Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, t’i ndalohet dalja jashtë Shqipërisë.
Kërkesë që është miratuar nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Por, ajo që vihet re në provat e paraqitura nga ana e Prokurorisë, është fakti se pas javësh të tëra hetimesh, ajo nuk ka asnjë provë të re për Saimir Tahirin.
Për këtë arsye, ka paraqitur të njëjtat “prova” që i ka shpërndarë edhe në media.
Bëhet fjalë për disa mesazhe të Habilajve dhe njerëzve të tyre, ku në disa raste përmendet edhe emri “Saimir”, por në asnjë moment nuk specifikohet se kush është ky Saimir.
Prokuroria thotë se ai është Saimir Tahiri, por nuk e bazon në asnjë provë konkrete këtë pretendim.
Prokuroria kur kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit, deklaroi se ka prova të forta dhe të bujshme.
Por, kur ka kaluar më shumë se një muaj, nuk ka dalë asnjë provë e re.
Ndaj, për të bërë shou, Prokuroria është duke e zvarritur këtë çështje, për të bërë zhurmë me emrin e Saimir Tahirit.
Fillimisht duke e lidhur atë me arrestimin e Sotës, pastaj duke kërkuar që t’i ndalohet dalja jashtë Shqipërisë, gjë që fillimisht nuk e kërkoi.
Gazeta TemA po paraqet më poshtë gjithë provat e paraqitura sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga ana e Prokurorisë, ku shihet qartë se nuk ka asnjë fakt të ri, përveç atyre të paraqitura disa javë më parë. (TemA)
Cfare turpi…asgje shtese nga cfare kemi degjuar nga palacot e Prokurorise ditet e para. Ky eshte perdorim politik i hapur dhe une besoj eshte nje hakmarrje e Prokurorise ne kushtet e perpjekjeve per zgjedhjen e Prokurorit te perkohshem.Kjo Prokurori e dy standarteve , qe heren e pare na trajtoi si turma delesh ne rastin e videos se Ilir Metes kur proven dhe faktin e kishim sheshit, dhe kjo eshte hera e dyte qe na fyen inteligjencen, sepse ne kete rast pa asnje prove por vetem me dyshime , kerkon masa drastike. Mendo cfare bejne me popullin e thjeshte keta …Po ku ka shqiptar qe si ka “provuar” ne kurrizin e tij “bëmat” e PKR…?
“Porovat”e para ishin jo fakte.Tashti,pas nje muaji,s ‘paska asnje prove te re,i bie te arestohet Dhalla dhe sejmenet e tij.
Asnje prokuror,qofte i pergjithshem a po i pervetshem,s’ka te drejta supreme te veproje mbi shtetasit e tij sipas oreksit te partise se tij .
Z.Kryeminister!Nepermjet te gjitha kopetencave ligjore qe ke,mbroji shtetasit e tu! Beji kerkese parlamentit,te arestohet Dhalla,kosi,djathi e gjiza.Boll rahet uje ne havan.
Bravo Tema… Bravo Mero Baze ?