Në një raport të Top Channel nga Katania ditën që Habilajt dolën në gjyq në Katania, gazetari i Top Channel raportoi se “emri i Tahirit nuk del në dosje”.
Kjo është thënë një ditë pasi Tahiri ka deklaruar se nuk ka çështje ndaj tij në Itali.
Të gjitha faktet, përfshi dhe “bombën” e sotme, tregojnë se nuk ka pasur çështje, por ka një kërkesë të Prokurorisë shqiptare për të hapur çështjen ndaj Tahirit, që i është përcjellë palës italiane, e cila ka proceduar më pas me hapjen e hetimeve.
Gazetari i Top Channel raportoi nga Katania duke intervistuar një avokat, duke theksuar faktin që emri i Tahirit nuk del në dosje.
Habilajt dalin gjyq, avokatët: Emri i Tahirit nuk del në dosje
Ja pjesa e intervistës ku flet për Tahirin.
Top Channel: Në Shqipëri është bërë lajm, sepse është përfshirë edhe emri i një ish-ministri….
Avokati Catalano: Shiko, mua s’më rezulton kështu. Atëherë, për këtë figurë, për ish-ministrin më kanë folur të tjerët, por jo aktet. Mua nga aktet nuk më rezulton as edhe një presje. Ndaj objektivisht duhet të flas për një gjë që e kam dëgjuar nga jashtë procesit dhe jo brenda procesit. Mua s’më ka ndodhur ta takoj asgjëkundi, nuk ekziston të paktën nga aktet që kam konsultuar unë. Por më duhet ta rithem, bëhet fjalë për një pjesë shumë të vogël të përmbledhjes, më pas në pjesën tjetër nuk e di se çfarë mund të ketë. Deri në këtë pikë, mua s’më rezulton asgjë për ndonjë autoritet politik apo ndonjë tjetër.
Tashmë Gjykata e Katanias brenda 48 orëve, do duhet të shprehet lidhur me fatin e të arrestuarve. Prokuroria e Katanias njoftoi arrestimin në Shqipëri të Nezar Seitit dhe bën të ditur se i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare informacione dhe materiale në lidhje me këtë person. Informacionet janë dërguar edhe gjatë aksionit kur u kap një sasi prej 4 tonësh hashash.”
“Bomba” e sotme, natyrisht përbën një lajm për zhvillimet që kanë ndodhur me kërkesë të Prokurorisë shqiptare, por jo me zhvillimet në Katania.
Përpara dyzet ditësh nuk ka thënë vetëm Tahiri që nuk kam proces të hapur, dhe nuk ka pasur, por vetë Top Channel ka raportuar nga burimet e veta të njëjtën gjë.
Lajmi do ishte më normal të flitej pë zhvillime të reja nga çështja “Tahiri”, por jo për gënjeshtra të vjetra.
Në atë kohë dhe Tahiri, dhe Top Channel, kanë thënë të vërtetën.
Tani e kuptojmë që Tahiri u duhet “gënjeshtar”, por së paku të respektojnë lajmet e tyre, pasi vetem drejtorin e lajmeve kane ndryshuar. Gazetaret janë aty.(TemA)
Tahiri eshte perdorur per te rrezuar qeverine . Ky ka qene sherbimi i fundit i A . Dhalles per Sali Dogzboru-n . Prandaj edhe agjensite investigative ( shba – be ) , ngulin kembe per nje prokuror te perkohshem . Fakti qe nuk hetohen milionat e Bashes per lobim , Po hetohet vetem varsja e Habilajve , flet per nje kryeprokuror horr . I kapur nga tentakulat e klanit ( trustit te Zenit ) .
Ilir Meten e mbrojti deri ne fund Berisha,sepse ishte nje problem i mbrendeshem,por rasti Tahirit eshte tjeter,eshte nderkombetarizuar,
prandaj do denohet nese faktohet (megjithese edhe me keto fakte deri tani,duhej te ishte ne burg).Top Channel thote:-“Përveç kësaj, dokumentat janë identikë me dokumentin tonë. Por, të krahasosh dokumentin tonë me dokumentin e paraqitur nga ish-ministri Tahiri,
me sy të lirë këto 2 dokumenta janë shumë të ndryshëm, edhe në përmbajtje, por sidomos në formë. Pse?“Dokument të tillë nuk kam
parë kurrë. Jo vetëm që nuk kam parë, por nuk janë të tillë dhe mund ta shohim. Është e dukshme! mungojnë një sërë gjërash. Së pari
nuk është logo e Republikës së Italisë, që duhet të jetë në çdo akt zyrtar italian. Nuk është barkodi, që është një kod që shërben për të identifikuar aktin dhe cili e ka lëshuar këtë akt. Ka një numër protokolli dhe mbi të gjitha, këtu thuhet: Nuk rezultojnë regjistrime. Duket
sikur dikush e ka parë këtë dhe e ka shkruar në mënyrë pak të shpejtë, sepse ligji italian nuk thotë nëse ka apo jo regjistrime, por thotë:
Nuk rezultojnë regjistrime të mundshme për t’u njoftuar. Por e përsëris, ka një dallueshmëri objektive. Mjafton që të shikoni, ky është
origjinali ky është dokumenti që më keni treguar. Janë te papërputhshëm! Jo të ndryshëm, të papërputhshëm. Ky është një dokument fals. Domethënë, nuk mund ta them që është fals, është një krim i rëndë “falsifikimi i akteve publike”. Është një nga krimet më të rënda të parashikuara në kodin tonë penal”, thotë avokati, Gofrredo D’Antona.
Avokati i Tahirit për Top Story: Letra jonë s’ka vlerë juridike.
Avokati i Samir Tahirit, Maks Haxhia në një lidhje telefonike
me Top Story-n tha se letra e paraqitur nga ish-ministri më
24 tetor nuk ka vlerë juridike.“Nuk ka vlerë juridike. Letra që
kemi marrë ne nuk është për të vërtetuar dhe paraqitur
procedurialisht në formën e kërkuar. Nëse do të vinte rasti
për ta bërë këtë, do t’i drejtoheshim titullarit të institucionit
të Prokurorisë së Katanias”, tha ai.
Po pirdhu bashke me Top-Channelin O Zigur.Ju nxorri Bllof Maks Haxhija.Nuk merreni me Korrupsionet Marramendese te Sali -Sypeshkaqen Gerdecit apo te Lul Sumkapucit apo me ato te Bandes se Like Floririt ,po kapeni pas ca qimeve qe nuk te shpien Gjekundi.Jepini Gaz Vetingut e do te shikoni si do tu renohet Prapanica ca Zagareve Politike dhe Mediatike.
A u qetesuat ju gazetare e pronare te Topit se i nxorret te vertetat per Tahirin,te pakten bejini me me lezet keto gjera se nuk gjeni dot budallej sot.
e ka bere Llalla me dashnoren Gashi Kurven e kurvave
ALPINI.
U mbars mali dhe polli nje mi.