HARTA/ IGJEUM: Reshje intensive sot dhe nesër, nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve

15 Dhjetor 2017, 13:05Kronika TEMA
HARTA/ IGJEUM: Reshje intensive sot dhe nesër, nuk përjashtohet

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) paralajmëron për reshje të dendura  gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

Sipas IGJEUM priten reshje në pjesën më të madhe të vendit dhe për më tepër parashikohet që të ketë edhe përmbytje.

PARASHIKIMI
Reshjet
Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) priten reshje në pjesën më të madhe të vendit. Në pjesën Veriore dhe Jugore reshjet do të jenë shumë intensive, ndërsa në pjesën qendrore intensive, por lokalisht deri shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve lokale urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

Temperaturat
Nesër (e shtunë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 13 °C / 15 °C
në vendet malore: 5 °C / 9 °C.

Era
Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, por në zonat malore dhe në bregdet mesatare deri e fortë.

1 komente në “HARTA/ IGJEUM: Reshje intensive sot dhe nesër, nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve”

  1. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    Nga fillimi, deri ne fund te javes se ardheshme ,Tirana do jete nen temperatura te ulta, deri ne -5 grade celsius !
    Kujdes me depozitat e ujit,i shkarkoni gjate nates.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje