Shkëlqim Hajdari: Adriatik Llalla uzurpoi dhe shndërroi në "vegla" Këshillin e Prokurorisë

14 Dhjetor 2017, 09:56Kronika TEMA

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se veprimtaria e Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme përfundoi me uzurpimin e Këshillit të Prokurorisë.

Pjesë nga biseda: 

Hajdaraj: Me Llallën kemi pasur një marrëdhënie pune pasi kemi punuar në Prokurorinë e Tiranës, por edhe marrëdhënie shoqërore.

Z. Llalla nuk kishte predispozitën që organi i Prokurorisë të ecte në atë rrugë që prokurorëve t’u rriteshin sa më shumë garancitë dhe si pasojë e lobimit të fortë të Shoqatës së Prokurorëve, siguruam edhe dy ndryshime të rëndësishme ligjore.

E para, çdo prokuror që shkarkohej me dekret nuk kishte të drejtën e ankimimit.

Hila: E bëri Llalla detyrën e tij?

Hajdaraj: Z. Llalla që ditën e parë në masën më të madhe që ka bërë, ka përzgjedhur me kujdes Këshillin e Prokurorisë.

E uzurpoi plotësisht dhe përfunduan në vegla që mbështesnin njëri-tjetrin, dhe kjo është një histori e provojmë me prova.

Hila: Dështoi ai me krimin e organizuar?

Hajdaraj: Ka dështuar sistemi i centralizuar i prokurorisë dhe z.Llalla nuk është përgjegjës për atë sistem. Mendoj se reforma është një hap shumë pozitiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje