Policia e Durrësit ka goditur një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit, duke arrestuar dy gra dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për një 44-vjeçar me iniciale G.A.
Të arrestuarat janë Shpresa Pisha 47 vjeç dhe 40-vjeçarja Y.R.
Policia bën me dije se Shpresa Pisha, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit.
Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.
Në vijim Shpresa Pisha vinte në dispozicion ambientet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja).
“Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R”- njofton policia.(TemA)
Nuk eshte durrsake ,por maloke .
Nuk e kuptoj pse njerezit “e zgjuar ” perdorin ne shkrimet e tyre” lek te reja” , apo lek” te vjetra”, kur kjo gje nuk eshte e dukeshme ne kartmonedhe ..!LEKU ESHTE NJE , “LEK” QE LEXOHET SIKURSE SHKRUHET ..! .. TE ME FALNI ,POR MARR GUXIMIN TE BEJ PYETJEN “KUR DO BEHEMI NJEREZ” ..?!
Prodtitucioni duhet kejuar dic e ka gjithe Europa dhe mos i kriminalizoni me keto mjerane qe shedin trupin e tyre nga varferia. Merruni me kriminelet e vrasesit duke filluar me Brishen dh Bashen e lerini keto te mjerat.