FOTOT: Mirë se vini në vendin më absurd dhe të pabesueshëm në botë!

16 Dhjetor 2017, 09:50Politika TEMA
FOTOT: Mirë se vini në vendin më absurd dhe të

Turkmenistani është një shtet që ua kalon të gjitha shteteve – me absurditete. Shefi i shtetit është kadi dhe adhurues kuajsh, dentist dhe shef i të gjitha shoqatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Ky emër duhet mbajtur mend: Gurbanguli Berdimuhamedov. President i Turkmenistanit. Kryeministër i Turkmenistanit. Dashamir i kuajve. Në përgjithësi duhet nënvizuar: kali është simbol nacional i turkmenëve.

Paraardhësit e turkmenëve kalëronin me qindra kilometra në Persi, plaçkitnin dhe ktheheshin me plaçkë në vendin e tyre.

Me kuaj turkmenët hidheshin në beteja dhe shpesh fitonin.

Gjatë sundimit sovjetik simbole nacionale ishin çekani dhe drapëri – si çdokund në perandorinë e kuqe.

Pas pavarësimit nga Bashkimi Sovjetik turkmenët iu kthyen kalit.

Presidenti i parë i Turkmenistanit të pavarur ishte Saparmurat Nijazov.

Ai kishte pushtet edhe në komunizëm, ishte sekretar i parë i Partisë Komuniste të Turkmenisanit.

Kur u bë president, natyrisht me 99,5 për qind të votave, ai nga bashkëkombësit e tij quhej «Turkmenbashi», domethënë: baba i të gjithë turkmenëve.

«Turkmenbashi» i ngriti një kult të paparë vetes.

Madje shkoi aq larg, saqë filloi t’ua ndryshojë emrat muajve të vitit.

Një muaj mori emrin e nënës së tij, muajt tjerë emra të preferuar prej «Turkmenbashit».

Gurbanguli Berdimuhamedov ishte dentist personal i «Turkmenbashit».

Kur «Turkmenbashi» iku nga kjo botë, Gurbanguli Berdimuhamedov u bë pasardhës i tij.

Ndoshta për shkak të profesionit Berdimuhamedovit i pëlqen shumë ngjyra e bardhë.

Rrjedhimisht, në Ashgabat, kështu quhet kryeqyteti Turkmenisanit, ndërtesat duhet të lyhen vetëm me ngjyrë të bardhë dhe veturat duhet të kenë ngjyrë të bardhë.

Me absurditete nuk ia kalon gati askush Turkmenisanit.

Në listat e organizatave për të drejtat e njeriut Turkenistani është në shoqëri të afërt me Korenë e Veriut.

Sa i përket lirisë së shtypit: «Reporterët pa Kufij» e kanë renditur Turkmenistanin në vendin e 178 prej 180 vendeve.

Banka Botërore thekson se Turkmenistani është ndër vendet më së keqija të qeverisura në botë.

Kush e kritikon presidentin Gurbanguli Berdimuhamedov përfundon në burg – për jo më pak se 25 vjet.

Facebookut, Twitteri, Skype dhe Youtube janë të bllokuara, përfshirë edhe portalet informative të botës së jashtme.

Opozitë nuk ka.

Ose ka, por diktatori kujdeset që të mos vërehet prania e saj.

Kush klikon webfaqet e opozitës rrezikon të përfundojë në qeli.

Nëntë për qind e rezervave botërore të gazit gjenden në Turkmenistan.

Ky vend nuk është i varfër.

Berdimuhamedovit sapo ka ndërtuar një aeroport në vlerë prej dy miliardë dollarë.

Çdo vit në prill në Turkmenistan organizohet një garë e kuajve turkmenë.

Më 2013 ndodhi diçka e papritur: Berdimuhamedov mori pjesë në garë, kalëruesit e tjerë ia lëshuan rrugën që ai të mbërrijë i pari në finisht.

Diktatori, siç shkruan «Süddeutsche Zeitung», u gëzua dhe lëshoi frerët.

Kali u rrëzua dhe diktatori përfundoi në rërë.

Në internet ekziston një video që tregon këtë rrëzim.

Kush e shikon në Turkmenistan shkon në burg.(dp)

10 komente në “FOTOT: Mirë se vini në vendin më absurd dhe të pabesueshëm në botë!”

  1. Suniti i pabese says:

    Jesus sagt “Wer im glashaus sitzt sollte nicht mit steinen werfen

    1. Mbreti says:

      Damals zu Jesus Zeiten gabs keine Glashäuser du trottel. Daher dieses Jesus Satz vollkommenes Märchen der Abergläubiger vom Konzil von Nicäa ebenso die demzufolge veränderte Bibel !!

    2. Oficeri says:

      U dhjefsh ne gjume me gjithe frengjishten tende

      1. 2018 says:

        aman o Oficer, po pse frengjisht ka shkruar Mbreti? Bobo ç’ka ketu sot! Me vjen turp mua, e nuk u vjen turp atij qe shkruan.

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    mjaft me me histori turkoshakesh se i kemi ne vatan e qelbin gjthndej………………pis milet!

  3. Syrja Qarri says:

    Nga e Hena dhe me pas keshtu do te jete edhe Rama i tufes se deleve.

  4. mimmo says:

    Oficeri ! ! ! Qenke ignorant ! ngatron gjermanishten me frengjishten ! ! TURP ! ! ! !

  5. Ali Pasha says:

    Hahaha si officeri, mbreti dhe menderi…

  6. Legen burre says:

    Nuk e kupton kushdo batuten e oficerit,o injorante..

  7. ***** says:

    Nje version i Turqise sot nese Qemal Ataturku nuk do te kishte ndryshuar sistemin qeverises post Otoman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje