Te spektri politik, në pushtet dhe opozitë, po shtohet disponimi për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë një konference për media.
Ndërkaq, dështimi i ratifikimit të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare, brenda dyzet ditëve të ardhshme, sipas Thaçit, do t’i kushtonte Kosovës me “një çmim shumë të lartë”.
Ai tha se aktualisht po angazhohet bashkë me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, në mënyrë që Demarkacioni të ratifikohet në Kuvend.
“Mundësitë dhe disponimi janë që Demarkacioni të kalojë”, tha Thaçi.
Sipas tij, po vërehet një disponim i gjithanshëm që të ndërpriten fajësimet dhe akuzat mes partive politike dhe vendi të lëvizë përpara me këtë çështje, e cila po e mbanë peng edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Më 7 shkurt, theksoi presidenti Thaçi, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker do të prezantojë strategjinë për Ballkanin dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian në këtë pjesë të Evropës, andaj ai ftoi spektrin politik që të jetë i përgjegjshëm dhe i përgatitur deri në atë kohë që t’i kryejë obligimet e veta.
Thaçi tha se nëse Kosova nuk e ndihmon vetveten, nuk mund të pritet që të tjerët të kujdesen për të ardhmen e saj.
Ndërkaq, sa i përket dialogut me Serbinë, presidenti Thaçi tha se dialogu nuk ka alternativë, por jo një dialog që nuk ka një fund qëllim. Si rezultat i këtij dialogu, Thaçi tha se ka ndryshuar gjendja në veri të Kosovës, në doganat në veri, ku Kosova kufizohet me Serbinë dhe pjesët tjera të vendit.
“Por tash, dialogu duhet të vijë në fazën përfundimtare për pajtim dhe njohje reciproke ndërmjet dyja vendeve, ose të përmbyllet me marrëveshje për të njohur të drejtën e Kosovës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha Thaçi.
Një marrëveshje e tillë, nënvizoi ai, është e domosdoshme, në mënyrë që të shmanget çdo mundësi që në rast të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në OKB, ndonjë shtet të përdorë të drejtën e vetos.
Thaçi e ka përjashtuar mundësinë që në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfshihen sërish të gjithë akterët ndërkombëtarë si në të kaluarën. Ai tha se vendimet për të ardhmen e saj, Kosova i merr vet, kurse lehtësimin e dialogut e bën Bashkimi Evropian, me ndihmën dhe rolin e pamohueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Thaçi ka folur dhe në lidhje me Gjykatën Speciale për krime lufte, e cila pritet të fillojë rastet ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën dyshimet për krime lufte. Presidenti përsëriti se kjo është një padrejtësi që i është bërë Kosovës, kurse miratimin e themelimit të saj, ai e cilësoi si rezultat të partneritetit të Kosovës me miqtë e saj ndërkombëtarë.
“Unë nuk jam ideator i themelimit të Gjykatës Speciale, sepse ideator i themelimit të saj ishte raporti i senatorit Dick Marty”, tha Thaçi, duke sqaruar pozicionin e tij në mbështetje të kësaj gjykate në kohën e themelimit.
Edhe këtë herë, Thaçi ka shprehur besimin e tij se në një të ardhme jo të largët, Kosova në partneritet me NATO-n do ta themelojë edhe ushtrinë e saj.
Të premten, presidenti Thaçi pritet t’i adresohet me fjalimin vjetor edhe Kuvendit të Kosovës. Adresimi para Kuvendit është obligim kushtetues për Presidentin e Kosovës.(REL)
A mor plera.
A nuk ju thashe qe eshte e kurdisur kjo pune?
Albini ne burg, keta kerma shesin Shqiperine.
Albini dy muaj me pare deklaroi qe “Ramuti nuk eshte aq patriot sa duket”
Dhe ne kohen qe firmosen mareveshjet e tradhetise Albini perfundon ne burg.
Kurva greke dhe serbe jeni qe te gjithe.
Kane vdeke shqiptaret, eshte e kote
President plehre ka cmim me te madh Se falja e tokes arberore ,thirrini mendjes si ju andej kufirit Dhe ne ketu te rahmutit.
Mirel të Përshendes nga zemra!!
Me Ben qejfi qe ka Shqipetar të kthjellurr
PO !! Pra I dashur Mirel
Albini ne burg .(1
Kta te shiturit gjunjezuan popullin e pervuajtur
She shih se qbehet me sa di une Bojken
Deportuan nga krahina shqipetare !!
Kurse vritet polici Enver Zymberaj nga Shkijet
Kiptohet me bekimin e ketyre te shiturve
Dhe madje vrasesit e policit sot Jan ne koalicion me RANËmut hajradiaj ….
Po po Mirel kesi tradhetar ka pasur kom I Shqipetar !! Gjimon
(2
Asht mobilizuar poashtu disa te pashkoll me
Kosov nenshkrimi I peticipnit qe gjykata special qe asht bekuar po nga keta te shiturit
Te ndryshohet.. keta Jan lideret qe me kemi
Dhe Mendojn se te gjith Jan budallinj ka per tju ardh fundi dhe shenjat duken!!