Në kushtet kur jetëgjatësia mesatare e automjeteve në vendin tonë është mbi 20-vjeçare, Qeveria ka nisur të planifikojë hapat konkretë për rinovimin e kësaj flote.
Këtë do të bëjë nëpërmjet një pakete masash ligjore dhe rregullative që do të nisin zbatimin në 6-mujorin e parë të vitit që vjen. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, zëvendësimi do të bëhet gradual, duke i dhënë mundësi të gjithëve të kalojnë në një mjet më të mirë se ai që kanë, duke minimizuar në maksimum kostot.
“Kush ka makinë shumë të vjetër, do ketë mundësinë të marrë një makinë të përdorur, por në moshë jo shumë të madhe duke përfituar nga taksat më të ulëta dhe nga incetivat për nxjerrjen jashtë qarkullimi të një mjeti shumë të vjetër. Kush ka makinë të përdorur, por jo shumë të vjetër përmes incentivave mund të blejë një mjet të ri me 0 km”, shprehet Klosi.
Në një intervistë dhënë për “Panorama”, ministri bën me dije edhe masat që parashikohen të ndërmerren për importin e makinave, si edhe formulën e re të taksimit që do të nisë të aplikohet.
Çështjet mjedisore në përgjithësi dhe reduktimi i nivelit të ndotjes kanë qenë në pararojë të axhendës suaj si ministër. Një ndër masat e parashikuara për të bërë të mundur këtë është edhe rinovimi i flotës së automjeteve. Si parashikohet që të bëhet kjo?
Në axhendën tonë nuk ka pararojë. Sa i takon mjedisit, apo pastrimit nga mbetjet i të gjithë territorit të vendit, ne duam ta zhvillojmë në të gjithë planet e mundshme. Për këtë, kemi nisur konsultimet me të gjithë ekspertët e fushës, përfaqësuesit e shoqërisë civile, qytetarë të thjeshtë që vuajnë apo përballen çdo ditë me problematikat e mjedisit.
Për ne pastërtia është gurëthemeli, mbi të cilën do të ndërtojmë një strategji të plotë e cila do të shtrihet si operacion në 6 muajt e parë të vitit 2018. Ne synojmë që brenda vitit 2020, sikundër ka deklaruar edhe Kryeministri Rama, Shqipëria të jetë shumë më e pastër, krahasuar edhe me vendet e rajonit.
Përgjatë kësaj periudhe dhe në përmbyllje të saj ne kërkojmë të kemi përmbushur edhe objektivin për mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemëve. Pra, strategjia jonë e re është “pastro dhe gjelbëro”, ku përveç pastrimit do të fokusohemi edhe te rehabilitimi i ambientit. Vetëm pasi ta kemi bërë këtë, do të kemi të gjithë mekanizmat e nevojshëm që të mos arrijmë në këtë pikë ku jemi.
Kjo nuk mund të bëhet me një aksion pastrimi, por kërkon një angazhim gjithëpërfshirës. Padyshim, aksionet janë një instrument i rëndësishëm dhe do të vazhdojnë çdo javë në të gjithë vendin.
Në këtë fushatë do të kërkojmë të mobilizojmë biznesin lokal, institucionet shtetërore, ushtrinë, përfaqësuesit e shoqërisë civile, shkollat për të krijuar bindjen e plotë se të gjithë duhet të pastrojnë. Për sa i përket pyetjes suaj, makinat janë një nga ndotëset kryesore. Mbi bazën e një studimi që kemi realizuar, kemi arritur në përfundimin se Shqipëria ka flotën më të vjetër të automjeteve në rajon. Janë makina, që jo vetëm kanë një kosto shumë të lartë mirëmbajtjeje, por kanë edhe një kosto të jashtëzakonshme sa i takon mjedisit. Për këtë arsye kemi kërkuar që ne të zhvillojmë një aksion, i cili do të shtrihet në katër sektorë.
Cilët do të jenë këta sektorë?
