Rrëfimi tronditës i 34 vjeçares nga Pogradeci: Burri më dhunon vazhdimisht, kryen veprime të turpshme me fëmijët e mitur

12 Dhjetor 2017, 16:44Kronika TEMA

Efektivët e Policisë së Pogradecit kanë vënë në pranga një 56-vjeçar në fshatin Alarup.

Bashkëshortja e tij T.M, 34 vjeçe,  pretendon se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ai duke shtuar se bashkëshorti ka kryer veprime të turpshme me fëmijët e tyre të mitur 5 dhe 7 vjeç.

Ndërkohë Policia ka arrestuar Shyqyri M, 56 vjeç.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit:
Shyqyri M, 56 vjeç, banues në fshatin Alarup-Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 12.12.2017, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij shtetasja T.M, 34 vjeçe, e cila ka deklaruar se ky shetas ka ushtruar dhunë të vazhdueshme fizike e psikologjike ndaj saj. Gjithashtu sipas pretendimeve të kësaj të fundit, shtetasi i lartpërmendur ka kryer veprime të turpshme me fëmijët e tyre të mitur 5 dhe 7 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme” parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 108 të Kodit Penal.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje