Pankarta, shkopinj, bidona me ujë, qese e fara ishin ajo që mbeti pas protestës së opozitës në rrugën “Xhorxh W Bush”, pranë hyrjes së sallës së seancave plenare.
Menjëherë pas përfundimit të protestës, punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës nisën punën për pastrimin e rrugëve dhe të lulishteve aty pranë duke hequr papastërtitë e hedhura në tokë nga ana e tubuesve.
Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj ka falënderuar të gjithë punonjësit të cilët në kohë rekord pastruan ambientin, teksa shton se ka ende rrugë për të bërë gjer sa partitë të fillojnë të mos ndosin. “Flm kolegëve për pastrimin në kohë rekord pas protestës! Kemi ende rrugë për të bërë gjer sa të fillojnë partitë të parat të mos ndosin, e pastaj çdokush tjetër”, shkruan Veliaj.
Siç mund të shihni edhe nga këto foto, përveç rrugëve dhe trotuareve, nga mbeturinat nuk shpëtuan as lulishtet për të cilat Bashkia tregon një kujdes të përditshëm.
Njerez qe fitojne ato pak leke me pune te ndershme, jo si ata azganet e hazdisur qe ndotin kudo qe shkelin e bredhin me pasutite tona te vjedhura. Hajt, sa me shpejt te shporreni aq me mire, si keto plehra qe po i heqin punedashesit e ndershem.
Gjuha shqipe nuk ka fjale ”NDOSIN” .Veta e III-te numuri shumes behet ”’NDOTIN”.