50 vjet nga “Turpi i Tiranës”, gjermanët: U ndalëm se na dhanë të hanim vetëm buke dhe vezë

21 Dhjetor 2017, 13:06Politika TEMA

Dossier/50 vjet nga “Turpi i Tiranës”. Gjermanët rrëmojnë akoma për të gjetur arsyet e njërit prej tre dështimeve më të bujshme të historisë së tyre futbollistike, ku pretendohet se në atë ndodhi të kenë ndikuar edhe “rrethana dytësore”

Nga Armand Plaka

Vite më parë, ndërsa më duhej të shoqëroja grupe politikanësh gjermanë në kuadër të programeve të Fondacionit “Konrad Adenauer”,  në një moment relaksi në bisedë me deputetë gjermanë, për t’iu shmangur bisedave politike, ata më kërkuan diçka të veçantë që lidhej me futbollin në Shqipëri, e si fillim u rrëfeva se në vitin 1967 për shembull, në lidhje me Gjermaninë sidomos, ne u kemi shkaktuar atyre një turp të vërtetë.

Zgurdulluan sytë e m’u desh t’i përcillja menjëherë nga Google, një intervistë të bujshme që qarkullonte në shumë media e portale serioze gjermane, në mënyrë që të futeshin paksa në temë. S’kishte shumë kohë që vetë kisha lexuar pohimet e Günther Netzer, një nga analistët më në zë të futbollit në Gjermani e legjendë e vërtetë e viteve ‘60-’70 përkrah Beckenbauer & Co., i cili shpjegonte në detaje atë që ai e cilësonte si “katastrofa e Tiranës” dhe sidomos momentet e kthimit në Gjermani, ku “Nationalmannschaft”-i nuk u prit nga askush.

“Ky udhëtim na dukej si të ishte udhëtim në Hënë”, pati thënë dikur ish-lojtari i Kombëtares Gjermane Willi Schulz në një intervistë. “Nëse sheh të paktat pamje filmike të asaj ndeshje të Nationalmannschaft-it më 17 dhjetor 1967 kundër Shqipërisë në Tiranë, të kujtohen menjëherë pamjet e zbarkimit në Hënë”.

“Vajtimet” e medias gjermane

Ndërkaq, duket se mediat gjermane nuk lenë rast pa shfrytëzuar për t’a rikujtuar atë dështim të pashoq për ta, sikurse ka bërë së fundmi edhe Kanali Dytë Publik Gjerman, ZDF në një editorial të veçantë kushtuar kësaj ngjarje në 50-vjetorin e saj në edicionin e saj sportiv.

Cilat ishin arsyet që çuan në këtë dështim, pasojat që solli dhe sidomos mësimet që u nxorrën prej saj, janë disa nga pikat ku vërtitet shumëçka rreth asaj ngjarje pikante në historinë e futbollit të të dy vendeve në fakt.

S’e di se sa e vërtetë mund të ketë qenë, por përpos arsyeve teknike sportive, ajo që në historiografinë e futbollit gjerman, cilësohet sot e kësaj dite si “katastrofa e Tiranës”, sipas disa prej protagonistëve të saj, ka pasur edhe një arsye tjetër.

Zbulohen arsyet “josportive” të dështimit

Dështimet “e pashpjegueshme” të sulmit gjerman përballë mbrojtjes shqiptare në atë barazim pa gola të 17 dhjetorit  1967,  ish-legjenda Günter Netzer i shpjegon me faktin se nuk kishin pasur mjaftueshëm as për të ngrënë, ndërsa ish-kolegu i tij, Willi Schulz më vonë do t’a precizonte në këtë mënyrë pretendimin e tij: “Nuk kishte mish. Kishte vetëm bukë dhe vezë. Vezët vinin nga një kombinat vezësh”.

