Pëllumb Xhufi: Grekët duan varrezat? Të na kthejnë njëherë pronat e çamëve

20 Dhjetor 2017, 19:24Sociale TEMA

Mënyra se si po vepron diplomacia shqiptare në trajtimin e problemeve me Greqinë ka marrë kritika nga Pëllumb Xhufi, historiani që ndër vite ka ndjekur dinamikën e zhvillimeve mes dy vendeve.

Në një intervistë për Report TV, Pëllumb Xhufi thotë që Shqipëria nuk duhet të ekzaltohet me deklarimin e Kotzias për heqjen e ligjit të luftës.

“Gjykoj që jo vetëm ligji duhet të hiqet si i tillë, por edhe efektet e ligjit.

Në gjykimin tim është kthimi i pronave të ngurtësuara të qytetarëve shqiptarë, që me shpalljen e ligjit të luftës në vitin 1940, u bllokuan nga qeveria e atëhershme greke. Ato mbahen sot e kësaj dite të bllokuara.

Efekti tjetër do të ishte njohja de jure e kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë e vendosur në vitin 1913, e cila është e konfirmuar me vendimin e ambasadorëve në vitin 1926,” shpjegoi historiani Pëllumb Xhufi.

Historiani Xhufi ndalet edhe tek çështja çame.

“Çështja çame e ka edhe ajo brenda problemin e pronave, por ai është vetëm një element i çështjes çame.

Ka një sërë problemesh të tjera.

Me heqjen e ligjit të luftës duhet të bëhet edhe kthimi i pronave, siç bëhet në marrëdhëniet e qytetarëve me shtetin,” tha Xhufi.

Vendimin e qeverisë shqiptare për lejimin e të tjera varrezave greke në territorin e Shqipërisë, Pëllumb Xhufi e shikon si një veprim që mbështet tezat e Voiro Epirit.

“Ushtarët grek të rënë gjatë luftës italo-greke në vitin 40-41 meritojnë një monument dhe jo të zihen sipërfaqe të tëra.

Toka është një vend i shtrenjtë, çdo gjë ka masë.

Janë ngritur tre varreza, por duhet parë më me kujdes,” deklaroj Xhufi.

Pëllumb Xhufi është i mendimit se Bushatit dhe Kotzias do t’iu duhet më shumë kohë për të zgjidhur çështjen e kufirit detar.

“Çështja e kufirit detar duhet negociuar me kujdes, jo për një ditë” tha Xhufi.

9 komente në “Pëllumb Xhufi: Grekët duan varrezat? Të na kthejnë njëherë pronat e çamëve”

  1. Malo diteziu says:

    Po Ismail Kadareja gjalle eshte? Nuk ka ndonje gje te thote per kete skandal kombetar?
    Apo do vetem cmime te Republikes dhe nderime te pamerituara?

    1. Flm says:

      O Xhufka, mbaje ne goje sa te maresh pronat, kete ceshtje.
      Kete ceshtje Mbaje ne goje se keshtu e ke nise karieren dhe keshtu duhet ta vazhdosh qe te “hash buke”, ndryshe ta preu rrogen Erdogani.

  2. Krio says:

    Gjella hahet me luge o historian i Erdoganit. Javash javash. Hapet dera dhe futesh brenda.
    Ti shif historin. Lere politiken. Puno pak per popullin qe mos vdesi injorant.
    Bushati esht ne regull. Me t bute zgjidhen problemet

    1. Llazi says:

      Edhe ty te kishim mangut o bythqir i janullkës

  3. Llum says:

    Nuk te mjaftojne institucionet, or Malo rrota po do te fusesh dhe artistet ne vallen e politikes. Vendimet I mer kryeministri dhe parlamenti jot. Atyre kerkou llogari se per ata votohet e. paguhen taksat Jo per privatet.

  4. beni says:

    Do t’u japin Idrizit ne nshtetsin greke e me pas projektit ne ishujt e Greqis si reabilitim e mos deskriminim!
    Camet Jan matrapaz e duhen populluar ishujt grek per te dit ekonominë e te behen ishujt te banuar!

  5. Llazi says:

    Profesor Xhufi per president !

  6. Ylli says:

    Me falni per fjalorin …..o legen dhe sahanlepires komunist Pellumb Xhufi
    Per varret e ushtreve greke e akuzoni Berishen per tradhti kombetare ????
    Per te njejtin problem nuk e akuzoni Ramen fare !!!!Madje beheni qesharake kur akuzoni greket pse duan varreza ne Shqiperi ,sikur ne rastin e Berishes varrezat i kerkonin kinezet !!!
    Jeni objektiv ,sic ku ka mesuar Enveri !

  7. Agron says:

    Jam dakort me zotin xhufi ju që e ogendoni jeni e nuk të grekut ose gjak prishur.pse i vranë grekët në trojet tona kush i ftoj e pra pse duhet ti nderojmë me varre.ndërsa të paftyrët grek nuk i lejonë shqiptarëçam të krahinës çame të uzurpuar nga andartët grek që ë shkojnë në trojet e tyre të mirëmbajnë varrezat e të parëve tyre e të gzojnë pronën e tyre.grek janë si hoxha e prifti që thonë bëjë si thom un e mos bëj si bëj un.ata që ofrndojnë pjestarët i kombit nuk janë pjesë e tij edhe se mund të flasin e shkruajnë shqip gjë që mund ta bëj edhe një përkthyes kinez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール 100cm

    YourDoll JP 彼らはあなたとの仲間である必要があるほど合理的なダッチワイフ

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje