Komisioni i Shoqërisë Civile: Ja pse nuk kemi dërguar ende asnjë emër për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

12 Dhjetor 2017, 18:49Kronika TEMA

Komisioni i Shoqërisë Civile ka reaguar pas mungesës së përfaqësuesve të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, që ka penguar ngritjen e kësaj të fundit.

Deklarata

Nisur nga zhvillimet dhe debatet e ditëve të fundit për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe nga disa komente që shohin si pengues për krijimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë mungesën e përzgjedhjes së anëtarit të shoqërisë civile në këtë institucion, në kuadër të transparencës dhe ndjeshmërisë së shtuar për këtë çështje, sqarojmë sa më poshtë:

Përsa i takon përzgjedhjes së anëtarit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga shoqëria civile, Komisioni Ad Hoc i Shoqërisë Civile është gjendur në pamundësi reale për t’i përcjellë Kuvendit listën me së paku 3 kandidatë për anëtar të shoqërisë civile, të cilët përmbushin kriteret e caktuara ligjore.

Nga muaji shkurt, kur Komisioni i Shoqërisë Civile u krijua e deri në muajin tetor, me propozim të këtij komisioni nga Kuvendi i Shqipërisë janë hapur dhe njoftuar 5 thirrje publike për kandidatët që shprehin interesin për të qenë anëtarë të “KLP” si përfaqësues të shoqërisë civile. Bazuar në këto thirrje, 10 nga 11 kandidaturat e mbërritura janë skualifikuar për shkak se nuk përmbushin kriteret formale ligjore.

Ky proçes tërësisht transparent është pasqyruar dhe në media. Për vëmendjen e shtuar të publikut lidhur me zhvillimet e fundit, vlen të theksojmë se disa nga argumentat kryesor për skualifikimin e këtyre kandidaturave kanë qenë:

– Mospërmbushja e kriterit 15 vite përvojë pune në profesion si jurist;

– Mungesa e të provuarit me fakte dhe prova konkrete të angazhimit të këtyre kandidatëve në shoqërinë civile, mungesa e një profili të spikatur shoqëror, integriteti të lartë moral apo justifikimi i aseteve.

Komisioni vlerëson se kriteri i vendosur për 15 vite përvojë pune në profesion si jurist ka qenë një ndër faktorët kyç që ka prodhuar situatën aktuale me kandidaturat për KLP të ardhura nga shoqëria civile.

E gjithë procedura sa më sipër është e dokumentuar, ndërsa duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe Komisioni është përballur me katër procese gjyqësore të iniciuara nga kandidatët e skualifikuar për KLP, raste për të cilat Gjykata ka lënë në fuqi vendimarrjen e Komisionit të Shoqërisë Civile.

Pas përfundimit më 30 nëntor 2017 të afatit të thirrjes së gjashtë për shprehje interesi, Komisioni i Shoqërisë Civile është në pritje të përmbushjes së afateve ligjore dhe procedurale nga Avokati i Popullit, me qëllim që të shqyrtojë pesë kandidaturat e reja, të kryejë seancën dëgjimore me kandidatët e kualifikuar duke synuar përfundimin e procesit brenda muajit Dhjetor.

Komisioni gjen rastin të shprehë dhe njëherë angazhimin e tij maksimal në zbatimin e reformës në drejtësi dhe konstituimin e organeve të reja të qeverisjes së sistemit gjyqësor.(TemA)

7 komente në “Komisioni i Shoqërisë Civile: Ja pse nuk kemi dërguar ende asnjë emër për Këshillin e Lartë të Prokurorisë”

  1. Ladi says:

    po prandaj nuk ka shoqeria civile njeres se con ato kanditatura qe skualifikohen,avokatin e popullit e ka pd dhe lsi ,prandaj flete Ylli qe ska kanditatura nga shoqeria civile,kjo sabotohet

  2. Ollga Toronto says:

    E ashtuquajtur shoqerija civele,eshte thjeshte leve e PD-es,ose me sakte e Saliut,fytyra e Sazan Gurit flete vete.

  3. pas dimrit, vjen pranvera says:

    Kush eshte komisioni shoqerise civile dhe nga kush perbehet? Kush e perfaqeson fizikish , emri mbiemr dhe profesioni, si eshte i organizuar se nuk kam haber fare dhe s’kam pare ndonjehere ne donje shkrim apo tv ndonjerin? Pra mos eshte valle enigme apo egziston vyrtualisht ky komision? Nje çudi e madhe. Edhe ketu nuk perfaqesohet nga donje emer.

  4. liu says:

    Shoeria e “Rilindjes” ciile?

  5. Jimi says:

    Nese shoqeria civile nuk ka kandidatura te denja per kete keshil, shume mire ky kriter automatikisht bie dhe keshilli le te vazhdoje punen pa kete kusht! Nuk munde te mbahet peng nje reforme kaqe e deshirushme per nje vend vetem pse eshte vendosur nje kriter qe praktikisht eshte i pazbatushem, por qe realisht po sherben per te sabotuar nje reforme kaqe jetike per kete vend.

  6. Kuq e zi says:

    Kush eshte shoqeria civile e shqiperise?
    Me te vertete mendoni se ata merren me ceshtje cic mic si kryeprokurori..!!!
    Ata duan vetem ceshtje te medha kombtare si psh kendi i lojrave te liqeni

  7. labi says:

    shoqeria civile nje bande njerezish pa dinjitet e personalitet.Shembujt e fundit jane 1-Ndertimi ne parkun e liqenit kandin e lojrave per femijt,protesta e tyre u mbeshtet nga “inteligjenca “e PD,Strazimiri me revole 2-kundershtimi I ngritjeve te impianteve te pasrimit te plehrave 3 -Kundershtimin e shkatrrimit te armeve kimike siriane ku Shqiperia do fitonte impjante te sofistikuara me teknollogji super te larte,vende te reja pune dhe shuma te konsiderushme dollaresh.Me vone kte shkatrrim e beri gjermania te cilet sipas ‘SHOQERIS CIVILE” gjermanet e duan gjermanin shume ma pak se shqiptaret Shhqiperin/ Ato lejuan qe ne token gjermane te shkatrrohen armet kimike e te ndyhej ambjenti mjedisor O zot na ndihmo nga kjo padije.AMIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje