Kryeprokurori i ri/ Shpalos platformën Arta Marku: Sot prokurorët janë të hutuar dhe të demotivuar

13 Dhjetor 2017, 17:01Kronika TEMA

Prej disa orësh Komisioni i Ligjeve vijon mbledhjen ku është duke pyetur dhe dëgjuar kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Kandidatja Arta Marku shpalosi platformën e saj në seancën dëgjimore ku bëri  edhe një përshkrim të shkurtër të arsimimit të saj dhe ofroi një mendim  mbi situatën që ndodhen sot prokurorët.

“Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe Magjistraturën. Kam marrë vlerësime maksimale në të gjitha vitet që janë vlerësuar prokurorët. Plotësoj të gjitha kushtet për postin, ndaj marr pjesë në këtë garë.

Sot prokurorët janë të hutuar nga pavarësia që u ka dhënë Kushtetuta. Prokurorët janë të demotivuar pasi emërimet nuk kanë lidhje me meritat”, deklaroi ajo.(TemA)

4 komente në “Kryeprokurori i ri/ Shpalos platformën Arta Marku: Sot prokurorët janë të hutuar dhe të demotivuar”

  1. tahir tangopi says:

    KJO ESHTE HIPOKRIZI! ME KUJTON EMERIMIN NGA PARTIA TE THOMA GELLCIT PER DREJTOR TE RTSH, QE MEGJITHESE ISHTE KANDIDATI ME I DOBET ME ASNJE LLOJ KONTRIBUTI NE ATE INSTITUCION, FITOI SEPSE KESHTU E KISHTE VENDOSUR ZDAPI I GJAT! KESHTU QE KETA TE SHKRETET, DO LLAPIN SA TE DUASH, AI QE DO BEHET PROKUROR, TASHME ESHTE CAKTUAR;

  2. Bozen says:

    Arta Marku pa dashje po thote nje te vertete , qe per 27 vjet prokuroreve tane u paska munguar pavaresia e tyre ne zgjidhjen e çeshtjeve penale, por ne kete moment lind pyetja- deri tani nga kush jane varur keta peshqit e vegjel?

  3. Shoku " Shpati " says:

    A mund te hutohet nje hijene ??? Aq hutohen edhe prokuroret . Emrat e dy prokuroreve te Fierit do te ti sjell ne tavoline nese do te zgjidheni prokurore e pergjithshme . Do hutoheni ju nga falsifikimet e bera prej tyre ne zyrat e shtetit me qellim deformimin e te vertetes dhe per pasoje perfitimin material.

  4. Tr says:

    MENDOJ GJITHASHTU SE CDO GJE ESHTE E PERCAKTUAR !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje