Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos ka dhënë një intervistë për televizioni grek SKAI në prag të Krishtlindjeve. Ai ka folur për harmoninë duke theksuar se liria fetare është e plotë dhe se Kushtetuta e Shqipërisë është ndoshta me e mira në botë. Janullatos u ndal edhe në shqetësimin e madh që ka për minoritetin grek në Shqipëri.
“Problemi më i madh i grekëve në Shqipëri është që fshatrat janë boshatisur, pasi ata janë larguar.
Çështja është se ata që kanë lindur dhe rritur në këto fshatra dhe duhet të zhvillojnë jetën e tyre atje.
Të ikin nga ato vende dhe të fillojnë të bërtasin që “të tjerët na urrejnë” është një zgjidhje e lehtë, por në fakt nuk është kjo e duhura”, tha Janullatos.
Në lidhje me marrëdhënien e tij me kryeministrin Rama, kryepeshkopi theksoi se ka komunikim të vazhdueshëm me të.
Për disa gjëra nuk është dakord, por i rëndësishëm sipas kryepeshkopit është dialogu.
Në lidhje me Himarën dhe çështjen e pronave të minoritetit grek ai nënvijëzon se është një çështje e përgjithshme në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm e Himarës, raporton Vizion Plus.
“Është një çështje e përgjithshme, jo vetëm në Himarë nuk janë kthyer pasuritë.
Madje as neve për kishën nuk na janë kthyer shumë prona.
Pavarësisht se kemi marrëveshje zyrtare me shtetin nuk janë dhënë ende, ka vonesa.
Kthimi i pronave në Shqipëri është procedurë nëpër komisione e gjykata.
Çështjet e pronësisë janë të ngatërruara. Himara nuk është një çështje më vete.
Shteti ka të drejtë të bëjë ndërhyrje të caktuara, por duhet t’u jepet prona e pasuria atyre që u takon”, shtoi Janullatos.
I pyetur nga gazetari për raportet mes Tiranës e Athinës, kreu i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos jep këtë mesazh.
“Greqia mbetet gjithnjë fqinji. Fqinjët gjenden gjithmonë në momente të vështira.
Njerëzit duan që këto marrëdhënie të jenë të përforcuara dhe të sinqerta.
Të mos biem viktima të tensioneve por të ngremë ura” – theksoi kryepeshkopi.
Janullatos foli dhe për krizën greke dhe për autokritikën që duhet të bëjnë greket, si dhe për globalizmin e islamin. Sipas tij duhet të shihet e vërteta siç është. Në Shqipëri njerëzit e thjeshtë janë njerëzit e drejtësisë dhe të vërtetës përfundon kryepeshkopi.
Dhjavolos !
O moterqira a ka me djall se ju qe vetem shani si “trush pelar turko shak” dhe nuk fusni ne funksion trurin.
Bravo Hirësi. Nëse ka fol kështu dua ta përgëzoj.
Nuk ka minoritet gerrk ne Shqiperi dhe si rrjedhoje as problem pronash. Ata qe deklarohen si gerrk, jane beqire gjynahqare te cilet shpresojne te hane ndonje tas (mut) per te mbushur zorren. Janulla ben mire te ike ne pidh te s´emes, pa marre ndonje hu ne bythe.
Janulla po na thote haptas se nuk eshte kryepeshkopi i shqiptareve por i grekerve! Fshataret qe Janulla i quan greke jane shtresa e dobet e shoqeresi shqiptare e cila per interesin e nje jete me te mire i ka thene: “derrit daje”. Janulle fashisti vere shpirtin ne paqe dhe bindu se nuk ka grek ne Shqiperi biles as ne ate vend qe sot quhet greqi.
Une e ndoqa intervisten ne Greqisht,dhe persa I perket asaj duhet te them qe Hiresia e tij u shpreh ne menyren e duhur dhe si perfaqesues I besimtareve Shqipetare,pavaresisht pyetjeve djallezore te shkerdhates gazetar,mbase shumica e Grekeve u zhgenjyen,sepse deshironin te degjonin te tjera.
Janullato tha;
1-te mos I ngaterrojme minoritaret dhe besimtaret ortodokse Shqipetare
2-patjeter dhe natyrisht qe zevendesuesi Im do te jete Shqipetar.
po pergezoje o Klod, kush te ndalon?
Ky eshte forum shqiptar, jo grek.
Hyr tek skai grek the thuri lavde sa te ngopesh.
Ende gjalle kjo merrcin aa .kan perfaqson ky pope grek.,
Ardhja jote ne Shqiperi ndezi me shume se kurre urrejtjen shqiptare-greke,keputi edhe ato pak fije qe kishin mbetur.
Teorikisht”je per ngritjen e Urave”ti,praktikisht i ke shembur sa vure kemben ne Shqiperi ne krye te Kishes shqiptare,
padrejtesisht,ne kundershtim me ligjet tona.Ti ishe i perkohshem.Ne ate post qe qendron akoma ne menyre abuzive,
“fale”presionit te Shtetit grek qe abuzuon gjithashtu ne dem te interesave shqiptare,duke shperdoruar qenien e saj si
antare te BE,ndryshe,kjo toke dhe ky popull qe kurre nuk te ka dashur(perveç bythshiturve antishqiptare),do te kishte
flakur tej qe Diten e pare.Shporru,ti dhe shpirtzinjte qe ke mbledhur rreth vetes,nese kerkon te “pastrosh” shpirtin!
Por,kjo natyrisht nuk do te ndodhe,sepse ti ke ardhur me progarm nga sherbimi i fshehte grek,prandaj edhe do te
mbetesh i urryer deri ne fund,djalli Janullapos,shporru!