E para, është bllokimi me mekanizma ligjorë i mosfutjes më në vendin tonë të makinave që kanë dalë prej shumë kohësh nga qarkullimi në Europë. Në duam që shkallë-shkallë të mos lejojmë futjen e këtyre automjeteve të vjetra në Shqipëri, duke iu krijuar mundësi biznesit, por edhe qytetarëve që të jenë të përgatitur. E dyta, po aq shumë i rëndësishëm është trajtimi i makinave në fund të jetës.
Ne do të ndërtojmë një filozofi të re për sa i përket kësaj kategorie. Ato do të shkojnë drejt demontimit të plotë, duke i hequr pjesët e vlefshme. E treta gjë që duam të bëjmë, është që të kemi një filozofi të re të trajtimit të skrapit, apo pjesëve fundore të makinave. Mjafton të ecësh në një nga rrugët kryesore të Tiranës, përkatësisht rruga nga Zogu i Zi në Kombinat mund të ketë rreth 6, 7 apo edhe 10 pika skrapi.
Në të gjithë Tiranën kemi evidentuar plot 180 pika që grumbullojnë pjesë makinash, mbetje nga të gjitha llojet, që krijojnë në qytet një situatë krejtësisht jashtë çdo parametri të lejuar. Prandaj, edhe ne do të kërkojmë standarde të reja në pikat e përpunimit dhe grumbullimit të skrapit. E katërta gjë që duam të bëjmë, në kuadër të fushës së makinave, është që ne të planifikojmë së bashku me Ministrinë e Transportit dhe bashkitë hartimin e një pakete me lehtësirat e nevojshme fiskale për të lejuar futjen e makinave elektrike në vendin tonë, si një mënyrë për të reduktuar ndotjen.
Në operacionin e madh që është ndërmarrë për pastrimin e Shqipërisë, pjesa e makinave, më duhet të them, është një ndër pjesët më të studiuara dhe më të detajuara. Ka pasur përpjekje gjatë këtyre viteve për përmirësimin e situatës, por ne mendojmë që tani ka ardhur koha që për mjedisin dhe turizmin të flitet duke iu dhënë peshën dhe rëndësinë që duhet.
Të rikthehemi tek zëvendësimi i flotës së automjeteve, për ta bërë më të qartë, çfarë masash do të ndërmerren?
Shqipëria para viteve ‘90 nuk ka pasur eksperiencë me automobilin, sa kohë ai ishte i ndaluar për përdorim privat. Ishte normale që, në fillimet e demokracisë, qeveritë të kenë pasur një politikë nxitëse e lehtësuese për importin e veturave, e mjeteve dhe që në vijim ka pasur një inerci në këtë fushë, pa vendosur kufizime në importin e tyre.
Edhe kur filloi të ndiqej një politikë kufizuese në periudhën para vitit 2005, ajo u modifikua, fatkeqësisht, nën ndikimin e krizës ekonomike botërore që e preku veçanërisht fushën e automobilit nga viti 2008 e më pas me heqjen e penalizimeve materiale që përfshiheshin në taksën doganore të mjeteve motorike, që u bënë zero që nga gushti 2011.
Kjo lloj mosndërhyrje ka çuar në situatën kur në vend flota ka arritur afro 500 mijë mjete, por mosha mesatare e mjetit në përdorim është mbi 20-vjeçare, pra, shumë më e lartë se ajo e Europës së Bashkuar që e ka poshtë 10 vjetëve.
Nuk ka formë tjetër ndërhyrjeje, përveçse masat ligjore e rregullative e, për këtë, nuk ka arsye të shpikim rrotën, ne do të mbështetemi në direktivat europiane në këtë fushë të industrisë apo aktivitetit ekonomik.
Sigurisht, hapat që do hedhim do të mbajnë parasysh që kjo të prekë sa më pak shtresat në nevojë e më pak të mbrojtura, por pa neglizhuar edhe detyrimin që të mbrojmë qytetarët këmbësorë nga gazrat e dëmshëm që këto mjete sjellin.
Zëvendësimi do të bëhet gradual, duke i dhënë mundësi të gjithëve të kalojnë në një mjet më të mirë se ai që kanë, duke minimizuar në maksimum kostot. Kush ka makinë shumë të vjetër do ketë mundësinë të marrë një makinë të përdorur, por në moshë jo shumë të madhe duke përfituar nga taksat më të ulëta dhe nga incetivat për nxjerrjen jashtë qarkullimi të një mjeti shumë të vjetër. Kush ka makinë të përdorur, por jo shumë të vjetër përmes incentivave mund të blejë një mjet të ri me 0 km.
Cili do të jetë pragu për importin e makinave?
Qeveria ka një objektiv të qartë europiane dhe adaptimi i legjislacionit do të orientohet nga direktivat europiane në çdo fushë të jetës. Në Europë sot nuk mund të regjistrosh për qarkullim një mjet, që nuk plotëson normat Euro 6 për gazrat që lëshon në atmosferë.
Ne nuk do të jemi kaq drastikë që ditën e parë, se e dimë që një masë e tillë do të sillte frenim e kufizim për shumë qytetarë, por po studiojmë që ajo të jetë efektive dhe në masën që të kufizojë e penalizojë në maksimum hyrjen e mjeteve që ndotin më shumë dhe të krijojë mundësinë për një rinovim gradual të flotës në qarkullim. Opinioni i ekspertëve anon në adoptimin fillestar të nivelit të Standardi Euro 5 që, për situatën ku jemi, duket se është pragu i duhur për vendin tonë.
E këtu po flasim për mjete që fillojnë nga viti 2009 dhe mbushin shumë shpejt 10 vjet përdorimi. E rëndësishme për ne është që të përdorim një legjislacion transparent e të kuptueshëm për qytetarët, që ata të mos bien pre e abuzimit sa kohë që kemi ende një situatë tregu informal në shitblerjen e mjeteve, dhe mbase edhe kufizimi kohor, pra, me vit prodhimi mund të jetë për t’u konsideruar.
Ju përmendet vendosjen e pragut për importet, por a do të aplikohen instrumente nxitës për importimin e mjeteve Euro 5 dhe Euro 6?
Ne ndodhemi në një situatë ku vendi është i tejmbushur me mjete shumë të vjetra, që përpos mungesës së theksuar të sigurisë rrugore janë një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes së mjedisit dhe të rritjes së simptomave dhe sëmundjeve që lidhen me sistemin respirator. Është në interesin e të gjithë shoqërisë që këto mjete të dalin nga qarkullimi dhe forma më e mirë është që vlerën e tyre ta çojmë si incentivë për blerjen e një mjeti Euro 5 dhe Euro 6. Për këtë po punojmë me institucionet për të arritur në një përfundim, që e gjithë shoqëria të përfitojë një vlerë të shtuar pa dëmtuar askënd financiarisht. Sikurse e preka edhe më lart, do të konsiderojmë masa të ndryshme për nxitjen e importit të mjeteve të reja dhe për këtë na ndihmon eksperienca botërore. Do të nxisim me incentiva materiale heqjen nga qarkullimi të mjeteve që janë nën normat Euro 3 të ndotjes, sikurse po vlerësojmë edhe mundësinë të promovojmë edhe ulje të çmimit, mbase me uljen e TVSH-së për ato të reja.
Mjetet motorike ekzistuese janë përkatësisht M dhe N me nivel shkarkimi Euro 1 dhe Euro 2. Si do të shkohet tek standardi Euro 3, sikundër e parashikon vendimi i miratuar disa muaj më parë?
Për mjetet Euro 1 dhe Euro 2 mund të arrihet të shkojnë në nivelin Euro 3, duke bërë një investim që nuk i kalon 1.000 euro në varësi të vitit të prodhimit dhe markës. Por, ne po punojmë që të ofrojmë mundësinë për t’i nxjerrë nga përdorimi këto mjete dhe më shumë pak kosto përdoruesit të kenë mundësi të marrin një makinë të paktën Euro 4’ me të cilat janë tejmbushur të gjithë trotuaret buzë rrugëve të Shqipërisë’ duke krijuar një situatë të papranueshme.
Ndryshime do të ketë edhe në nivelin e taksimit. Si do të bëhet?
Kjo është një temë që prek më shumë Ministritë e Financave e Transportit, me të cilat po koordinojmë masat që duhen marrë, por ajo që mund të them është se ne jemi nga vendet e pakta në botë që ende nuk i kemi përcaktuar makinës (veturës) një status luksi. Kudo në Europë mjeti vlerësohet pothuaj edhe si shtëpia apo apartamenti për vlerën e taksës që duhet të paguajë, dhe kjo e lidhur kryesisht me fuqinë motorike dhe çmimin.
Sigurisht do të jemi të kujdesshëm që kjo barrë të jetë më e lartë për ata që përdorin mjetet e luksit e me cilindrate të madhe motorike dhe që janë të gatshëm të paguajnë shumë më tepër për statusin e tyre social, dhe më e ulët për një mjet me cilindrate të ulët e që përdoret nga familjarët për biznesin e tyre e me të cilin furnizojnë dyqanin apo shpërndajnë produktet e prodhuara në fshat.
Nga ana tjetër, ajo për të cilën po punojmë si ministri është vlerësimi i një takse për ndotjen e që lidhet me nivelin e masën e ndotjes që prodhon çdo mjet me gazrat që lëshon. Sot, taksimi kryesor për ndotjen bëhet tek karburanti.
Po punojmë për një skemë taksimi sipas standardeve evropiane, që do të thotë; sa më e vjetër makina, sa më e madhe fuqia motorike e saj, aq më e lartë do të jetë edhe taksa. Nga ana tjetër, mjetet ekologjike Euro 5 dhe 6, që nuk ndotin ambientin, duhet të përfitojnë taksa më të ulëta, duke u bërë edhe financiarisht më atraktive. Nuk do rri pa përmendur edhe një risi në Shqipëri, që lidhet me makinat elektrike e për të cilat do të përpunojmë një strategji të veçantë nxitjeje të përdorimit, veçanërisht në qytet.
Numrat janë ende të ulët, por e ardhmja është aty e ne nuk duhet të humbasim kohë, por duhet të paraprijmë me përgatitjen e legjislacionit, e rregullave për lehtësimin e hyrjes së tyre në treg.
Kur pritet të kalojë për miratim strategjia e re?
Për sa i përket strategjisë sonë “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” e gjitha ndërtohet mbi bazën e analizës që ne duhet të bëjmë se cilat janë problematikat ligjore, që kanë krijuar hapësirën për krijimin e një situate të tillë mjedisore, çfarë nuk ka funksionuar si duhet dhe si duhet ndë- rhyrë për të forcuar rregullat dhe për ta vendosur çështjen mjedisore në shinat e duhura të stabilitetit.
Ne do të vazhdojmë për të kuptuar aksionet që duhet të ndërmarrim dhe hapat që nevojiten për këtë reformë që sapo kemi nisur. Për të gjitha këto, kemi kërkuar bashkëpunimin e ekspertëve të fushës. Për çdonjërën nga fishat e strategjisë sonë “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” kemi grupe ekspertësh që po punojnë. Ajo që jemi përpjekur të bëjmë si institucion qendror politikëbërës, është që të hapim bisedën me sa më shumë faktorë dhe aktorë për të pasur rezultatet që duam.
Çfarë duam të bëjmë ndryshe kësaj radhe, është ti japim rëndësinë e duhur çdo fishe të projektit tonë madhor. Një ndër analizat që ne aktualisht kemi ndërmarrë është ajo për të evidentuar situatën e gurorëve në vendin tonë.
Janë rreth 1100 leje minerare, pika grumbullimi inertesh, miniera, pika grumbullimi gëlqeresh, të cilat në shumicën dërrmuese janë evidentuar problematika sa i takon efektet apo impaktit të tyre në mjedis. Kështu guroret në malin e Tomorit janë pezulluar, guroret në malin e Krujës janë duke u studiuar dhe për të 319 guroret që ka vendi ynë jemi duke bërë një analizë të hollësishme, për të kuptuar se cilat janë problematikat që ka ky lloj biznesi për të krijuar kaq shumë ndotje. Kjo nuk do të thotë se ne jemi kundër biznesit të guroreve, por ama jemi kundër që ky biznes të zhvillohet kundër shoqërisë.(Panorama)
Po per karburantin c’masa do marre qeveria, qe te plotesoj standardet europiane? Me kete karburant ndotes, cdo makine del ndotese.
Nje makine qe leviz 5000km ne vit, ndot 10 here me pak nga ajo ae leviz 50.000 km ne vit. Taksa do jete njelloj? Apo 10 here me e ulet?
CEshte ky idiot Minister! Komplet stafi i ti i paafte! Kjo eshte Loje e Koncensionareve qe shesin Makina te reja.
Sa per dijeni te ketyreve injoranjteve qe per disa Kocka qe marrin nga treg ite makinave ter reja ,duan te shkaterrojne nga themelet kete
popull! Ne Gjermani p.sh. lejohen te qarkullojne Automjete me Euro 3 ,kurse ministri thote Euro 6!, dmth nga viti 2016 e lart!.
Vetem per kto shashka ky duhet te shkarkohet urgjent!
Ceshte ky idiot Minister!
Ne Gjermani lejohet me Euro3, ky thote Euro 6!
e ku do ti gjejn paret njerzit per me ble makina t reja o klluf!
morracaket jan msu meble makina me disa qindar euro ,plena,dhe jo me zero kilometre dhe dhjetra mijra euro..
Ramen deshet Ramen moret pse ankoheni tani. Pas 5 vjetesh qeverisje nuk e kuptuat ju qe ai mendon vetem per oligarket dhe nuk i plas fare per popullin?
C’jane mer keto pislliqe=traplliqe, makina po i kaloi kontrollet teknike si edhe per ndotje ajri, c’rendesi ka data e prodhimit? Qeveri hajdutesh me cizme.
O Klosi, o rrot [email protected]! O idiot, njerezit mbajne makina te vjetra se nuk kane leke mor plehre se po te kishin nuk i mbanin vete te vjetra. Ne vend qe ju plehra te mos vidhni qe te rritet ekonomia na cani trapin me keto budalliqe te merrni leke me shume nga koncesionaret e makinave qe duan te shesin makinat e reja.
Ik more plehre gjobit karburantet qe shesnin vajgur per nafte ate be ti.
o rrot k..i bej kontrollin teknik, nese ska emetime, leji robt rehat. Idiot, ku do gjejne njerzit lek te blejn makinat e reja se kshu ja u thot juve.
Idiote
Paska ecur shume vendi im une jetoj ne Boston dhe perdor makine te 2005 dhe do e perdor deri sa te ndahet me dyshe.
nqs makina kalon testin cdo vite pse duhet hequr nga qarkullimi apo do behet dikush milioner nga skrapi duke rjepur popullin e varfer.
Opa rilindja ja u futi,po ska gja se ju e doni thell e me thell
Ky hajvan pse nuk flet për cilësinë e karburantit? Këtu nafta është e përzier me lloj lloj llumi që nxirret në vend dhe çdo lloj makine nxjerr blozë.
O te keqen o shteti yn i dashur, si nuk ndenje nje here pa ja fut keti populli te shkret qe vetem ngeli tu vujt, o legen po kontrollo nje here Uzinen e Ballshit qe jo vetem ne ajer e nxjerr shullumin por edhe ne lum hedh ndotje te papara qe vuan i gjith zona e Fierit, por edhe ne Fier ke Uzin nafte qe e qelbi qytetin, jo fabrikat e vajt qe te qelbin, jo makinat e shtetit qe jan per perdorim publik zjarrfikse, makinat e plerave, kamjonat e medhenje dhe te vjeter, makinat e policis te vjetrat qe e nxjerrin shtullumin nga pas, dhe ti merresh me ate qe kursen 5 vjet per te bler nje makin 1 mi eruo, aaaaaaa hhhhhhhhhh jet e flliqur ne shqiperi, bejni naften keti vendi pler me keta barbona se ngelem tu vujt iken robi per lesh kot edhe nje pul ka vler me te madhe, ikkkkk ore pler muti se na futet ne dhe te gjall! O Ju qe jeni jash shtetit beni perpjekje ti merrni te gjith familjaret tuaj dhe ti bejme shurren te gjith dhe te merren me veten keta politikan te qelbur qe mos u ngopshi kurr. Respekte se na ka ardh ne maj te hundes.
Po autobuzat qe trasportojne persona mjetet e ndermarjeve skandaloze do ti heqin ? Gazi nje zgjidhje ekologjike
mrm zoti minister kaq te thjesht e beni kete zevensimin e makinave ju une kam jetuar ne itali per 17 vjet dhe u ktheva ne shipri te bej nje biznez po ju nuk te leni te ecim perpara pse beni qfar te doni me popullin e varfer por do vin dita edhe per ju tju hedhim si ne okrahin neper kosha plehrash keshtu e meritoni ju e gjykoni popullin njesoj si vedin me para parat i keni ju dhe familjaret tuaj veni gishtin kokes dhe mosbeni marrina me popullin qe nuk kan buken e gojes e ju thoni te zevencojm mjetet me qfar ti zevencojm me 140 mi lek te vjetra pencjon apo me 300 mi lek te vjetra rroga mesatare pu ju e keni shum te let nje firm ne mjes dhe e blen makinen 0 kilometra po sekemi te gjith shancin e firmes tuaj te behemi me lek si ju hajduta
BLEDI
Kur flitet per shendetin dhe per pastertin e vendit jam shum dakort me ju.Por per sa i perket ndryshimit te ligjit ka disa pika qe popullin shqiptare e prekin dhe jo per mir.
1-Ne rradhe te pare duhet te ndryshoni cilesin e karburantit ne vend,mos boni sikur e nderroni por bejeni
me gjithmen se vetem llafe po keni.Eshte turpi madh qe jemi nje nga vendet me nje pag minimale 250
Euro ne muaj dhe nje liter karburant kushton 1.47 Euro dhe me karburtant Squfer jo karburant.
2-Ky ligji i ri qe ju po veni prek nje pjes te madhe te trektarve te makinave dhe 70% te popullsise qe nuk
ken me munci me ble makin.Dhe meqe ligjin po e dryshoni mund te ndryshoni dhe vlerat e doganave
dhe mund te hiqni dhe doganen me referenc,se per ju si shte per kte ligj un mendoj se nuk eshte se po
e vrisni mendjen shum per popullin por po e vrisni mendjen me shum per arken e shtetit.Jo me larg se
vitin qe kaloje ju si shtet e kuptuat qe shqiptaret po instalonin impiante gazi dhe e bet gazin me
aksize,dhe karburantet e dyfishuan aksizen per nje perjudh kohe dhe nuk bet asnje levizje.
Ju e dini shum mir qe ne kte vend eshte pupulli qe vetem po i behen te padrejta,por nuk eshte se po ju
intereson shum kjo pjes.Fajin e ka dhe vet populli shqiptare qe ju voton juve si shtet dhe kur them shtet
nuk flas per partin qe eshte tani ne pushtet por flas per te gjith partit ne shqiperi dhe qe jeni fatkeqsia e
ktit vendi duke fillur nga Sali Berisha qe ka qe fatkeqsia me e madhe dhe te gjith tjeret.Dhe kto zagaret
tjere kto leprat qe ju vin e ju lepijn prapanicen qe ju japin votat per vende pune ose ja u shesin voten.
Zgjohuni o Shqiptar mos flini gjum se po shkeleni dite e perdite me kemb nga shteti dhe partit politike.
Zgjohuni mendoni per te ardhmen e shqiperise dhe per te arshmen e brezave ne vazhdim.
O blendi klosi o byth qir veq dini me rjep e menalon fukara pe rjet makina e 2001 apo 2000 apo 2002 dhe siper kur kalon kontrollin duhet te lejohet .ju jeni kuqedra me 7 koka dhe jeni mish ngrenes dmth kanibal mjer ne si sdel nji adolf hitler tju pres mishin me gershan