Vrasja e Ndokës/ Hetimet në pikën zero, asnjë e dhënë për autorët. Ja çfarë deklaruan vëllezërit në polici

13 Dhjetor 2017, 08:55Kronika TEMA

Hetimet mbi vrasjen e Aleksandër Ndokës në Lezhë janë thuajse në pikën zero.

As dëshmitë e familjarëve të tij nuk kanë ndihmuar grupin e hetimit të fokusohet drejt një piste që do t’i ndihmonte ata drejt identifikimit të autorëve, shkruan Panorama.

Kur kanë kaluar tri ditë nga atentati që i mori jetën 48-vjeçarit, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, identifikimi i autorëve duket gati i pamundur, pasi sipas të dhënave nga grupi i hetimit, ata nuk kanë lënë prova në vend. Përveç gëzhojave të kallashnikovit që u gjetën në vendngjarje, hetuesit nuk kanë administruar asnjë provë tjetër të vlefshme.

Ndërkaq, në lagjen “Nëne Tereza” të Lezhës, ku mendohet se kanë lëvizur autorët, ndodhej vetëm një kamerë sigurie e një biznesi. Kjo ishte shpresa e vetme e hetuesve, por nga këqyrja e saj nuk rezulton asnjë automjet apo person që mund ta lidhë ngjarjen me autorët.

12 personat që u shoqëruan në lidhje me ngjarjen, janë liruar që të gjithë. Ata janë marrë në pyetje, por nuk është administruar asnjë informacion me vlerë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Burime nga Policia nuk përjashtojnë mundësinë që autorët të kenë qenë vrasës me pagesë, kjo duke iu referuar edhe dinamikës se si ka ndodhur ngjarja. Nga veprimet rezulton se autorët kanë qenë profesionistë, pasi nuk kanë lënë gjurmë në vendin e ngjarjes. Për të hedhur dritë mbi atentatin ndaj Aleksandër Ndokës, Policia po kalon në sitë të gjitha konfliktet e familjes ndër vite, ndërkohe që po analizohen në laborator dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje