Lulzim Basha u takua me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferri të cilit i tregoi për qeverisjen Rama.
Kreu i demokratëve i tha kryeparlamentarit Xhaferi që korrupsioni dhe krimi i lidhur me qeverinë janë armiku numër një i qeverisë.
Basha i tregoi edhe për zhvillimet e brendshme ku vuri në dukje se rreziku kryesor që kanos ëndrrën europiane për Shqipërisë dhe vendet e tjera të rajonit është korrupsioni.
“Korrupsioni dhe krimi I lidhur me qeverinë, janë armiku numër një i demokracisë, i ekonomisë, i qytetarëve”, u shpreh Basha, duke theksuar se përgjigja ndaj këtyre fenomeve është ngritja dhe konsolidimi i institucioneve të pavarura. (TemA)