SHËNIM: "Fiks Fare", një produkt pa afat skandence

20 Dhjetor 2017, 19:32Sociale TEMA
SHËNIM: "Fiks Fare", një produkt pa afat skandence

Emisioni më i shikuar shqiptar “Fiks Fare”, mbushi 15 vite.

Në historinë e medias së re shqiptar, ky është ndër ato produkte, të cilat nuk kanë afat skandence.

Dhe ka një shpjegim për fuqinë e tij.

Së pari, ky është një produkt që bashkoi eksperiencën e gjatë si gazetar investigativ, të editorit të tij Filip Çakuli, me sarkazmën dhe humorin që e shet atë për publikun.

Nga brezi i vjetër i gazetarëve të para vitit ‘90, kanë rezistuar shumë pak vetë, por i vetmi që ka rezistuar si i suksesshëm, është Filipi.

Dhe kjo na kthen dhe një herë tek debati se përse ka kaq shumë skarco në shtypin shqiptar.

Përgjigjia është tek fakti që prodhuesit janë vetë skarco.

Së dyti, suksesi i “Fiks Fare” varet nga produktet e tij.

Në këto 15 vite më shumë zyrtarë të arrestuar kanë shkuar në burg nga “Fiks Fare”, se sa nga Prokuroria apo akuzat e ngritura nga vetë zyrtarët.

Fuqia denoncuese e emisionit është kthyer në një mit popullor, aq sa kur njerëzit janë nervozë me pushtetin, apo administratën, kërcënimi i parë që bëjnë, nuk është se do të denoncojnë në polici apo gjykatë, por tek “Fiks Fare”.

Në 15 vite, ka pasur tema të mëdha që kanë tronditur opinionin shqiptar dhe më gjerë.

Kujtojmë se ky emision ka investiguar i pari trafikun e foshnjave me Greqinë, me fakte konkrete, duke arrestuar dhe trafikantët grekë të qënieve njerëzore.

Ka denoncuar skandale seksuale, që nga pedofilia e një prifti ortodoks, deri tek zullumet e një ministri që abuzonte me femrat seksualisht në detyrë, duke u zbërthyer “mbërtheckat’.

Ai është emisioni që ka zbuluar skandale të sigurisë ushqimore, ujit të pijshëm, cilësisë së naftës, korrupsionit në drejtësi etj.

Së treti, “Fiks Fare” ka provuar se suksesi i tij nuk qëndron tek forma, por tek përmbajtja.

Formën kanë tentuar t’ia kopjojnë shumë televizione të tjera, por ajo është si një ekran që nuk lidhet me njësinë e kompjuterit.

Suksesi real i emisionit është tek beteja me temat sociale, me problemet e përditshme të njerëzve dhe stafin e gjerë dhe të përkushtuar, që ja del t’u japë zë halleve të njerëzve.

Ai është nga të paktët emisione që ka fansat e tij të “sëmurë” për të, dhe që nuk e lëvizin telekomandën në orën që trasmetohet.

Dhe kjo e bën atë unik dhe të pakopjueshëm.

Në këto kushte, mund të themi se “Fiks Fare” do të vazhdoj të jetojë dhe të ketë sukses, për sa kohë ai do të ketë të njëjtat parime pavarësie që ka aplikuar deri tani, të njëjtën mbështetje nga televizioni që e ka prodhuar dhe të njëjtin stil pune nga themeluesit dhe stafi i tij.

Ai është si një bimë e paeksportueshme diku tjetër, jashtë terrenit ku ka lindur.

Suksesi i derisotëm dhe ai në të ardhmen, janë të lidhur me klimën, oksigjenin dhe fuqinë që ka arritur të prodhojë vetë aty ku është.

1 komente në “SHËNIM: “Fiks Fare”, një produkt pa afat skandence”

  1. joel shkodra says:

    Emisioni “Fiks Fare” eshte kopjuar nga emisioni “Striscia la notizia” i Canale 5 i televizionit italian Mediaset. Prandaj, qe te shpetonin nga padia e kopjimit, i vune emrin “Fiks Fare” , dmth qe eshte njelloj me emisionin italian dhe autoret e atij emisioni i lane rehat, bile u bene edhe miq. Ama, punen e kane bere shkelqyeshem, njelloj siç e ben edhe emisioni hetues ne Itali. Ju lumte! Nuk e di a do te kete pasur guxim ndonje televizion tjeter ne ndonje shtet tjeter ta kopjoje kete lloj emisioni nga televizioni italian pa pasur pasoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje