Nga Alban Selimi, RTK
Njëzëri, të gjithë përgjigjen se e kanë mësuar të deklaruarit e pranimit të fesë islame (shahadetin). Këta janë nxënësit e klasës së tretë në shkollën fillore
“ Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.
Por, jo të gjithë këto mësime i marrin me vullnetin e tyre. Vajza e Nexhat Boriçit, është nxënëse e kësaj shkolle.
Ajo, siç thotë vet babai i saj, është detyruar që të ndjek mësimet e edukimit fetar.
“Në njëfarë mënyre ka qenë e imponume. Pasi ka qenë lëndë zgjedhore unë e kam zgjedhë edukatën qytetare. Por në pamundësi për shkak të pa interesimit të prindërve tjerë më është imponuar që vajza të shkoj në edukatë fetare”, ka thënë Boriçi për emisionin hulumtues “Udhëve” në RTK.
Ai thotë se vajza e tij ende pa u rritur dhe pa e shijuar jetën, i duhet të mësoj për jetën pas vdekjes dhe për atë se si varrosen njerëzit.
Mësimi fetar që iu imponohet nxënësve
Por, vendimi për mësimin fetar nuk është marrë në mënyrë vetanake në Luginën e Preshevës. Në gjithë territorin e Serbisë, prej vitit 2001 e këtej, mësimi fetar fillon të mësohet qysh nga klasa e parë deri në përfundim të shkollës së mesme.
Granit Kamberi është një mësimdhënës i edukatës fetare në Preshevë. Ai thotë se nxënësit prej klasës së parë deri në klasën e pestë, të gjithë janë në mësim fetar. “Ndërsa, prej klases së pestë zgjidhet nga nxënësit nëse dëshirojnë të ndjekin lëndën e edukatës qytetare apo atë të edukatës fetare”, ka thënë Kamberi, transmeton rtklive.com.
Drejtoresha e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, Besa Sahiti, ka thënë se përzgjedhja e lëndës bëhet që në fillim, kur fëmijët testohen nga pedagogu. “Njëra nga kriteriumet është edhe zgjedhja e lëndës së edukatës fetare apo qytetare”, shprehet drejtoresha e shkollës.
Ajo ka shpjeguar se në cilkin prej klasës së parë deri në klasën e katërt të shkollës fillore, edukatën qytetare do ta japë vet mësuesi. Ndërsa, lëndën e educates fetare, ajo thotë se ligjërojnë mësimdhënës që kanë mbaruar studimet e teologjisë.
Interesimi, siç konfirmon mësimdhënësi Kamberi është shumë i madh në lëndët fetare. “Kemi një numër shumë të madh të nxënësve që është shumë i interesuar, si në shkollën e mesme por edhe në shkolën fillore”, thotë Kamberi, njëherit edhe Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë.
E Nexhat Boriçi, thotë se nuk është as kundër religjionit e as edukatës fetare. “Mendoj që vajza ende pa u rritë dhe pa e shiju Jetën duhet me mësu për jetën pas vdekjes. Nuk ma merr mendja që vajza e kishte zgjedhë këtë me vetdëshirë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se meqë është lëndë zgjedhore, ka mundur që vajza e tij në tërësi të abstenoj nga kjo lëndë. Mirëpo, ai thotë se nuk ka dashur ta ndajë nga shoqëria.
“As unë nuk kam dashtë me shku ma tepër, pasi krejt po shkojnë në atë drejtim”, thotë Boriçi, duke thënë se ky problem minimizohet.
“Nuk është ndoshta problem i madh sepse fëmija edukatën e merr së pari në shtëpi”, shprehet Boriçi.
E faktin se shumica e prindërve fëmijët e tyre i orientojnë tek edukimi fetar e jo tek ai qytetar, drejtoresha e shkollës “Ibrahim Kelmendi”, Besa Sahiti e justifikon me bindjen e vet prindërve. “Mendojnë se nëse fëmijët mësojnë këtë lëndë do të bëhen më të mirë, më të drejt…”, thotë ajo.
Sahiti shprehet se statistikat sa i përket vijueshmërisë së mësimit fetar apo atij qytetar ndryshojnë në klasën e pestë, “Në klasën e pestë fëmijët janë më të rritur. Edhe aty donimon edukata fetare por ka më shumë nxënës që shkojnë edhe në edukatë qytetare”.
Xhemaledin Salihu është kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Preshevë. Autor i disa librave historik e kulturor për Preshevën dhe ndër të paktët intelektual në Preshevë që në vazhdimësi ka reaguar kundrejt asaj që ai e quan indoktrinim të fëmijëve përmes mësim-besimit fetar.
Ai ka bërë edhe një analizë të asaj që parashihet në planprogram dhe asaj që realisht predikohet në shkollat shqiptare në Luginën e Preshevës.
Shkenca mbi fenë që shëndrrohet në predikim fetar
“Kam hyrë në veb faqen e Ministrisë së Arsimit të Serbisë. E kam parë që nuk quhej edukatë islame por quhej shkenca e fesë islame”, shpjegon Salihu.
Ai është shprehur se në shkolla në Preshevë dominon predikimi i edukatës islame derisa thotë se vet Ministria e Arsimit e Serbisë parasheh që në këtë lëndë të mesohet shkenca mbi fenë. Në këtë rast, ai shprehet se duhet të mësohen elementet e fesë islame në krahasim me religjionet dhe besimet tjera që ekzistojnë në botë.
Salihu shprehet se në shkollat e Preshevës, shumicën e rasteve shkencën mbi fenë e ligjërojnë hoxhallarët të cilët i takojnë shkollave të ndryshme dhe që kanë studiuar në botën dhe shtetet arabe. “Ata vijnë me një kulturë, traditë dhe mësim të fesë islame që duan ta praktikojnë në Preshevë, me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme”.
Por, mësimdhënësi i edukimit fetar Grani Kamberi, nxënësit e të cilit qysh në klasën e parë e kanë mësuar të deklaruarit e pranimit të fesë islame, thonë se lënda fetare është lëndë informative.
“Ne vetëmse i informojmë se çka është feja islame, cfarë obligime ka…”, thotë Kamberi.
Por, është pikërisht Besa Sahiti, drejtoreshë e shkollës ku jep mësim Kamberi ajo që konfirmon se ka disa njësi mësimore ku ka pasur edhe ankesa nga prindërit.
“Ju e dini se në fe, kuran e gjitha këto që mësohet për shembull, nata e parë kur vdes njeriu, nata e varrit dhe ka pasë hoxhallarë që e ka shpjegu qysh e tregojnë në xhami dhe fëmija e ka marrë si trauma”, shprehet drejtoresha Sahiti. Reagimi i vetëm i saj këtë rast ka qenë kërkesa që të mos shpjegohen këto gjëra, edhe nëse ato parashihen në planprogram.
Në anën tjetër, Xhemaledin Salihu, Kryetar i Shoqatës për Trashëgimi Kulturore në Preshevë thotë se është shumë e rëndësishme që të bëhen krahasime edhe me fetë tjera që ekzistojnë, për të parë cilësitë dhe të mirat e islamit ndaj feve tjera. “Dhe sigurisht edhe përparësitë që kanë fetë tjera ndaj asaj islame. Pra një metodë krahasuese mes feve. Unë me sa e kam përcjellë këtë mësim, në shkollat fillore dhe të mesme ligjërohet kryesisht edukata islame”.
Në të kundërtën, sipas Salihut, kjo mënyrë e mësimdhënies jashtë planprogrmeve çon drejt indoktrinimit fetar. “Kemi rastin në Tërnoc, ku ligjëruesi prej klasës së parë fillon praktikimin e namazit dhe ai merr kamerën dhe nën xhirim të kamerës i mëson që ata të thonë ‘Unë jam musliman’, me një përcjellje edhe muzikore. Unë do ta kisha pranuar sikur ai hoxhë të thoshte: ‘Unë jam shqiptar, por me përkatësi fetare muslimane’”. Atëherë, thotë ai, ruhet identiteti kombëtar por edhe ai fetar.
Mësimdhënësi “vërshon” rrjetet sociale me pamje nga edukimi fetar në shkollë
Por është pikërisht Rijad Demiri, mësimdhënës i edukimit fetar në shkollën fillore “Muharrem Kadriu”, në Tërrnoc të Bujanocit ai që ka shpërndarë në rrjete sociale disa fotografi dhe incizime ku shihen nxënësit duke kryer rite fetare brenda klasëve.
“Ato të cilat i kam postu unë në facebook, kanë qenë disa aktivitete që janë zhvilluar në orën e mësimit fetar, siç ka qenë për shembull mësimi për format e namazit”, e konfirmon mësimdhënësi Demiri.
Ai këtë e arsyeton me faktin se secila njësi mësimore pos anës teorike e ka edhe atë praktike. Sa I përket mbulimit të kokës nga femrat ai ka thënë se kjo është një nga rregullat për të falur namazin. “Një prej tyre është edhe mbulimi i trupit me të cilin edhe shihen në fotografi. Sikur lëndët tjera që kanë mjetet konkretizuese edhe mësimi fetar ka këto mjete. Kur ka qenë për shembull forma e faljes së namazit, atëherë ajo është bërë kur është mësuar forma e faljes së namazit”, thotë Demiri.
