REPLIKAT/ Delina Fico, “sherr” me Sonila Meçon për deklaratën e SHBA: Trump e shkruajti këtë?

20 Dhjetor 2017, 10:00Sociale TEMA

Delina Fico dhe Sonila Meço janë përfshirë në një debat online, për deklaratën e Ambasadës amerikane në Tiranë, pas protestës së PD-LSI kundër kryeprokurores së re.

Ka qenë Fico që i ka postuar deklaratën e Ambasadës amerikanë, Sonilës, që ka ndezur debatin.

Replikat:

Sonila Meco: Po Delina, ky eshte qendrimi i ambasades amerikane ne Tirane, presdentin e se ciles pak me pare e kategorizove keshtu: ‘Ti je aq e informuar sa ta dish se alternativa e ketij qendrimi eshte nje zgjdhje alla Trump. E mirepret nje zgjidhje te tille per Shqiperine (se do te te duhet edhe ta pershtasesh nivelin e Trumpit per nivel te Shqiperise)? Mendo nje biznesmen te pasur, injorant dhe seksist shqiptar dhe mendoje si udheheqes te vendit ku jeton.’

Une nuk merrem me opinionet ne argumente Delina, por faktet.

Delina Fico: Ti thua Trump e shkroi kete deklaraten e ambasades?:-) Une them se po bisedojme, nuk po bejme lojra fjalesh.

Sonila Meco: Lojra fjalesh po ben derisa une te them se kushtetuta eshte shkelur. Ky eshte argumenti im i vetem. Dhe dicka, kam degjuar me shume se nje here KM e vendit, te ofroje edhe Rusine edhe Turqine si alternative. Besoj je dakord se deshira jote qe e ardhmja jone te jete BE, nuk eshte domosdoshmerisht e politikaneve

Delina Fico: Nuk bie dakord me kete te fundit. Une kam sy dhe lexoj: lexoj deklaratat e BE dhe SHBA qe jane shprehur haptas per cdo hap qe eshte hedhur ne kuader te reformes ne drejtesi; lexoj qe BE thote haptas se kjo reforme eshte kusht per te hyre ne BE; lexoj edhe qe qeveria, deri me tani, ka ndjekur pike per pike kursin qe kane aprovuar BE dhe SHBA per reformen ne drejtesi.

Sonila Meco: Delina Fico ne kundershtim me kushtetuten, ndihmuar edhe nga mosndertimi ne kohe i KLP-se. Sepse shoqeria civile nuk iu pergjigj afatit kushtetues.

Delina Fico: Ke kapur kauzen e gabuar kesaj rradhe. Ke 1000 raste te tjera per t’i rene me sepate sa te te haje krahu kesaj qeverie. Mendo pertej qeverise, mendo Shqiperine, njerezit qe do te perfitojne kur te jemi me prane BE-se: tregtine, punet, mundesine per shkembime, me shume presion nga BE-ja edhe per keta politikanet tane. Reforma ne drejtesi duhet te ece perpara ashtu sic e kerkon BE. Dhe, per sa kohe une si qytetare shqiptare, shoh miratim te hapur nga BE per hapat qe ndermerren ne kuader te reformes ne drejtesi, sic eshte rasti i zgjedhjes se prokurores se perkoshme, une jam dakord me ate hap.

Delina Fico: Ndaj edhe ka dipozita tranzitore per prokurorin e perkohshem te pergjithshem, sepse mund te kete situata si kjo kur nuk gjenden ne kohe kandidatet e mundshem.

Sonila Meco: Delina Fico une nuk zgjedh kauza. C’dmth te zgjedhesh kauza per nje njeri qe shkruan duke respektuar profesionin dhe te drejtat e veta? Pse e ke kete tendence te me ngjisesh me kauza, njerez, grupe, sekte? Eja dhe debatojme, se po nise me shenjestrime konspirative, une nuk e vijoj debatin. Eshte mungese e theksuar logjike dhe etike.

Delina Fico: Jo, asnje teori konspirative s’kam per ty, e dashur. Thjesht po te shpreh mendimin tim modest se kete rradhe ke kapur kauzen e gabuar: kundershtimin tend per zgjedhjen e prokurorit te pergjithshem te perkoshem dhe perkrahjen e idese per diegien e mandateve te deputeteve. Argumentat per kete mendim timin t’i shtjellova gjere e gjate. Te gjitheve na ben mire t’i veme veshin ndonjehere mendimit te njerezve qe na duan e na respektojne: dhe ti e di qe une te dua e te respektoj. Tani une po largohem me respekt:-) e po vazhdoj punet e mia qe nuk lidhen me Shqiperine tone te dashur.

Sonila Meco: Delina Fico dakord jam, madje shtoj se ky debat qe me i mire se zhurmat e kazanit?. Respektin ta deshmoj cdo here kur me vjen edhe ketu, duke sajdisur me deshire nje debat te shendetshem. Te perqafoj dhe ti e di qe te du fort<< p>< /p>

2 komente në “REPLIKAT/ Delina Fico, “sherr” me Sonila Meçon për deklaratën e SHBA: Trump e shkruajti këtë?”

  1. Haka Tekizoti says:

    Sonila M… e ka zhytur kokën në kazanin e mbeturinave dhe prapë hiqet sikur nuk është kapur pas një kauze të gabuar për Vendin. Ajo është rreshtuar përkrah antishqiptarëve. Populli di nga duhet mbajtur dhe e ka shprehur me votë, ashtu siç e dinë mirë edhe lukunia e hajdutëve që votojnë udhëheqësit e tyre, të cilëve u jep ndonjë dorë edhe Sonila , shoqet e shokët e saj të kazanit.

  2. Lumi says:

    Sonila eshte e serte e I pelqen vetja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje