Hektor Peçi: Pse e hoqi Enveri, Isuf Kalon

15 Dhjetor 2017, 17:12Dossier TEMA

Hektor Peçi, mjeku personal i Enver Hoxhës, ka folur për kolegun e tij Isuf Kalo, që e zëvendësoi pas largimit të tij nga Blloku.

Ai e cilëson Isuf Kalon, mjek me pak përvojë, që nuk kishte punuar asnjëherë në klinikat e spitaleve të kohës, por që çuditërisht kishte mbërritur të ishte mjek i klinikës speciale të udhëheqjes së partisë.

Për Peçin, paaftësia e Isuf Kalos arriti kulmin kur nuk arriti dot të bëjë diagnostikim e apandesitit të djalit të Enver Hoxhës, Sokolit, i cili rrezikoi jetën duke e nisur me urgjencë në Francë për trajtim të specializuar.

Isufi u hoq nga Enveri për shkak se desh vdiq Sokoli, për një gabim trashanik diagnostik.

Mirëpo, largimi i Isuf Kalos i bënte dëm Fejzi Hoxhës, i cili ishte i moshuar dhe duhej të ishte pranë udhëheqjes, sepse specialistë të tjerë nuk kishte, unë dhe Isufi kemi qenë endokrinologë.

Profesor Fejziu kërkonte të linte një zëvendësues të tij në klinikën speciale.

Dhe se si iu besua Isufit kjo punë, e ka thënë dhe Liliana në një intervistë të saj, kur në një moshë fare të re, pa përvojë, mori përsipër shëndetin e Enver Hoxhës dhe të udhëheqësve të tjerë”, thotë ai për “Panorama”.

Isuf Kalo është akuzuar nga Liliana Hoxha dhe i shoqi, Sokoli, se ka bashkëpunuar me Nexhmijen dhe Ramiz Alinë, për të helmuar Enver Hoxhën.(TemA)

3 komente në “Hektor Peçi: Pse e hoqi Enveri, Isuf Kalon”

  1. Shqipja says:

    Kjo eshte mese e vertete. E thone te gjithe koleget e tij qe ka qene i pa afte.
    Vetem fakti qe pas 90 sufja iku e vetem saliu e di si perfundoi doktor I” ne istitucione nderkombetare ?…..???????
    Edhe nexhmija e di mire.

    1. Ish bllokmen sodites i Vaqarrit says:

      I paafte ?! Ndoshta pikerisht prandaj ishte “doktorri ” me i pershtatshem i Nexhmies,
      Mjek i duhur per ti hedhur enverit vajin e nxehte ne vesh.

  2. Lili says:

    Ne qofte se nuk e ka helmuar me dashje e ka helmuar nga ignoranca e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje