Një 32 vjeçar nga Tirana ka denoncuar ish të dashurën e mitur se e shqetëson në telefon.
Policia ka nisur procedimin penal ndaj 17-vjecares pasi është denoncuar. E.N., banues në Tiranë pretendon se pas ndarjes nga e dashura e tij e mitur, L.P 17 vjeç, kjo e fundit e ka shqetësuar përmes telefonit.
“Më datë 10.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen e mitur me iniciale L.P, vjeç 17, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar ish të dashurin, shtetasin E.N., vjeç 32, banues në Tiranë”, tha Policia. (TemA)