Plani i qeverisë për të nxjerrë nga qarkullimi makinat e vjetra pas 1 janarit

20 Dhjetor 2017, 18:42Sociale TEMA

Nga janari i vitit të ardhshëm, qeveria do të ashpërsojë masat për të nxjerrë nga qarkullimi makinat e vjetra, të cilat konsiderohen si një ndër ndotëset më të mëdha në mjedis.

Në një intervistë për Report TV, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh se makinat e lejuara do jenë makinat e prodhuara në 2005 e sipër.

“E ndjen këtë nga lëvizja e makinave që janë jashtë parametrave europianë të ajrit, e ndjejmë këtë nga makinat që janë drejt fundit të jetës dhe demolohen në mënyrë të parregullt në gjithë Shqipërinë.

Vijmë tek pikat e skrapit, që vazhdojnë fatkeqësisht në qendrat e qyteteve të punojnë kudo”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Qeveria pritet të kalojë një paketë të re masash lehtësuese për të nxitur blerjen e automjeteve të reja.

“Kërkesa fare elementare është që ne të shkojmë me shpejtësi drejt kërkesave europiane të importit brenda vendit tonë vetëm makinave të cilat kanë një standartë të lartë të trajtimit të gazrave, gjë që shton kufizimin e trajtimit të makinave sipas tipeve dhe mënyrës se si e trajtojnë karburantin.

Do ketë lehtësira fiskale apo hapësira më të mëdha ligjore për makinat të cilat janë të paktën hibride, por edhe ato që trajtojnë gazin, edhe naftën, edhe makinat elektrike”, sqaron Klosi.

Brenda 6-mujorit të parë të 2018 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja, sipas të cilave lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike, që plotësojnë standardet Euro 5 të shkarkimeve në ajër; dhe mjetet ekzistuese, shkarkimet e të cilave iu përkasin standardeve Euro 1 (viti i prodhimit 1993-1994) dhe Euro 2 (viti i prodhimit 1997), duhet të marrin masat për arritjen e standardit Euro 3.

9 komente në “Plani i qeverisë për të nxjerrë nga qarkullimi makinat e vjetra pas 1 janarit”

  1. ILIRET says:

    Shperndani informacion , jo zhurme kazani. Ku thote Klosi se do lejohen vetem makinat nga viti 2005 e ketej !!!!!?????
    Ai thote se do te lejohen te qarkullpjne makinat Euro 3, qe filojne nga viti 1998 deri 2003, nga ky vit fillojne euro 4, sigurisht jo te gjitha markat. Makinat e vitit 2005 jane Euro 4 persa i perket ndotjes se ambientit…
    Dhe do te lejohet importi vetem per makinat Euro 5, qe fillojne nga viti 2008-2009

  2. Treviso says:

    Jam Dakota me Euro1 due Euro 2 qe te dalin jasht perdorimit, por qeveria duhet te punoje me shume per kontrollin e cilsise se karburantit.

  3. Nje qytetar says:

    I nderuar Minister, mqs zoteroj nje model te vitit 94, me benzine,1300cc , e cila ka 110.000 km , ne gjendje shume te mire dhe e leviz rralle kryesisht me familjen, dhe duke perdorur brenda qytetit te Tiranes transportin publik apo ecjen ne kembe, nuk kam ndermend per nje mjet tjeter. Jepni mundesine e zgjidhjes teknike per zevendesimin e katalitit sipas standartit te ri qe na kerkohet kundrejt pageses dhe shikoni seriozisht cilesine e karburanteve qe demtojne seriozisht shume shpejt katalizatoret e mjeteve. Kemi pare shume here mjete te reja qe ngelen per cilesine e gazrave si pasoje e karburantit abuziv. Kujtoj qe per mjetet e vjetra te mirmbajtura te cilat plotesojne normat e vendosura (Shevrolete te viteve 50-60 ne France te cilat jo vetem qe nuk jane skartuar por kane marre vleren e tyre historike dhe duke qarkulluar sipas normave bashkekohore per gazrat me katalizatore te pershtatshem. Mendoj se ka shume qytetare te rregult qe ne menyre ligjore kerkojne rregullimin e ketij problem pasi akoma nuk egziston luksi i parase per qytetaret e thjeshte , bile as Greqia nuk i ka hyre kesaj pune. Do te ishte mire ceshtja te trajtohet me kembe ne toke, duke e konsumuar me publikun, per te qene me realiste.Kontrolli teknik do te jete ajo qe do te percaktoje gjendjen e mjetit, dhe keshtu do te kete largim ne mase te mjeteve tejet te konsumuara.

  4. Trimi vajgurmazutsolarperziersi says:

    Filloni me kontrollin e cilesise se karburanteve pasi makina mund te jete e standartit Euro 5 por po i fute mazut solar vajguri etj etj qe tregetohet kudo ne atdheun tone kthehet ne standartin Euro 0 .

  5. Landi says:

    Asnje makine nuk mund te dali nga qarkullimi me vendime spekulative, por vetem nqs nuk ploteson kushtet teknike nga kolaudimi!

    Ne Zvicer qarkullojne makina te vitit 1990. Ne vendet e BE ,po ashtu. Ne Shqiperi cilesia e karburantit me e keqja dhe me e shtrenjta ne Europe,

    Merremi me vitin e prodhimit! Turp!!

  6. Landi says:

    Asnje makine nuk mund te dali nga qarkullimi me vendime spekulative, por vetem nqs nuk ploteson kushtet teknike nga kolaudimi!

    Ne Zvicer qarkullojne makina te vitit 1990. Ne vendet e BE ,po ashtu. Ne Shqiperi cilesia e karburantit me e keqja dhe me e shtrenjta ne Europe,

    Merremi me vitin e prodhimit! Turp!!

    Ky karagjoz Minister ne vend qe te kete Projekte punesimi, do ta shkaterroje tregtine e makinave te perdorura ku jane vetepunsuar mijra njerez. Shume turp!!

  7. Geri says:

    Pershendetje! po cfare jane keto budalleqe qe po degjojm perdite!? kush ka makine te vjeter e ka per nje arsye madhore: nuk ka aq te ardhura per te marre nje makine €10’000 nga koncesionaret tane. Makina te vjetra ka gjithe bota EU dhe USA. madje kane siguracion si makine historike porsa kalon 25 vite si makine. ca jane keto brockulla. po Gjermania qe ka makina te viteve 80-90 sa te duash pse nuk i nxjerr nga qarkullimi?! pse mor nuk flisni per karburantin e qelbur qe tregtohet qe te mbush mushkerit me bloze te zeze si nafta e benzina. keni perfitime prandaj nuk flisni per kte teme. boll se na cate koken me makinat se nuk kane faj makinat e vjetra se kto te rejat skan per te shkuar as 12 vjet me kte nafte muti. mos flisni per standarte EU se cdo gje tjeter eshte pertok ktu

  8. Geri says:

    ketu asgje nuk plotson kriteret. shikoni te kontrolloni cilesine e karburanteve, dhe mjaft u korruptuat! pastaj shikoni sa mire do djegin makinat e reja e te vjetrat bashke. une kam makine benzine te vitit 1995 1600cc. e mbaj shum mire, pse duhet ta coj ne plehra?? e perdor per arsye pune jo te vij verdalle kot neper qytet. nje 25 vjecar nuk ka ku te gjej aq para sa te blej makine te re e te shof si shkatrrohet nga karburanti shqiptar qe perpunohet me lloj lloj dreqi qe vetem ata e dine! licensoni oficina te vejm katalitik te rinj dhe me cmime te arsyeshme si shetete e EU. boll mashtruat per ajrin se sju plas fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje