Mbyllen aplikimet e kandidaturave për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.
Siç ishte njoftuar më herët, afati i fundit që kandidatët mund të paraqisnin aplikimin e tyre ishte ora 18:00.
Deri më tani janë regjistruar shtatë kandidatë që do t’i bashkohen garës.
1. Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
2. Besnik Muçi, zv/prokurori i Krimeve të Rënda
3. Granit Shahu, Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë
4. Ermira Tafan që aktualisht mban postin e Prokurores së Elbasanit
5. Artur Selmani ka qenë në grupin e prokurorëve të çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit.
6. Ferdinand Elezi Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Durrës
7. Arta Marku Prokurore e Shkodrës (TemA)