Kandidati për kryeprokuror: Kam hetuar “Bandën e Lushnjës”, ja pse Llalla ka qenë në konflikt interesi

13 Dhjetor 2017, 18:44Kronika TEMA

Besnik Muçi ka qenë prokurori i katërt që ka shpalosur para Komisionit të Ligjeve platformën e tij për prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, pas largimit të Adriatik Lallës.

Kam kryer hetime të rëndësishme dhe me sukses.

Hetime patën ndikim të madh dhe procedime të suksesshme.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kam hetuar çështje të bandave kriminale, të gjitha kategoritë e krimeve, ku spikat ‘Banda e Lushnjës’, ‘Banda e vjedhjes së kasafortave’ dhe ‘Banda e babagjyshëve’.

Kemi hetuar së bashku me policinë në lidhje me trafikun e narkotikëve.

Kam hetuar vrasës me pagesë, ‘Banda e tritolit’, ‘Banda e Tafilit’ ”, tha Muçi.

Ai ndërkohë tha se prokurori i Përgjithshëm ka qenë në konflikt interesi.

“Kushtetuta e ngarkonte me hetim.

Kushtetuta e ngarkonte me emërim dhe transferim të prokurorëve”, tha ai.

Sipas Muçit, kjo praktikë duhet të marrë fund, pasi kryeprokurori s’mund të ketë në dorë në një kohë ndjekjen penale dhe karrierën e prokurorit.

Pyetje: Pse hoqët dorë nga avokatia, që është një profesion shumë komod dhe u bëtë prokuror?

Unë jetoja në Pogradec dhe atje ishte një vend i vogël, plus që e shikoja si një mbyllje të karrierës profesionale”, tha Muçi.

I pyetur për miqësitë me politikanët, ai tha:

Miqësi nuk është se kam , por për shembull me Ermonelën kam mbaruar magjistraturën dhe i kemi mbajtur kontaktet”.(TemA)

 

1 komente në “Kandidati për kryeprokuror: Kam hetuar “Bandën e Lushnjës”, ja pse Llalla ka qenë në konflikt interesi”

  1. Sit back and relaks says:

    Njeri me rryp se tjetri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje