Emisioni investigativ ‘BOOM’ në RTV Ora News ka trajtuar një temë të mprehtë sociale, që e ka kthyer shoqërinë shqiptare qindra vite pas.
Me kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit shtohet edhe numri i vajzave që i drejtohen spitaleve private dhe shtetërore për tu ‘rivirgjëruar’.
Edhe pse duhet të paguajnë rreth 1000 euro për këtë shërbim, ia vlen barra qiranë duke pasur parasysh faktin që kjo ndërhyrje do ti japë mundësi vajzave për të kaluar një jetë të qetë bashkëshortore.
Në materninetin shtetëror realizojnë ndërhyrjen, por kërkojnë besim
Mjekja – Goca si jeni?
Vajza- Mirë.
Mjekja – Si i keni punët?
Vajza- Mirë.
Mjekja – Pse keni ardhur në maternitet? Çfarë shqetësimi keni?
Vajza- Dua të realizoj një qepje.
Mjekja – O shpirti i vogël. Sa vjeç je?
Vajza– 21.
Mjekja –Kush të ka thënë që vihet në maternitet kaq lirshëm për të realizuar një qepje.
Vajza– Më kanë thënë disa persona që..
Mjekja – Që bëhet qepja në maternitet?
Vajza– Po.
Mjekja – Qepja në vetëvete nuk është një procedurë që lejohet, por nuk është dhe procedure që ndalohet.
Vajza– Ne na tha një vajzë që e kishte realizuar këtu dhe pastaj është martuar në Angli.
Mjekja – Ëhëë. Po ku e ka realizuar ajo, tha se ku?
Vajza– Po këtu tha që e ka realizuar.
Mjekja –Po kush e ka bërë?
Vajza– Tha që e kam bërë.
Mjekja – Ka ndonjë motiv që e kërkon qepjen, ne themi qepjen e himenit? Po flasim hapur, nuk është se në eksperiencat tona të përditshme nuk kemi bërë intervente të tilla mikrokirurgjikale. Nuk është ndonjë hata e madhe.Të vetmen rezervë që kam unë është raporti i besimit. Duhet të kemi një lidhje të fortë besueshmërie që unë të marr përsipër të bëj një ndërhyrje të tillë për të cilën e gjej dhe bazën ligjore.
e qep Hanemja,e cqyen Hasani sumen…………….allah uakbar!
Doktorrat meritojne burg. Ata femrat qe mendojne se duke u qepur behen te ndershme gabojne. Virgjeri nuk do thote ndershmeri. Ata budallenj qe e vene kusht per fejese virgjerine mendoj se duhet te ndryshojne mendim. Nje vajze e qepur lere qe nuk eshte e virgjer por eshte edhe rrenacake e pavlere qe mohon te kaluaren e saj ( e mire apo e keqe qofte ).
E sakte me mire 1 e vertere e hidhur se sa nje genjeshter e bukur
Per tfgs dhe rracen e tij dopjo cmimi se Kane qef edhe nga pas