Nga Kastriot Dervishi
Një ndër rastet tipike të persekutimit komunist ku bashkëshortët akuzohen si “agjentë” të agjenturave të kundërta është ai i elbasanasit Adem Balliçi dhe austriakes Blanka De Corvin.
Blanka ishte vajza e një diplomati austriak. Në vitet 1931-1944 Adem Balliçi është shef i buxhetit dhe monopolit në Ministrinë e Financave. Çifti ndërtoi një shtëpi përballë legatës amerikane në rrugën e Elbasanit.
Kjo shtëpi me rreth 1 mijë metra katrorë truall, iu dha me qira misionit të UNRRA-s në vitet 1945-1947. Pas vitit 1947, në këtë shtëpi kanë jetuar familjet e zyrtarëve komuniste: Sulo Kozeli, Dilaver Poçi dhe Mihal Prifti.
Blanka njihej edhe si piktore si dhe dinte shumë gjuhë të huaja. Në vitin 1946, në kuadër të krijimit të legjendimin agjenturor të “sabotatorëve” të Maliqit, ajo ishte përcaktuar të ishte pjesë e këtij procesi, si “ndërlidhësja” midis inxhinierëve dhe Fultzit.
Për të realizuar këtë gënjeshtër, do shërbente miqësia që Blanka kishte me Zorika Manon.
Blanka u arrestua më 28.10.1946. U mor në pyetje e u torturua çmendurisht nga hetuesi Delo Balili.
Mirëpo, ajo nuk pranoi asgjë e për këtë arsye, nuk u nxor në gjyq me procesin e Maliqit, por u dënua për “procedurë” dhe me vendimin nr.84, datë 16.12.1948 të Gjykatës Ushtarake të Tiranës dënohet me 10 vjet burgim për “mosdenoncim arme”. U lirua me amnistinë e 28 nëntorit 1952.
Blanka doli e shkatërruar prej hetuesisë e burgimit. Gjatë burgimit i dërgoi edhe një letër Enver Hoxhës me përmbajtje thellësisht fetare. Ajo jetoi me të shoqin në Elbasan, por vinte shpesh në Tiranë në kishën katolike të kryeqytetit sepse ishte shumë besimtare. Këtu u dyshua për herë të dytë si “agjente”.
Adem Balliçi dyshohej si “agjent gjerman”, ndërsa Blanka u vu në përpunim më 19.6.1960 si “agjente angleze”.
Gjatë kohës që Blanka frekuentonte kishën katolike, ajo ishte njohur me Dom Zef Bicin (i cili u pushkatua disa vjet më vonë).
Blanka u riatdhesua në vitin 1963. Ajo jetoi në Trieste. Dy motrat saj jetonin njëra në Argjentinë dhe tjetra në Zagreb.
Gjatë një udhëtimi në Zagreb në dimrin e vështirë të vitit 1985, Blanka u përfshi në një aksident të rëndë bashkë me 7 makina të tjera. Ajo dhe bashkëudhëtari i saj, ndërruan jetë.
Bashkëlidhur: Fotoja e Blankës në hetuesi gjatë vitit 1947
Edhe ? Ku eshte thelbi i shkrimit ketu ? Ore idiot Dervishi . Qe keta Kane patur kontakte me gjermanet , kjo eshte llogjike . Edhe Nese nuk shkonte kjo apo i shoqi tek gjermanet , e gjenin ata kete . Budalla qe s’je tjeter . Gje e trashe . Austriake qe flet gjermanisht si ata . Po nese nuk do komunikonin me te , me ke do flisnin , me ndonje bari dhishe . I shoqi paska qene ne min e financave . Pikerisht aty Ku gjermanet ishin me te interesuar . Atehere nenpunes , bashkshort i nje austriake , Po me 360% qe Kane qene ne kontakt me gjermanet . Ne ate kohe ne Tirane , elita k.qytetase organizonte shpesh mbremje . Dhe pa dyshim aty do ishin te pa munguarit . Oficeret e Rajhut te trete . O Kastro ! Ore Po kaq shume ta Kane …. ata komunistet ? Ç’paske hequr i ziu ti . Duhet te kesh ndjer dhimbje te madhe o lumadh .
Qe ky Drrvishi eshte i rrjedhur kjo nuk eshte e re, por qe eshte edhe flliqsire po dihet, kjo eshte arsyeja qe boton kto dosje. Njerez te ndyre si ky po te ish akoma ai regjim do ti kishte duart me kallo nga duartrokitjet. Meqenese zt. Dervishi mendon keshtu sikurse flet shkrimi le te botoje dosjen e plote. Ndryshe eshte thjesht nje spekullator. Megjithate per sa thote zt. Shqip kemi te bejme me nje dyshim te arsyeshem. Edhe veprimtaria agjenturore vertetohet dhe smjafton qe te thuash se kishte apo njifte.
O Shqipo nga Mali…. Bravo Kastriotit, qe hedh drite mbi histori qe mbaheshin deri me sote ne hije te plot.
Fatkeqesisht me zbardhjen e ketyre historive mesohet sa sa debila ishim ne Shqipot qe mbanim 45 vjete nje Komunizem kriminal, njerez te pa Fe te pa shpirt dhe te pa tru.
Tregon qarte se sa lehte mund te kthehemi perseri ne sisteme te tilla kafsherore.
Edhe aksidentin ne Zagreb ia bene komunistet e Sigurimit. Ata e vrane. Ashtu sic i kane vrare edhe qelizat e trurit Kacit. Ashtu sic ia kane pjerdhur mendjen ketij dhe atyre qe botojne idiotesirat e ketij.
Mos mer ti, e ku ka pasur burre me te mire se Delo Shkerdho Balili?
Po pse te burgosej? Ajo ka ardhur per te “bashkqeverisur” njesoj si turqit, per te na “mbrojtur” nga fqinjet grabitqar, etj.
Kush eshte ai bir kurve qe boton idiotesite e ketij hajvani?
Ore rrace te ndyra komunistesh mbylleni halen se qebet dynjane ,u shofshi kriminele e antishqiptar ,mori fund me turp koha juaj e krimeve ,ne burg do shkoni te gjithe
Bravo Kastrioti qe na zbulove bythen, po ty te kishin plasur sytet se ne e kishim zbuluar vete.