10 deputetë të opozitës, me në krye Monika Kryemadhin, u kallzuan penalisht nga Policia e Tiranës një ditë më parë, për veprimet e dhunshme gjatë protestës të së hënës.
Ata akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme, prishje të rendit dhe kundërshtim të policisë.
Deputetët që do të ndiqen penalisht janë Monika Kryemadhi (LSI) Edi Paloka (PD) Flamur Noka (PD) Ervin Salianji (PD) Floida Kërpaçi (LSI) Gent Strazimiri (PD) Klevis Balliu (PD) Grida Duma (PD) Kejdi Mehmetaj (LSI) Endrit Brahimllari (LSI).
Konkretisht ka filluar procedimi për veprën penale të “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 Kodit Penal në ngarkim të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë: Flamur Noka, Grida Duma dhe Edi Paloka.
Gjithashtu, ka filluar procedimi për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, parashikuar nga neni 235/2 Kodit Penal, në ngarkim të deputetëve: Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Ervin Salianji, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri.
Procedim penal është nisur edhe për sekretarin Organizativ të PD, Enno Bozdo për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262/1 i Kodit Penal.
Për sa i përket akuzave që rëndojnë mbi 10 deputetë, sipas nenit 274 i Kodit Penal për prishjen e qetësisë publike, hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Ndërsa kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, sipas nenit 146 të Kodit Penal, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. (TemA)
Po he pra veproni, stop vendimeve llalliste te porkurorise, duam te shikojme padurim qe drejtesia po zgjohet.
Nje gjobe 10.000€ per cdo Parlamentare(bashke me ato zagaret qe hedhin thyejne LIGJIN… psh ato qe hodhen tymse) qe nuk RESPEKTON LIGJIN….! Mqse jemi ne prag te vitit te ri tu jepet ndihma familjeve me probleme ekonomike.
NGA KJO DREJTESI HALE QE KEMI ,ATYRE NUK I HYN GJEMB NE KEMBE . MJAFT SE NA HAPET BARKUN .
Zonja Dume e ka mendien te [email protected]@@ dhe jo te respektoi Parlamentin SH , Ligjin etj.
Nje vendim i drejte per moniken do te beje xhiron e botes. Besoj se do te arrihet ku the Shqiperia do te jape sinjalin se drejtesia me ne fund do te filloje.
Ligji , mbare bota nuk do sinjale apo” shkelje syri “, u ngopen me ato , ata duan te shikojne heqje me dhune nga postet e larta dhe futjen e tyre brenda , sekuestrim pasurie , vetem keshtu iu mbush syri te huajve , partnereve tane , sinjalet dhe shkelje e syrit jane …………karamele ……..dhe ne bisede te gjendemi …………
Po me Grida Sumen cdo behet ?? Se ka deklaruar qe :nuk trembem nga burgu , keshtu qe puna e prokurorise dhe e gjykates do jete spektakel , mbase do te shkoje brenda goca , te haje ndojnje kilometer rrocke ti dalin syte jashte , pastaj pyeteni prape nese trembet nga burgu ……………
Ligji , mbare bota nuk do sinjale apo” shkelje syri “, u ngopen me ato , ata duan te shikojne heqje me dhune nga postet e larta dhe futjen e tyre brenda , sekuestrim pasurie , vetem keshtu iu mbush syri te huajve , partnereve tane , sinjalet dhe shkelje e syrit jane …………karamele ……..dhe ne bisede te gjendemi …………