Ditën e enjte, dt. 21 Dhjetor 2017, Banka Amerikane e Investimeve festoi festën e Vitit të Ri së bashku me fëmijët e Spitalit Pediatrik në Tiranë. Përfaqësues të ABI Bank u mblodhën së bashku me fëmijët dhe drejtuesit e Qëndrës spitalore Nënë Tereza për të festuar festat e fund vitit dhe dhuruar lodra e dhurata të ndryshme.
Emis Cerrava, përfaqësues i ABI Bank u shpreh: Jemi të lumtur dhe ndihemi të privilegjuar të festojmë bashkë me fëmijët e spitalit pediatrik. Festat e fundvitit janë një mundësi e mrekullueshme per tu shkëputur nga rutina e biznesit dhe për t’iu përkushtuar aktiviteteve me fëmijët. Falenderojmë stafin e Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe Spitalin Pediatrik për punën e palodhur që bëjnë në shërbim të fëmijëve dhe i sigurojmë që tek te ABI Bank ata do të gjejnë një mik të përhershëm dhe të papërtuar.”
Enkelejd Joti, Drejtor i Qëndrës Spitalore u shpreh: T’ju japësh gëzim fëmijëve, sidomos atyre që ky vit i gjen të semurë, është dhurata më e bukur. I gjithë stafi i spitalit së bashku me mjekët janë në gatishmëri për t’ju gjendur pranë familjeve dhe fëmijëve. Falenderojmë ABI Bank dhe iu urojme te gjithëve Gezuar Festat!
Kjo ditë e bukur u mbyll me një festë të vogël që ishte organizuar nga ABI Bank per fëmijët dhe shpërndarjen e lodrave per ta nga babagjyshi.
ABI Bank zotërohet nga NCH Capital, një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë me qendër në New York dhe me mbi 3 miliardë dollarë nën administrim.