Bajram Salihu, është drejtor i shkollës “Muharrem Kadriu” në Tërnoc të Bujanocit. Ai ka thënë se kanë reaguar në shkollë lidhur me publikimin e matrialeve nga ana e arsimtarit Demiri.
“Kemi reagu edhe për këtë”, ka thënë ai, transmeton rtklive.com.
I pyetur nëse duhet të lejohet mësimi i poezive dhe këngëve arabe në shkollë ai ka thënë se askush nuk guxon të dalë nga buletini arsimor. Kështu, hulumtimi i emisionit “Udhëve” në RTK ka gjetur se mbikëqyrja e procesit mësimor, sidomos për lëndët fetare është një pikë e dobët.
“Nuk besoj që ka ndonjë mbikqyrje sepse edhe me këta inspektorët e arsimit në komunën e Preshevës, sikur në politikë, po ndërrohen shumë shpesh dhe nuk ka ndonjë mbikëqyrje adekuate për mësimdhënien e kësaj lënde”, shprehet Xhemaledin Salihu.
RTK ka kontaktuar edhe me inspektorin e arsimit në Preshevë, Kujtim Sadriun. Meqë sapo e kishte marrë pozitën, Sadriu nuk ka pranuar të deklarohet rreth kësaj çështjeje.
E në mungesë të kontrollit, shkrimtari Bilall Maliqi, thotë se nxënësve u shpjegohen gjëra që ndërlidhen me vdekjen, natën e varrit dhe histori të ngjashme që ngjallin edhe frikë tek nxënësit.
“Unë kam dëgju për shembull se kur kanë shpjeguar se pas vdekjes një gjarpër i madh do t’iu mbështjellë. Ajo krijon frikë te nxënësit. As gjumin e qetë nuk e bën në shtëpi dhe kalon në trauma”, shprehet Maliqi.
Ai thotë po ashtu se po krijohet huti tek nxënësit në lidhje me figurat kombëtare. “Po iu flitet që Skënderbeu nuk është musliman dhe nuk duhet të trajtohet si shqiptar. Pastaj Nënë Tereza që e njeh bota si nënë humaniste. Dhe ajo që më ka rënë në sy, në klasë praktikohet namazi. Kjo për mua nuk është e arsyeshme sepse pjesën praktike mund ta praktikojnë në xhami”, ka thënë Maliqi.
Në Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë, përveç mësim besimit islam, nxënësit serbë mësojnë edhe atë ortodoks. Tek klasat ku mësojnë serbët dhe romët që në Preshevë janë komunitete pakicë, qoftë edhe për një nxënës mundësohet përzgjedhja e lëndës. Kjo është konfirmuar nga Nadërsa Sadiku, drejtor i Gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë. Ai ka thënë se në paralelen e vitit të parë në gjimnaz me shumë mundi kanë arritur që të ruajnë një klasë me vetëm dy nxënës. Njëri nga ta i përket komunitetit rom derisa tjetri atij serb. “Nxënësi serb shkon në edukatë fetare ortodokse kurse nxënësi rom tek edukata qytetare”, ka thënë Sadiku. Emisioni hulumtues Udhëve në RTK ka parashtruar kërkesë për të marrë prononcim nga Ministria e Arsimit të Serbisë në lidhje me procesin e mbikëqyrjes së mësim-besimit fetar në Luginë të Preshevës. Por, në këtë institucion nuk kanë preferuar t’i përgjigjen kërkesës së RTK-së.
E tmerreshme ,ne 2017 femije te vegjel indoktrinohen nga fete e ndryshme.Bashke me germen e pare femija detyrohet ,imponohet me diçka qe ne jeten reale nuk do ta takoje kurre .Dhe atij i kerkohet te deklaroje …une jam …..Pra jo te kuptoje mbi te gjitha se eshte …Njeri ,pastaj se eshte shqiptar ,pra i perket nje kombi te caktuar.Valle keta do te perballen me kerkesat e jetes moderne ….Prinderit duhet te kerkojne ndalimin e shplarjes se trurit te femijeve te tyre ..Askush nuk ka te drejte ti imponoje nje femije ide te cilat nuk bazohen ne asnje dukuri reale .Njeriu duhet te jete i lire te zgjedhe rrugen e tij ,por kjo zgjedhje duhet te behet ne menyre individuale dhe absolutisht ne moshe madhore .Ky eshte principi themelor i humanisteve te medhenj qe cliruan europianet nga dogmat primitive mesjetare.Rikthimi ne primitivizemin mesjetar eshte krimi me i rende qe u behet ketyre femijeve ,kudo qofshin ,ne Presheve ,Kosove ,Shqiperi,Maqedoni ,Mal te Zi apo ne emigracion .Indoktrinimi primitiv eshte e kunderta e shkollimit normal te njeriut modern .
Tmerri tend vjen nga fakti qe nuk e ke kuptuar qe Shqiperia dhe Shqipetaret kurrrrrr nuk e kan fituat pamvaresin nga Turqizmi Islamik …. ata thjesht u larguan sepse u dobesuan nga luftrat e popujve te Krishter Greqi, Bullgari, Serbi, Rusi.
Turqizmi u “largua” duke lene ne ballkan 70% te popullsis me kolon Turq shqip foles, ne Shqiperi, Kosov, Preshev, FYROM …
Duhet ta kuptoni qe ato popullata nuk jane kurse si Shqipetar ata jane me Arab se Turqit, ata jane “kali i Trojes” se Neo-Otomanizimit te Ballkanit, jane “leva” qe perdor Shteti Islamik i Erdoganit per te imponuat qellimet e ekspansionit Islamit Turk.
Me e keqia moj zonje, qe edhe vet ke toleruar eshte te dalin disa Turk-Arnaut pseudo historian, pseudo intelektual si P.Xhufi, Myslym Pasha, L. Bashkurti, K.Spahiu, A.Llalla … dhe te tjere Turko fil, qe nuk reshtin se sharri Ortodoksi, Greqi, …. kurse nga ana tjeter nuk do te degjosh as edhe nje deklarat kundra Turqizimit absolut te Shqiperise.
E kam thene prej kohesh dhe po e perserit, Shqiperia ka arritur ne nje pike qe eshte e pa mundur shkeputja nga kthetrat e Islamit Turk, te pakte mos behemi “vegla” qe te konfliktohemi per interesat e Turqise me fqinjet tane (gjoja per interesat e Shqiperis).
Kjo ka ndodhur historikisht ne treshen Turqi-Shqiperi-Greqi.
Mo te thote njeri qe keto jane gjepura …. ju kujtoje se qindra tru-shpelar Arnaut shkuan te luftojne ne Siri…. duke sakrifikuar dhe jeten e tyre.
O debill,
Fjala është për shkollën në Preshevë (Serbi) – pra mësimi është i imponuar nga autoritetet shtetrore serbe
Shembull i mirë që ta kuptojnë shqiptarët se kujt i duhet misimi fetar (në vend të atij kombëtar!) !
Nuk e lini “rehat” gjarprin e gjate te “botes tjeter” dhe te shikoni me mire gjarprin jeshil qe ju ka mbeshtjelle per se gjalli ne kete bote??!!
Shushica! Bravo! Mirenjohje per ju. Eshte shume e vertet se sot po punohet per t’u kthyer ne jeten primitive.Shkrim shume i drejte,qe duhet t’a lexojne dhe ta miratojne te gjithe njerzit perparimtar.Pershendetje.
Mjere ata femije ne dore te kujt kane rene,dhe edukaten e keqe qe marin nga disa njerez te marrosur,hoxhe fanatik e te trashe.Eshte gabimi me i madhe,qe bejne keta njerez neper shkolla,qe me vone historia di t’i denoi.TE HELMOSH QE SOT,NDERGJEGJEN E NJE FEMIJE NE KLASEN E PARE TE SHKOLLES,ESHTE KRIM.TE PUNOSH PER TE LARGUAR NJERIUN NGA REALITETI ESHTE KRIM.Feja islame eshte nje nga fete me te keqija te botes njerezore,sepse ajo e le shoqerine njezore shume shekuj prapa.Boten sot e çon perpara vetem shkenca.Prinderit dhe mesuesit duhet qe t’i drejtojne femijet e tyre ne edukaten qytetare,me qllim qe ata te behen qytetar te devotshem te familjes se tyre dhe te shoqerise ne pergjithesi.Shkenca gjithmon ka dominuar mbi fene,dhe eshte pikerisht ajo qe ka çuar boten perpara,sepse prodhon edukate,dije,dhe njerez perparimtar.Feja islame eshte nje fe e zeze,qe u kall friken njerzeve,sidomos femijve ne rritje,qe rrojne me ankthe, e semundje te renda psiqike.Larg,vetem larg nga edukata fetare.Lum ata qe kuptojne kete,dhe shpetojn njehere e pergjithmon nga dogmat e fese ne pergjithesi.
Pastaj ankohen dhe ofendohen kur iI quajnë turq,,,,
kjo eshte raca arabe,nuk ka sesi te ndodh ndrishe dhe normalisht qe femijet e tyre do te ndjekin fene islame………
tani se c’thone ca [email protected] me syze me lart se gjoja nuk duhet tju ”imponohet” besimi apo feja femijes[i lire]!!! e pordhe me rigone,ketu kemi te bejme me bastarde e ypokrita qe mohojne te qenit e tyre[qofte edhe arabe] ,mohojne besimin,kulturen dhe paraardhesit e tyre…………………
nga nje prind arab,lind femi arab ashtu si dhe nga nje kristian lind nje kristian.
Kto Jane budallenj turkoarab Kto Jane islami radikal qe duan te islamizojn shqiperin stop islamizmit dhe callmave nuk na perkasin neve
O pambuk po dhe nga Shqiptare kane lindur junan apo do ta pergenjeshtrosh lereni fene mor shkerdhata se jeni bere me besimtare se zoti
Per ty beqir dhe gjithe sumqiret sunite si puna jote: besimi fetar[cilido qofte] eshte IDENTITET,eshte DNA,eshte percaktues i rraces se nje kombi qofte atij arab[juve],shqiptar[neve kristianeve] etj,ok!Cilido qofte ai,nuk duhet dhe nuk ka arsye te MOHOET.
Mohimi i tij,quhet BASTARDIM,more vesh more ”KLAUDIO” i Hasonit dhe Hanemes!!!??
Asnje arab,pakistanez,iraken,turk,bagladesh,syrian,lybian etj nuk MOHOJNE BESIMIN[rracen] e tyre dhe nuk iu MOHOHET apo IMPONOHET edhe pse jane lindur ne France,Gjermani,Zvicer etj,madje ne pass/tat e tyre shkruhet ”algjerofrancez”,”turkogjerman” etj.Te vetmit turq qe MOHOJNE besimin[fene] dhe rracen[turke] e tyre jeni ju muslimon brothers shqipfoles.Kjo eshte e VERTETA dhe lerini pordhet me rigone se jeni ”moderrne”,”evropiane”,”italione”,”gjermone”………… e shejtoni me te bir.
Nuk e kuptojne koktrashet se pas helmimit te femijeve shqiptare me anen e fese xhihadiste islame , qendron si gjithmone Serbia !!!
Asaj i intereson qe shqiptaret te jene xhihadiste e talibanet e ilirise dhe te kene arsye per ti vene dajakun !
Zgjohuni o hunj !!!
ja dhe i tredhuri i radhes…………
nuk mjaftojne sumqiret arabe,po nuk na lene as ……….te tredhurit[atheoi]!
Ky eshte krim i madh, bile me i madh se krimi qe vret me pistolet.
Shkollat tona ne as nji menyre nuk mund te kopjojne sistemet arsimore evropiane per perfshirjen e besimit fetare neper shkolla . Sepse kultura lindore islame predikohet ne forma kuranore sepse ne mes tjerave mbjell urrejtje ndaj popujve jo islam , mbjelle frigë te besimtaret ,bene ndarje gjinore dhe shkurt nuk predikon edukat qytetare evropiane .Emisioni ne tv ishte shembull konkret per instuticionet e vendeve tjera per te vlersu se ai vlen me vepru ne te njejten menyrë edhe ne !
KUJDES LEXUES !
BËHET FJALË PËR SHKOLLËN NË PRESHEVË – SERBI !
PRA, SERBIA ËSHTË AJO QË IMPONON KËTË MËSIM, KURSE NE, SI INJORANT QË JEMI E KEMI PRANUAR KËTË SI LIRI !
PO LE TË PROVOJNË TË MËSOJNË PËR KOMBIN SHQIPTAR DHE E SHOHIN SA KA LIRI NË SERBI !
O pambuk junanfoles epara nuk jam beqir per te tembushur mendjen ma bjer njeher gruan apo gocen mbas qirjes do te tregojne se cfare feje apo rrace i perkase mbase do zilepsesh dhe ti ju kame pare more moterqira cfare bura jeni ju skeni koqe ne shqiperi beni shqiptarin patriot ne junanistan beni me junan nga junanet prandaj dhe keta ju qine grat se ju kane mare vesh cfare bastardesh jeni usht rrace qira katnar bithqir do te besh te zgjuarin ti rrace qire shqiptaret te qin robt se jane trima jo turq
Ore ”byth pamuk” bëji në fillim analizën e DNA pi***t të sat’ëme pastaj mund të flasësh për identitetin e shqiptarëve.