Një muaj përpara 21 janarit qeveria i ka akorduar 970 mijë euro shtesë familjeve të katër viktimave.
Ky është dëmshpërblimi i dytë pas atij të 18 janarit të këtij viti, që e çon shifrën në një total mbi 2 milionë euro.
Qeveria argumenton se detyrimi për dëmshpërblim rrjedh nga vendimet e gjykatës së Tiranës. Gjykata ka vlerësuar se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia dhe ka dënuar ish-komandantin e gardës, Andrea Prendi me 1 vit burg dhe gardistin Agim Llupo me 3 vjet.
Gjatë kohës që ishte në opozitë, Partia Socialiste e quajti vrasjen e protestuesve një krim shtetëror, duke akuzuar drejtëpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha si përgjegjësin kryesor dhe madje duke premtuar dhënien e drejtësisë.
Me këtë këst të dytë dëmshpërblimi dhe 2.1 milionë euro në total, socialistët i kanë vënë premtimit të tyre për drejtësi një çmim financiar prej 525 mijë euro për çdo të vrarë nga Garda e Republikës.
Por pas këstit të parë në fillim të vitit, xhaxhai i njërës prej viktimave, Aleks Nika, u shpreh për Top Channel se drejtësia për familjarët nuk ka marrë fund, pasi çështja, në aspektin civil të saj, është në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg. Më 21 janar 2011, gjatë protestës përpara kryeministrisë humbën jetën Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
He, se pastaj me vone vjen Saliu ne qeveri dhe jep demshperblim per gardistet.
Kestet e 21 janarit ti paguajn fajtoret dhe jo buxheti qe nuk paguan bizneset per tvsh.
BASTARDIM sunitesh,jeta e robit blihet me lefta………….!!!
4- DESHMORE TE EXZEKUTUAR NGA PUSHTETI ANTISHQIPTARE PRO SERB – BERISHA BASHA
BASHA DHE BERISHA DUHET TE PAGUAJN GJAKUN E DESHMOREVE TE DEMOKRACISE
O qeveria! Mos beni turpe! Keto jane parimishte leke te buxhetit, te popullit! Nese keto 2 M eur ja merrni SB, LB LLUPOS DHE PRENDIT, HALLALL JU QOFTE .
Per familjet cdo detyrim eshte nder i qeverise! Flm
Familjet dhe populli kerkojne drejtesi dhe jo para! Rama kerkon te blej me para paaftesine e tij , friken e tij, per te bere drejtesi!
Gjaku po blihet me para…
Ska kuptim demshperblimi para se te gjinden shkaktaret
Jurisprudenca flet qarte me pare fajtoret e krimit pastaj demet ne fund demshperblimet
Lerini kestet dhe mestet por vereni drejtesine ne vend , kapeni ate gallofin trushkulur kryetarin e pd-se dhe raseni brenda per gjithe jeten , vetem keshtu vendoset drejtesia , te tjerat jane karamele …………nuk do kete lajm me te mire per te afermit te shikojne karabushin Lul pas hekurave