Kandidati për prokuror të Përkohshëm Arqile Koça, ka qenë më i prerë dhe më konçiz në përgjigjet e tij rreth rolit të prokurorit të përkoshëm.
Ai ka bërë të qartë se njeh mirë kopetencat që do të ketë, që nuk mund të ndërhyjë në dosjet që kanë vartësit e tij dhe nuk mund të ndjek vet një zyrtar të lart pasi nuk ja lejon detyra, por do nxisë kolegët ta bëjnë atë.
Ai flet po ashtu për shkollimin e tij, dhe përse nuk i përket brezit të Magjistraturës.
Duke qenë se ka mbaruar studimet në vitet 90-të, ai ka vazhduar edukimin profesional përmes masterit shkencor dhe Shkollës së Doktoraturës.
Ai ka një përvojë të gjatë në Prokurorinë e Përgjithshëme, duke qenë prokuror i çështjes Hajdari dhe Gërdecit.
Më poshtë të zbardhura disa nga pyetje -përgjigjet e tij:
Adnor Shameti: Ju në CV-në tuaj nuk keni bërë Shkollën e Magjistraturës? Ndërkohë, Doktoraturën e keni në proces. Nga pikëpamja formale ligjore legjitimoheni për ta bërë këtë kërkesë për t’u caktuar si Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm, apo jo?
Arqile Koça: Qysh nga viti 2003 unë, në cilësinë e pedagogut në Shkollën e Magjistraturës, kam dhënë mësim në cilësinë e bashkëpunëtorit të jashtëm, dhe me Shkollën e Magjistraturës kam udhëhequr temat e studentëve të Magjistraturës, por në këtë cilësi kam bërë oponencë të temave të tyre. Jam zgjedhur nga bordi i Shkollës së Magjistraturës për t’u dhënë trajnime prokurorëve dhe gjyqtarëve, midis të cilëve ka pasur prokurorë dhe gjyqtarë që kanë mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Formimi im akademik nuk është më i vogël, por më i madh sesa formimi i një studenti që ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Nëse e shohim në këtë thelb, unë them se e plotësoj këtë kërkesë.
Bledi Çuçi: Në qoftë se do të caktoheshit në rolin e prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm në bazë të legjislacionit në fuqi, a do keni autoritet mbi dosjet që administrohen nga prokurorët e tjerë?
Arqile Koça: Përgjigjja është e thjeshtë, jo.
Bledi Çuçi: A do të legjitimoheshit të ndiqnit penalisht një ministër apo një deputet?
Arqile Koça: Unë vetë jo, por do të nxisja këdo nga kolegët e mi që ka kompetencë për ta bërë këtë. Unë vetë nuk kam shanse.
Bledi Çuçi: Keni krijuar miqësi me ndonjë politikan apo anëtar të forcave politike? Nëse po, kur ka qenë hera e fundit që keni ngrënë ndonjë darkë? Keni pasur raste ndërhyrjeje në karrierë?
Arqile Koça: Gjatë karrierës sime 28-vjeçare, nuk kam ngrënë asnjëherë ndonjë dreke më ndonjë politikan. Ndërhyrja bëhet në forma dhe mënyra të ndryshme. Unë kam pasur çështje të rëndësishme, siç ka qenë vrasja e deputetit Azem Hajdari apo çështja e Gërdecit. Nuk mund të them që ka ardhur një politikan dhe të më ketë kapur prej xhakete dhe të më thotë bëj këtë apo bëj atë. Nuk kam pasur ndërhyrje.
Po ty more arqile bollguri prandaj ti kane dhene dhe ceshtjen “hajkari” dhe ceshtjen baxhanak gerdeci per ti degjeneruar sipas deshirave te sali karaxhicit! Nuk paske ngrene dreka e darka po ne zyren e sales a ke qene, po zenin a e ke thirrur per ceshtjen “gerdeci”?
Nëse keni hasur në presion dhe keni respektuar se nuk mund të jeni prokurorë të përgjithshëm! Ndalim i plotë!