Saimir Tahiri është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtë të premte, për t’u njohur me vendimin e bllokimit të pasaportës dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit.
Pas daljes nga Gjykata, Tahiri ka thënë shkurtimisht se do flasë shumë shpejt, duke mos dhënë shpjegime se çfarë nënkupton me këtë deklaratë.
Ndërsa avokati Maks Haxhia u shpreh se Gjykata nuk ka prova dhe asnjë fakt të ri në ngarkim të ish-ministrit.
Ai u shpreh se Krimet e Rënda janë kthyer në Notere të Prokurorisë.
“Kjo gjykatë nuk është gjë tjetër, është kthyer në notere të kërkesave të Prokurorisë“.
Saimir Tahiri i ka kërkuar gjyqtares Liljana Baku provat e Prokurorisë në ngarkim të tij për dosjen “Habilaj”.
Ai kërkoi t’i hiqet masa e bllokimit te pasaportes.
“Çfarë provash keni ndaj meje? Kërkoj të hiqni masën për bllokimin e pasaportës.
S’keni prova të reja”, raportohet se i është drejtuar Tahiri gjyqtares së Krimeve të Rënda.
“Këto prova i keni pasur që në datë 20 tetor, por pse e keni kërkuar nje muaj e disa dite me vonesë kete bllokim, kur s’ka asnjë provë të re”, ka pyetur Tahiri.(TemA)
Ti do kalbur ne burg
o Eskobar i politikes shqiptare!
Vetem ne Shqiperi denohesh pa te drejte.I kujtoj gjygjtares ta marre me qetesi e jo mevherezi per te denuar njerez te pafajshem.Kujto fjalet e Edmondo de Amicis tek Zemra:Mos i qelloni ata njerez qe po i burgosin,sot.Moj turme 99/: prej tyre jane te pafajshem…Kujto keto fjale gjykatese se mund te perfundosh vete ne gjykate si shkelese e ligjit dhe ste shpeton dot askush.Ti bindjet e tua mbaji per vete mos i demonstro se ato sjane ligji.More vesh? Reflekto mos u bej pale me vrasesit e popullit qe ti u ke sherbyer.
Meqe je menduar kaq gjate te pergjigjesh per nje problem,
qe do te ishin te mjaftueshem disa sekonda,kuptohet qarte
se çfar do te thuash,por te verteten kurresesi.
I PENDUARI I MADH ??????