Prokuroria ka përfunduar procesin hetimor për shtetasin Fadil Kasemi, i cili ekzekutoi bashkëshorten e tij, gjykatësen Fildes Hafizi.
Mësohet se në bazë të hetimeve të kryera, prokuroria ka ngritur tre akuza ndaj Kasemit: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, Armëmbajtje pa leje dhe “Rrëmbim personi”.
Hafizi u qëllua me 2 plumba në makinën e saj rreth orës 14:00 të 31 Gushtit nga bashkëshorti i saj.
Nëna e dy fëmijëve kishte parkuar makinën në zonën e Xhamllikut, në anë të rrugës kryesore për t’u futur në një floktore pak metra më tej.
Ndërkohë pas daljes ajo u përball me ish-bashkëshortin 53-vjeçar. ku dëshmitarët thanë se i kishin parë në fillim duke debatuar dhe më pas duke u konfliktuar fizikisht.
Hafizi është futur menjëherë në automjetin e saj por nuk ka mundur të largohej pasi ish-bashkëshorti nxori armën dhe e qëlloi dy herë duke e lënë të vdekur në vend.
Menjëherë pas krimit, autori ndali një furgon të cilit i kërkoi ta çonte në komisariatin numër 1 të kryeqytetit ku edhe u vetëdorëzua.(TemA)