Nuk dua të dyshoj aspak në thëniet e ish-lojtarëve gjermanë, por një hije dyshimi e ekzagjerimi në këtë aspekt duket se ka, pasi mendja t’a do që një ngjarje e tillë që për vetë ish-regjimin ishte një rast i mirë për të pastruar sado pak imazhin e vet në sy të opinionit ndërkombëtar, nuk do të lihej pas dore në trajtim, duke i mohuar dhe racionin e mishit në këtë rast jo një ish- të burgosuri, as ndonjë shqiptari të thjeshtë, as edhe ndonjë të huaji dosido, por pikërisht Kombëtares Gjermane të Futbollit.

Ndërkohë, më ngjan se pohimet e mësipërme janë vërtetë të rralla, në mos të vetmet e të pambuluara me dëshmi nga protagonistët e tjerë nga skuadra gjermane e asaj kohe. Prestigjozja “der Spiegel” ka cituar me këtë rast edhe protagonistë të tjerë të asaj ngjarje e në asnjë syresh, nuk has në një pohim të tillë.

Megjithatë, që të mos i hamë hakun askujt e “t’i japim Çezarit atë që është e Çezarit”, për të mos kaluar në banalitet e naivitet, duket se pretendimi në fjalë përkundrazi, nëse do ishte i vërtetë, do ishte sigurisht edhe më i turpshëm, se sa “turpi” që është dashur të mbajë ndër vite – siç e pohojnë dhe vetë protagonistët – Kombëtarja Gjermane e Futbollit, i cili gjithsesi mbetet vetëm një “turp” në kuadrin e thjeshtë sportiv.

E në këtë rast, ai sigurisht se vetëm do të shtonte listën e “bëmave” të pafund të ish-regjimit komunist dhe s’do të njolloste aspak vlerat shqiptare të mikpritjes, çka mund t’a kthejë këtë çështje tashmë në një diskutim që i tejkalon kufijtë e sportit.

3 ndër dështimet më të mëdha të futbollit gjerman 

Sidoqoftë, për t’u rikthyer sërish në temë: Nuk shkoi më shumë se 0:0 përplasja e formacionit të drejtuar nga Helmut Schön në atë kohë përballë Shqipërisë komuniste – një rezultat që ka hyrë në “Memorjen e futbollit gjerman”, siç do të thoshte dikur ish-mbojtësi i Kombëtares Gjermane, Bernd Patzke. “Turpi i Tiranës” renditet përkrah humbjes 0:1 kundër ish-RDGJ-së në Botërorin e 1974 dhe “Turpit të Cordoba-s”, me atë humbje 2:3 kundër Austrisë në Botërorin e 1978, deri më sot si njëri ndër tre dështimet më spektakolare të Kombëtares Gjermane në gjithë historinë e vet.

“Është hera e parë dhe e vetme që Gjermania regjistron një dështim në fushatat e saj kualifikuese për një turne madhor, siç është edhe Kampionati Europian i Futbollit”, thotë Bernd-M. Beyer, biografi i ish-trajnerit të Kombëtares Gjermane, Helmut Schön në një bisedë për zdfsport.de: “Që kjo të ndodhte edhe ndaj një kundërshtari si Shqipëria, për një komb të madh në futboll si Gjermania, është diçka e turpshme”.

Refuzimi i VIP-ave

Humbja në kualifikueset për Europianin e Italisë të vitit 1968, ndodhi në mes të një atmosfere  suksesesh të bujshme të Gjermanisë në futboll, ku renditet titulli i nënkampionit në 1966 në Angli dhe fitimi i Kupës së Kampionëve të Europës nga Borussia Dortmund (1966) dhe sukseset e Bayern München (1967). Ndeshjen ndaj Shqipërisë në Gjermani, Nationalmannschaft-i e kishte fituar qartazi me një rezultat tenistik 6:0, e në kthim do mjaftonte edhe një fitore formale për të skualifikuar ish-Jugosllavinë rivale.

“Por Kampionati Europian në atë kohë nuk kishte këtë rëndësi që ka sot”, mendon Beyer, biografia e të cilit rreth “Helmut Schön”-it u shpall edhe si libri më i mirë për futbollin i vitit 2017. Kishte edhe një arsye domethënëse për atë dështim. “Lojtarë kryesorë si Franz Beckenbauer, Uwe Seeler dhe Gerd Müller refuzuan të luanin – sigurisht, me një arsyetim të justifikueshëm, por unë hezitoj të pranoj se do të kishte qenë po kështu, nëse ata do të duhej të luanin për kualifikimin në Botëror”. Kështu që ndodhi që mesfushori Peter Meyer i Borussia Mönchengladbach për shembull, të luante në atë takim ndeshjen e tij të parë e të vetme me Kombëtaren në gjithë jetën e tij.

Veç kësaj, biografi i Schön-it thotë se bashkëjetesa në një rol mes Günter Netzer dhe Wolfgang Overath për herë të parë tregoi çarjet e saj. “Sipas kuptimshmërisë së roleve të asaj kohe, që të luanin dy regjisorë pranë njëri-tjetrit, doli të ishte diçka që nuk funksionoi”.

Kurrë më pa “legjionarët”

Për Günter Netzer ishte qysh në atë kohë tashmë e qartë se kujtimi i asaj dite do t’i ndiqte lojtarët gjermanë gjatë gjithë jetës. “Ishte një katastrofë e rrallë”, do të thoshte ai vite më pas. “Ne në atë kohë, ishim një komb i madh në futboll, e Shqipëria ishte veçse një xhuxh në këtë aspekt. Në atë kohë, në futboll kishte vërtetë gjigandë dhe xhuxhmaxhuxhë”.

Pikërisht, ky mentalitet u thye më 17 dhjetor 1967 në Tiranë, përballë një turme të papërmbajtshme spektatorësh euforikë në një stadium të mbushur plot e përplot. “Ndeshja solli me vetë një kthesë radikale, sepse tashmë u bë e qartë se kundër askujt nuk mund të fitohet duke luajtur “me këmbën e majtë”, por se përballë çdo kundërshtari, duhet një përgatitje profesionale dhe vënia në dispozicion e lojtarëve më të mirë”, thotë autori Beyer, duke shtuar se “nuk duhet të tërhiqemi nga aktivizimi i profesionistëve që luajnë në liga ta huaja, të cilët për shumëkënd vlerësohen si ‘tradhëtarë’”.

Çfarë mësuan shqiptarët nga kjo përballje?

Edhe shqiptarët nga ana tjetër, përtej euforisë së rezultatit sportiv, duket se mësuan shumëçka nga kjo përballje. Së pari nisi të thyhej një mentalitet që fatkeqësisht do të zinte rrënjë sërish për vite e dekada të tëra, e madje mezi po shlyhet edhe sot e kësaj dite: kompleksi i inferioritetit përballë të huajve, e sidomos kundër skuadrave perëndimore, të cilat shiheshin si UFO të zbritura nga ndonjë planet tjetër. Së dyti, në aspektin teknik sportiv, do të përfitohej shumë, pasi përballja me ekipe të një kalibri të tillë, diktonte skema e strategji më të rafinuara, në përshtatje me kohën.

Përballja ndaj RFGJ-së në Tiranë, pas humbjes turpëruese që ata na kishin rezervuar në Gjermani, e që për më tepër vinte me një status gjigandi në skenën botërore të futbollit, vuri në vend nderin e skuadrës shqiptare dhe konfirmoi gjithashtu talentin e trajnerit të saj legjendar, Loro Boriçi dhe yjeve të saj të kohës: Pano, Zhega, Bizi, Rragami, Vaso etj., të cilët shkuan përtej mundësive të veta, duke sakrifikuar shumë e dhuruar një performancë të paharrueshme.

Përballë pretendimeve se Shqipëria ishte bërë vegël e ish-Jugosllavisë, duke dëmtuar kështu Gjermaninë në objektivat kualifikues, u ravijëzuan edhe pretendimet që kishin të bënin me performancën e një gjyqtari që la për të dëshiruar, austriakut Ferdinand Marschall, i cili anuloi edhe një gol të shënuar në minutën e 53-të nga shqiptarët, çka solli hije dyshimi rreth përzgjedhjeve që bënte UEFA, duke aluduar për afërsinë nacionale mes Austrisë dhe Gjermanisë.

Paranoja  e ish-regjimit të Hoxhës, do të bënte që Shqipëria të vuante hërë pas here penalitete e mospjesëmarrje në fushata kualifikuese apo aktivitete sportive ndërkombëtare, ose të kishte një prezencë fare të pakët në numër përballjesh me botën, çka jo vetëm në sport, solli me vete pasojat e një izolimi që tashmë të gjithë i dimë.

Përballjet e mëpasme me Gjermaninë, ku në disa raste nuk kanë munguar as “surprizat” në minutën e fundit, ndërsa kemi korrur ballëlart humbje të tipit 3:4 apo 2:3, kanë bërë që tashmë ai barazim i vitit të largët 1967, i arritur me aq shumë sakrifica në Tiranë, të shihet vetëm si prelud i një tradite shumë dinjitoze e shembull krenarie në përballjet shqiptare me botën e jashtme. Nisur nga kjo, ai moment duhet të vijojë të kujtohet me nostalgji e me respekt si një relike e çmuar e traditës sonë, jo thjesht dhe vetëm sportive.

29 komente në “50 vjet nga “Turpi i Tiranës”, gjermanët: U ndalëm se na dhanë të hanim vetëm buke dhe vezë”

  1. Flutura says:

    Pohimet e ish trajnerit gjerman te kombetares shqiptare te disa viteve me pare jane krejt te ndryshme. E turpeshme per ate qe e thote se nuk kishin mish per te ngrene, sidoqe te ishte nje vic per ta do te gjendej. Por ata dolen te mundur ne ate ndeshje duke marre parasysh se u anullua nje gol qe dukshem kaloi vijen fatale. Por Shqiperia ka qene ferr per kombetaren gjermane sa here jemi ndeshur me ta, bile edhe ne Gjermani kur Musta u hapi porten se ishin duke u skualifikuar me turp.
    Juve qe shkruani beni edhe komentet mbi bazen e realitetit dhe jo vetem mbi theniet e nje apo dy lojtareve te revoltuar gjermane. Ka ndeshje qe jemi rrahur keq por ka edhe ndeshje qe kemi luajtur me dinjitet perballe gjermaneve te kohes, kampione bote dhe Europe.

    1. Celo Mezani says:

      Sakte Flutura. Ne 1967 i eleminuam, por dy here te tjera i kemi bere me zemer dhe jane kualifikuar per nje fije.

    2. Spartaku says:

      Flutura! Jame dakord me ju.Ne ate kohe ekzistonte dhe sedra shtetrore,ndjenjat politike,qe kushdo qe vinte nga jashte,te pritej me te gjitha te mirat,duke lene mbresa te shkelqyera kur largoheshin. Ajo thenja se na jepnin buke me veze,jane mbroçkulla,ose te artikullshkruesit,ose te sportistit Gjerman sepse nuk fituan ne Tirane(0-0).Ne ate kohe sportistet tane te talentuar,kudo qe shkuan neper bote shpalosen mjeshterine e tyre sportive.Me kujtohet nje sportist shqipetar, LAME,ka lene fame te madhe ne Gjermani,e shume te tjere,qe u bene krenaria e shqiperise.Plus qe ka patur nje tifozeri ineligjente,te sjellshem dhe sportdashese.

      1. MOndi says:

        Taku, artikullshkruesi pikerisht ate po thote qe ato pretendime te dy protagonisteve s’ka mundesi te kene qene te verteta, por problemi eshte se ju lexoni mbrapsht. Mbi bazen e saj eshte marre spunto dhe eshte bere i gjithe shkrimi, se te tjerat jane thene e sterthene ne keto 50 vjet e sidomos ne keto 27 vite demokraci. Te fala revolucionare nga Mondi99

  2. capi dhia says:

