Bilanci 2016, Albpetrol realizon 1.5 miliardë lekë fitim

21 Dhjetor 2017, 12:49Ekonomia TEMA

Këshilli Mbikëqyrës i shoqërisë Albpetrol sh.a ka miratuar bilancin e vitit 2016 ku Albpetrol ka arritur të bëjë një fitim përpara tatimit në shifrën 1.532.432.248 lekë. Kjo e rendit Albpetrol sh.a ndër kompanitë me fitimin më të lartë në Shqipëri për vitin 2016.

Fitimi i shoqërisë ka ardhur kryesisht si pasojë e rritjes së prodhimit nga vetë shoqëria si dhe rritjes së shitjes në natyrë, edhe pse çmimi i naftës brut në bursat ndërkombëtare nuk është në nivelet më të larta.

Bazuar në rezultatin e mirë financiar, në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Shoqërisë Albpetrol sh.a miratoi një pagë shpërblim për të gjithë punonjësit e shoqërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje