TE DY IRONIKISHT JETOJNE SI PASHALLARE ME PARATE E POSHTERSIVE QE KANE BERE. NE MUNGESE TE NJE RENDI JURIDIK TE VERTETE I PAGOFSHIN ME KOKAT E FEMIJEVE DHE ATYRE QE U DHEMB ME SHUME KETO KRIME NDAJ NJE POPUULI E VENDIT.

  5. si bujar musta dhe ky izet tropojani ne durres, jane me te perfolurit, cfare ben vettingu, cfare ben ilir meta, pse i lene akoma keta vemje. ky bujar musta me familje ne amerike, ka bere namin ne qytetin dhe rrethin e elbasanit, eshte nje vemje e keqe, qe ka mbyllur kundrejt milionave dhjetra e dhjetra ceshtje. vetem burgu eshte denimi ndaj tij dhe izet duzhes me kompani.

  6. Mentari says:

    KOmunistet kriminele konfiskuan popullin puneor dhe pronat e tyre ja dhane krimineleve te partise se tyre pa para por padrejtesisht dhe tani jemi prape atje ku ishte para 1944.Po pse kishte qeveria e Laberise shtepi ne Shqiperine e mesme perpara 1944? Jo asnje dhe te gjithe ata shtepi qe ata banuan e banojne edhe sot (Flas per shtepite private dhe jo ato hyrjet e Apartamenteve) I jane konfiskuar nga regjimi Barbar I Laberise qe u shperngulen andej nga hante pula gur dhe erdhen ne ate vend qe ishte I lulezuar nga puna e popullsise se Shqiperie e meme.Konfiskimet ne ate kohe beheshin padrejtesisht pa deshiren e pronareve pa pagese dhe tani ata duhen rikthyer pa anje kusht tek pronaret dhe te tjerat jane lloqe Kavaje.

  7. Tanush says:

    O shqiptare as vettingu nuk ka per te bere gje. Ketu do te jemi. Ky avaz do vazhdoje se klasa politike i do keta zullumqare.
    E vetmja menyre eshte te merrni fatin ne duart tuaja. Futini plumbin gjyqtarve dhe prokurorve….keshtu do vene mend te tjeret.

  8. mentori says:

    or ti menkar injorant , ne xhdo shtet te botes qe konfiskohet pasuria per mos shlyerje detyrimesh ndaj shtetit i zoti nuk ka kurr me te drejt per kte pron , e para , e dyta o idjot , kriminela dhe hajdut si kta te sotmit kan qen dhe ata te djeshmit , nuk kan qen burra te mir , te gjith luftuan kra nazifashizmit dhe nuk meritonin prona , ata qe i moren pronat e tyre ishin qytetar ose fshatar te thjesh puntor, mos i ngaterro njerzit me veten tende o zgjeps , po sot qe i konfiskon pronat shteti ose bankat per mos shkyerje detyrimesh , ku do shkoj mas mendjes tende sa nje carac ky mall i konfiskuar do rri si germadh , jo o injorant i mijvjeçarit te tret , banka ose shteti ja shet dikujt tjeter dhe nuk ka as ligj e as kerkush tja kthej mbrapç le te jet çfardolloj sistemi , ligji esht ligj dhe qendron ne fuqi , ju plerave tradhtar nuk ju ka ren njeri me qaf edhe ne at sistem ju ishit thjesht armiqt e vendit tuaj , ishit llumi kti kombi dhe pronat ne kte tok i gezonin shqiptaret , jo tradhtaret dhe plerat e kti vendi .sot esht koha kurvave dhe do vuajn kta te mjer ,u kthye padrejtesia ne kte vend .

  9. bimi says:

    ti ndoshta ke te drejte, por kjo sdo te thote qe pronaret te cileve iu sekuestrua prona ne 1948 kan me pak te drejte, sa per dijeni gjate atyre viteve u zbatua nje tatim i jashtzakonshem, si rruge “ligjore” per ti marre pronat ish pronareve, dhe kur them tatim i jashtzakonshem ishte i paperballueshem dhe per qellim kishte shtetezimin e pronave padrejtesisht, keshtu qe zoteri nqs ti nuk arrin ta marresh prap si prone ndoshta duhet ti drejtohesh gjykates administrative dhe te kerkosh kthimin e shumave + interesa per aq sa jane shpenzuar per ta blere me ankand, ato qe keni shpenzuar perderisa jane te dokumentuara nuk humbasin, tung

  10. bimi says:

    ti ndoshta ke te drejte, por kjo sdo te thote qe pronaret te cileve iu sekuestrua prona ne 1948 kan me pak te drejte, sa per dijeni gjate atyre viteve u zbatua nje tatim i jashtzakonshem, si rruge “ligjore” per ti marre pronat ish pronareve, dhe kur them tatim i jashtzakonshem ishte i paperballueshem dhe per qellim kishte shtetezimin e pronave padrejtesisht, keshtu qe zoteri nqs ti nuk arrin ta marresh prap si prone ndoshta duhet ti drejtohesh gjykates administrative dhe te kerkosh kthimin e shumave + interesa per aq sa jane shpenzuar per ta blere me ankand, ato qe keni shpenzuar perderisa jane te dokumentuara nuk humbasin, tung

  11. kujtimi, says:

    DUA DHE UNE TE SHPREH MBESHTETJEN QYTETARIT NGA ELBASANI BUKUROSHE MUKJA ,DHE TE VAZHDOJE TE KERKOJE TE DREJTEN ME TE GJITHA MJETET .PASI UNE VETE KAME PATUR TE TILLE RASTI ME PRONEN TIME , DHE ME KETE PALACO GJYGJTAR TE ELBASANIT ,AQ SA DHE EMRIN NUK DUA TJA PERMEND ,PASI KY NUKE ESHTE GJYGJTARE POR MUND TE THEM TAKSIDARE DHE IDJOTE. POR KJO DREJTESI E KORRUPTUAR TE TILLE NJEREZ DASHKA SI MOSTRA .QE SI DIHET SA NJEREZ KA MARRE NE QAFE . NUK ME NGELET GJE TJETER VETEM TI LUTEM ZOTIT TE MARRI HAKE PER KETE MASKARA .BUKUROSHE BEHU ME I FORT DHE MOSE JU NDAJE ,

  12. Treviso says:

    Si po na lavderoni Berishen che Nanon per te mirat e bera ndaj ketije shtetl, po Likes pse kerkoni tja hani hakun? Likja ka kontribuar njelloj si dy te paret. Kontributin e likes do ta shikoni shpejt. Likja do ti dorzohet me urtesi burgut qe Shqiperia te hyje ne Europe.

  13. sapa says:

    O merr pushken e dinamitin vete ose paguaj.Ndryshe nuk ke shans ne vendin me kriminel te botes Shqiperi te zgjdihesh te drejten.Keshtu do bejne te gjithe.Shume nga keta gjygjtare e prokurore ose edhe te tjere qe kane bere mbivendosje pronash qofshin te hipotekave ose zyrave permbarimore flene mbi dafina duke kujtuar se nuk do kete Hakmarrje por gabojne.Jane ne listen e Vdekjes dhe nuk shpetojne dot kudo qe te fshihen edhe ne fund te botes.

  14. Zzzzzz says:

    NUK JE I PARI…..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje