Një zjarr në një qendër sportive në Korenë e Jugut ka vrarë 29 njerëz, duke lënë shumë të tjerë të plagosur.
Zjarri nisi në bodrumin e ndërtesës 8 katëshe në qytetin jugor të Jecheon.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë ndërtesën e mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri tashmë është shuar.
Shumica e viktimave ishin bllokuar në një sauna në katin e dytë. Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë kërkimet e tyre.
“Zjarri prodhoi shumë gaz toksik, duke mos mundësuar që shumë njerëz të evakuohen”, tha një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Zjarrit.
Më shumë se 20 persona u shpëtuan nga kati pas përfshirjes nga zjarri.
Disa nga ata që mbijetuan përfunduan në spital me askfiksi nga tymi.
Deri në 60 zjarrfikës morën pjesë në luftën ndaj flakëve në qytetin 168 km në juglindje të Seulit.
Tymi i rëndë vazhdon të pengojë operacionet e kërkim-shpëtimit, thanë autoritetet.
Ndërtesa përmban një palestër, restorante dhe një sauna publike.
Eshte dora e zeze e kopukut Edi Rama,ai me Sajmir Tahirin i vune flaken kesaj vepre te mrekullushme te Korese se Jugut.Duhet me i heq imunitetin Edi Rams,dhe prokuroria te hape hetim qysh sot.Rrofte demokracia dhe Korea