Vëllai i Klement Balilit: Kam folur në telefon me Klementin, më tha do vij të ballafaqohem

20 Dhjetor 2017, 16:55Kronika TEMA

Vëllai i të shumëkërkuarit Klement Balili ka folur lidhur me akuzat e shumta brenda dhe jashtë vendit ndaj vëllait të tij apo mënyrës si familja e tij dhe ai vetë i kanë përfituar pronat, lidhjet politike dhe vendimin e Policisë së Shtetit për të hequr licencat për dy kompanitë e sigurimit.

Sa i përket akuzave ndaj të vëllait, Bashkim Balili ka thënë se edhe akuzat ndaj Klementit, janë politike, duke sqaruar se e ka këshilluar të përballet me drejtësinë, por vëllai i tij nuk ka besim te drejtësia shqiptare, dhe se do të dorëzohet në momentin që do të ketë fakte ndaj tij.

Po, i kam thënë dhe shprehimisht më ka thënë ‘drejtësia të bëjë punën e vet, jam i pafajshëm, në momentin që dënohem do vij të ballafaqohem me të vërtetën’”, tha vëllai i Klement Balilit për Report TV.

1 komente në “Vëllai i Klement Balilit: Kam folur në telefon me Klementin, më tha do vij të ballafaqohem”

  1. Tr says:

    TANI QE ESHTE LARGUAR LLALLA MUND TE VIJ LIRSHEM .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje