Serbia do të fillojë vitin e ardhshëm ndërtimin e seksionit të parë të së ashtuquajturës Autostrada e Paqes Nish-Prishtinë-Durrës, deklaroi zëvendëskryeministrja serbe, njëkohësisht edhe ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç.
“Seksioni Nish-Ploçnik është 36 kilometra i gjatë, ndërkohë që i gjithë projekti kushton 212 milionë euro”, deklaroi Mihajloviç duke shtuar se të dhënat financiare ishin ende paraprake.
“Ky seksion do të ndërtohet me ndihmën edhe të Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”, shtoi ajo, raporton ATA.
Mihajloviç tha se projekti i dokumentacionit ishte financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor.
“Nuk ka rrugë që nuk është domethënëse për Serbinë. Kjo rrugë nënkupton lidhjen me rajonin. Serbia nuk ka det dhe kjo është arsyeja që ajo ka nevojë për porte”, deklaroi zëvendëskryeministrja serbe, njëkohësisht edhe ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç.
Luftuat shume per dalje ne det dhe nuk mundet. Ju penguan kosovaret me arme ne dore. Mgjse e moret Kosoven e late prape. Tani ndertoni rrugen, pagoni taksen e saj dhe eja per pushime ne Durres e Shengjin.
Ate qe Serbet me lufte qe nga Pashiqi e Tito nuk e realizuan dot, shqipetaret jo vetem qe i mundesuan atyre daljen ne det por edhe ndertuan “rrugen e kombit” me shpenzime enorme te tyre.
Kurse shqipëtaret e kanë detin edhe portet dhe s’dinë t’i përdorin fare. Më popull i humbur se ne s’bëhet. Vetëm droge dimë të prodhojmë. Do presim që të vijë serbi që të vëri në përdorim të duhur portet tona. Sa të degjenurar që jemi bërë. Po na tallin disa politikanë bij kurvash.