    Gjermanet kishin bere nje gabim te cilin e korigjuan ne takimet e tjera me Shqiperine. Ata nuk kishin mare ushqime gjermane dhe guzhinier me vete, dhe te mashtruar nga propaganda e kohes kunder Shqiperise, dikush iu hodhi nje dore miza ne Tirane, dhe ata ia futen me buke e veze e djathe, si e keqja me e vogel, per ti shpetuar ndonje provokimi te supozuar nga ushqimet me pasoje lojen e dobet dhe humbjen.
    Ata qe e njohin futbollin e dine fort mire se cdo ekip i dobet e qit nje ndeshje te mire ne disa vite. Ndeshjet e tjera me Gjermanine ne i kemi humbur, sepse gjermanet i vune gishtin kokes nga pesimi qe iu be mesim. Moren guznhier dhe ushqimet e tyre, gje qe e pelqyen edhe zyrtaret shqiptare, dhe u mbyllen llafet, mizat.
    Ai sistem ishte si ishte po kurre nuk bente veprime antisportive, pasi koruptohej nderkombtarisht sistemi politik qeverises. Dhe kjo e fundit ishte gjeja me e rendesishme, se sa nje humbje ndeshje futbolli.

    1. mirel says:

      Po shtypi shqiptar nuk ka pushuar se publikuari legene si puna jote qe ankohen si kurvat nga mengjesi ne darke dhe gjermonet e gjeten zgjidhjen me qesharake.
      Jo vetem ne ato vite qe kishte bollek, kujtojme furnizoheshin dhe greket me buke dhe mish qengji, se ishin ne gjendje krize dhe i hanin bajgat Shqiperise, por dhe vitet 80 kur plasi kriza futbollistet ushqeheshin me nga nje pule te pjekur ne vakt ne turizem..ashtu quheshin hotelet me te mira..
      DhDhdo linin ekipin kombetar gjerman pa buke.
      Vetem zogiste e balliste i shpikin keto cyryklleqe.
      Dhe gjermanet qe iken me bishtin nder shale..edhe pa buke e veze te ishin do kishin fituar.
      Po cti bej Mustes qe ju fali golin heren tjetet se do ishin skualifikuar prape si kurvat

      1. Toni D. says:

        I skate analizza shprehur Mirel… e te medosh qe gjermanet edhe ne ditet e sotme kane guzhinen me kot ne bote..

  3. Bobi says:

    Ne ate kohe ne shqiperi kishte akoma. Nuk mungonin berxollat salcicet mishi i vicit. Etj etj. Mund te mungonin ne nje bar apo dy por kure ne hotel dajti ku gjeje dhe nuk mungonte asnjegje kuptohet per te hujajt gjeje si themi ne edhe mjalt blete. Ja kan fut kot plako pralla me mret. Un e kam pare ate ndeshje ne stadium. Mbrojtje e hekurt nje gjuajtje shtylle dhe topi brenda vijes dhe gol analluar i albitrit i gjinalit. Mbaj mend ne fund shulc nxori nga xhepi i mbathjeve shamine dhe fshinte lotet.

    1. joel shkodra says:

      Nuk thuhet: “gjeje MJALTE BLETE”, por thuhet “QUMESHT DALLENDYSHEJE”, sepse “mjalte blete” gjendet kudo, por “qumesht dallendysheje” nuk gjendet. Nejse, sa per humor! Se ajo ndeshje, sidomos per ne qe e kemi pare ne stadium, eshte e paharruar.

  4. Martina says:

    E pabesueshme.ne hanim bar per vete dhe mikut ijepnim ate qe e çudiste

  5. DinPaku says:

    Turp nuk eshte barazimi i Gjermanise me ne 0-0 dhe eleminimi i saj nga Europiani i 1968, por turp eshte pikerisht te konsiderosh si shkak se paskan ngrene vetem buke me veze. Eshte turp per ata qe e kane thene, per ate qe e shkruan ne nje biografi, per Armandon qe e rishkruan ne kete shkrim dhe per Gazeten Tema qe e ve edhe ne titull. Kriza e ushqimit tek ne ka filluar ne vitet ’80, dhe ajo preku vetem popullin e thjeshte.

  6. P.PAno says:

    Gjermant ishin msu ne Itali ,
    qe saher shkonin hanin Mortadela
    dhe nji i tille i mungoj ne Shqiperi ?

  7. Gjoni.Shkoder. says:

    Turp per kete palogazetar qe behet zedhenes i nje genjeshtre me bisht.
    Nuk ka ekzistuar kurre qe shteti shqiptar te mos ishte ne gjendje te shtronte nje darke per nder te nje delegacioni te huaj.
    Ne ato vite une kam qene femije por me hanger kemi pas normalisht.
    Kriza e mishit ka ardhe nga fundi i viteve ’70 e ne vazhdim pas tufezimit te bagetive.

  8. aleko says:

    Nuk eshte turpi i Tiranes por yti o pisanjoz qe slate gje pa ndyre..Ne ate kohe cdo gje e kishte shteti ne dore perfshi dhe darkat e drekat e nivelit te larte dhe organizimi i tyre ishte ne shkalle te larte.Vec asaj shqipetari edhe nese eshte i varfer kursen per vete per te nderuar mikun ,,prandaj heshtni se late name o njerez te pafytyre..

  9. Kellira says:

    Eshte nje trapllek i vertete i shkruar nga nje amator gazetarie dhe sporti por edhe njohes i keq i historise!
    Karburanti i nje sportisti jane karbohidratet (makaraona dhe buke) dhe jo proteinat (mishi).
    Nje sportist duhet te konsumoje 50-60% karbohidrate dhe pjesen tjeter yndyrna dhe proteina (15-20%).
    Nga ana tjetet mos ngaterroni epokat. Ne vitin 1967 Shqiperia nuk ka qene ne krize ashtu si ne vitet 1980.
    Por edhe ne keto vite restoranteve apo hoteleve te kategorise se pare nuk iu mungonte asnje asortiment perfshi dhe mishin.
    Bravo çunave! Kaq!

    Ah. Harrova me bo nji pytje:
    Mos ndoshta sportistet perendimore ne ato kohera merrnin suplemente (droga) dhe prandaj iu duhej “kuzhinier” personal?!

  10. $$$$$$$$$$$ says:

    Pavaresisht nga spekullimet e kujtimet 50 vjecare, une e kam pare vete ate ndeshje ne stadium dhe me ka ngelur ne kujtese si rralle ngjarje te tilla. Kombetarja shqiptare ka luajtur nje nga ndeshjet e saj me te mira te asaj kohe, madje Fred Gjinali shenoi edhe nje gol fantastik qe gjyqtari austriak beri sikur nuk e pa, sepse portjeri gjerman me mjeshteri e nxorri shpejt ketej vijes fatale, por nuk duhet harruar se ate dite Shqiperia pati nje fat qe une rralle e kam pare te ndonje skuader tjeter. Sigurisht pas 50 vjetesh, ajo qe kujtohet nga nje ndeshje eshte rezultati dhe pasojat e pakendshme qe pati ai rezultat per RF Gjermane. Por fakti qe Shqiperia mbeti nje nga skuadrat me te dobta ne Europe per nje kohe shume te gjate pas kesaj ndeshje tregon qartazi qe 0:0 e 1967 me RF Gjemane nuk qe vecse nje rastesi e lumtur, si me thene ra daci ne kos.

    1. Flutura says:

      Ti qenke kos i thartuar or cun po ne vitet 80 kur per nje fitore me belget do te ishim kualifikuar per boteror, apo s’ke degjuar gje ose lexuar ndonje gje tjeter. Paske rene ne qytet vone ti si daci ne kos e shkruan me te degjuar, se gjithe te tjeret i kane pare ato ndeshje nuk shkruajne me te degjuar.

      1. $$$$$$$$$$$ says:

        Flutura, me vjen keq po ti kur i hypke flamurit e make vrapin mbrapa Dajtit. E para une i kam pare ato ndeshjet qe thua ti, dhe kishin kaluar gati 20 vjet nga ndeshja me gjermanet se eshte fjala per kualifikueset ne Boterorin e 1986. Dhe po, ka qne nje nga perfaqesimet me te mira me trajner Rrelin, ku ne nje grup me Belgjiken, Polonine dhe Greqine kemi zene vendin e trete me pike te barabarta me Greqine, po me golaverazh me te mire. Belgjiken e mundem ne Tirane, dhe desh u cmend Komiteti Qendror, po na futi dru ne Belgjike. Me Polonine barazuam ne Varshave, po na futi dru ne Tirane, me greket morem nje barazim ne Tirane dhe na munden ne Greqi. Keshtuqe daci kishte rene ne kos ne 1967 me Gjermanine dhe mbas 20 vjetesh piu nja dy pika qumesht.

  11. Albani says:

    DHE CFARE KA PER TURP NE NJE NDESHJE FUTBOLLI MORI IDIOTE,QE NGA ARTIKULLSHKRUESI DHE JU QE LLAPNI KETU,DHE AQ ME TEPER KUR NDESHJA PASKA DALE BARAZIM/
    SHKERDHATA NJEREZ,LOJE ESHTE DHE KUSHDO MUND TE FITOJE.
    SIPAS JUSH MORE SHKERDHATA,DHE NE DO TE SHKRUAJME PAS 50 VJETESH PER HUMBJEN NDAJ LUKSEMBURGUT?

    1. rrencak says:

      Kush ta beson mor kar se hotel dajti ne vitin 1967 nuk ka pase ushqim, jeni rrencak, edhe ne vitet 89 _ 90 per reklame hotelet e turizmit ne Shqiperi per imazh te gjoja nuk kane kene krejt bosh per te huajt

  12. vito says:

    GJERMANET mos han mut kot , se ne at koh nuk ishte ber kolektivizimi ne SHQIPERIN e asaj kohe , e kemi jetuar vet at koh , ne pazarin e gjes gjall tek NSHN10 ta mas rruga ures e blije qingjin dhe delen per 500 lek te asaj kohe , mishi derrit i preferuar per gjermanet rrinte varur 24 or tek kasapi me 70 lek kilen dhe se prekte njeri me dor , per çfar vezesh flasin kta legena kta nuk kishin byth te fitonin se i mungonte myler dhe bekembauri ,nexer ha mut kot , e moren vesh qe ishim shtet komunist dhe filluan politiken kur nuk i heci ne futboll , po kur luajtem ne gjermani qe priste irlanda veriut kualifikimin dhe ndeshja ishte 2-me 2 qe gjimonte rubeshi trajneri gjerman e mblidhte topat duke qar qe i la musta ne minuten e 87 nje gol se ishte tifoz me gjermanin dhe ne gjermani buk me vez kishin ngren nexeri dhe ekipi gjerman , pun legenash artikull i peshir , ne shqiperin e viteve 70 nuk behej fjal buka kishte sa te pellcisje ishte keq per konfeksione po , po jo per mish e ushqim ku te tera ushqimet ishin bio komplet , ishte ushqimi me i paster ne bot , leqe ne ate vit nuk ishin hapur akoma pularit ato u hapen mbas viteve 70te vezet i haje plan er te fresketa nga pula qe rriteshin ne fush , pun legenash prapagand zzorraxhish ,dhe ju o komentus qe nuk e keni jetuar at koh mos i hani te gjitha histort qe ju servirin gazetat se lat nam , pyesni nje her ata qe e kan jetuar at koh , pastaj shani vendin tuaj , te paret tuaj dhe baballaret tuaj qe punonin dit nat ne at koh dhe nuk gjenje as nje njeri per be pa pun ,kjo esht e verteta.krizen ne SHQIPERI e krijoi ramiz alia ne vitin 85 ku futi tollonin se po pregatitej per ndryshim sistemi dhe desh qe te fuste pakenaqsi totale ne popull dhe te justifikohej se nuk e shtynin dot me dhe ashtu u be ,por rezervat ushqimore qe trashegoi ai sistem jan shitur ne treg deri ne vitin 210te nga hajdutet e sotem qe therrasin ujku ujku ter diten.

    1. Vjosa says:

      Kush i beson keto komentuesit dhe gazetarin rrencak se ne vitin 1967 hotelet e turizmit te ne paten pase per ushqim vetem buke e veze, ç’ fare poshtersi ata qe shkrujne

  13. katarakti says:

    Kam qene ne stadium ate dite. Me kujtohet Vaso qe luajti edhe i plagosur dhe nuk pranoi qe ta zevendesonin. Po ashtu goli fantastik i Gjinalit qe u anullua nga gjyqtari austriak. Ajo ndjeshje perberi nje kulm per futbollin shqiptar, qe u barazua vetem vitin e kaluar, kur Shqiperia mori pjese per here te pare ne kampionatin europian ne France.

    1. $$$$$$$$$$$ says:

      Nje korrigjim te vogel per ty Kakarakti, Vaso luajti i plagosur se sipas rregullores se kohes nuk lejoheshin zevendsime, Nuk po them qe qe heroik, por eshte gabim te thuash qe nuk pranoi te zevendsohej, po te dilte jashte Shqiperia do te qe e detyruar te luante me 10 lojtare.

  14. Illyrian says:

    është TURP për ju që nuk dini të lexoni.
    “Turpi i Tiranës” i referohet pikërisht humbjes së Gjermanisë në Tiranë, pra u turpëruan në Tiranë.
    Autori nuk po i vë/hedh faj/turp Tiranës/Shqipërisë për ato që paskan thënë një apo dy futbollistë të RFGJ.
    PËRKUNDRAZI, ai hedh dyshime për vërtetësinë e “akuzave,” Në paragrafin e tetë.

    1. PidhiISateme says:

      E cilin po mundohesh te sqarosh or mik, keta komentatore qe lexojne me bythe dhe komentojne me loqe?

  15. drita says:

    ky artikull eshte shpifje kunder Shqiperise .Rrenaaaaa..

  16. berobebo says:

    Nje profesor i imi nga Fakulteti i shkencave te natyres, qe kishte mbaruar ne Gjermani e ka shoqeruar ekipin gjerman si perkthyes (S.M.). Profesori me pat thene se gjermanet erdhen ne Shqiperi ne nje sfond propagandistik shume te keq per Shqiperine, aq sa kishin marre ushqime me vete. Por Kuzhina e hotel Dajtit ka qene mjaft e mire, dhe duhet besuar se ishte me i miri ne vend. Kur u serviren gjellet e kesaj guzhine, gjermanet ngelen te surprizuar, pasi i kujtonin shqiptaret me bisht.
    Jane pallavra theniet se ska patur mish per nje delegacion gjerman. Ne 1967, kishte mish edhe ne privat se nuk ishte bere ende tufezimi. banalitete te kesaj natyre degjoja dhe mbreme kur nje grup gazetaresh komentonin ngjarje te viteve 70. Te gjithe kishin lindur ne ato vite dhe burimet historike i kishin nga ” njeriu me fame boterore, historiani i shquar Blendi Fevziu, qe ka bere monografine me vlere unikale per E. Hoxhen”. Me burime karikatura si Fevzo apo kjo qe skishte mish per nje delegacion, mos na lodhni ti lexojme, ju lutemi!!!!!!! Redaktoret e gazetes te perdorin filtra inteligjent.

  17. Deri ke Banka says:

    Futbollistet e RFGJ-se per ushqimin ne Hotel Dajti thane me Ironi që “Kombinati Pulave paska punuar mire”.
    Kujtedo i ndodh qe ushqimi nje vendi tjeter fillimisht nuk te shijon, te duket i cuditshem etj.
    Por te thuhet qe ne Hotel Dajti ne ate kohe nuk ka pas ushqim, eshte turp per ate qe e thote.
    Kjo ndeshje ka hyre ne historine e futbollit dhe patjeter qe preket nga opinioni Gjerman dhe ai Shqiptar.
    Duhet te pranohet e verteta qe Ekipi Shqiptar ate dite lujti futboll.Mbas ndeshjes se pare ne RFGJ njeri nga futbollistet Gjermane (emri nuk me kujtohet) ka thene qe ne Shqiperi do ta kemi te veshtire.
    Kjo nenkupton qe ajo loje ne Tirane nuk ishte rastesi.
    Statistikat pine uje per gazetaret, jo per futbollistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje