Kandidati “ekspert” në lloto, për kryeprokuror: Fitoi 10 mijë dollarë me skedina

14 Dhjetor 2017, 12:05Kronika TEMA

Artur Selmani, që është prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, është një nga kandidatët për kryeprokurorin e përkohshëm.

Por, përveçse prokuror, duket se ai është edhe një “ekspert” për skedina sportive.

Nnë vitin 2004, Selmani do të deklaronte një pagë vjetore prej 1. 4 milion lekësh.

Ndonëse për këtë prokuror nuk ka shumë të dhëna veç një kredie të marrë me një afat 25 vjeçar, ajo që të bie në sy është se Selmani ka fituar një lloto sportive në vitin 2007.

Sipas deklarimit të depozituar në ILDKPI, Selmani ka fituar jo pak por plot 4 mijë dollarë në një kompani bastesh.

Por nuk përfundon me kaq.

Në vitin 2008 Selmanit i ka ecur sërish fati dhe fiton një tjetër skedinë prej 2 mijë dollarësh.

Sërish në vitin 2009 skedina fituese në lloto i sjell atij 4 mijë dollarë të tjera.

Pra në një hark kohor prej 3 vitesh prokurori ka fituar shumën 10 mijë dollarë në baste sportive.

Gjithë bastexhinjtë, do ta kishin zili!(TemA)

5 komente në “Kandidati “ekspert” në lloto, për kryeprokuror: Fitoi 10 mijë dollarë me skedina”

  1. salem says:

    Llotot jane te ligjshme,nuk ka shkelje.
    Edhe Fatosi i kishte shume qejf Bixozin.

    1. Klimax says:

      Po, por nuk te duket i cuditshem ky probalitet qe mundi te fitonte ne “lloto” disa here per nje kohe te shkurter??!! Kishte “fat” apo bente pastrim parash me blerje llotosh te fituara nga te tjere?

  2. Kozmo says:

    MOSS, SE NA CUDITI !! ??

  3. sapa says:

    Hajdute jane te gjithe PA PERJASHTIM! Zgjidhni hajdutin me te pasur dhe shpresoni qe ai te mos vjedhe me ne postin e kryeprokurorit.

  4. aleksis buda says:

    shkerdhate si gjithe grupi te cilit i perket, shifi fytyren, ketij personi po te sherbente biren si kamarier nuk do ti jepja kurre asnje dhjeteshe bakshish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje