Këngëtari Rigels Rajku i njohur ndryshe me emrin e artit “Noizy”, ka hedhur dyshime të forta mbi dhunën e ushtruar ndaj të riut nga shkodra Florenc Beqiraj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka komentuar lajmet që qarkullojnë në portale se mund të ketë dashur të vetëvritet me rrip në burg.
“Ne burg nuk lejohet rripi dhe as lidhse kepucesh per te ber vetë vrasje, une besoj se gardianet e burgut e kan keqtrajtuar Florencin dhe duan ta mbyllin çeshtjen sa më para. Lutuni per Florencin, se vetem lutja ka mbet #FlorencitMosTiaHeqinAparatin”, shkruan Noizy në Instagram. (TemA)