Fati nuk e ka ndihmuar djalin shkodran qe te rikthehej ne jete, tek familja e tij qe e kishte bir te vetem dhe i eshte dorezuar perjetesise.
Florenc Beqiri, i riu nga Shkodra është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme, pas masakrimit që i është bërë në qelinë e paraburgimit në Marsejë të Francës.
Lajmi është konfirmuar nga babai i tij i cili ka patur një komunikim më gazetarin Leon Molla.
“Leon ma vranë djalin !!!
Këto ishin fjalët e babait të Florencit, Gëzim Beqiraj që më tha në telefon pak mituta që doktorrët Francez i hoqën oksigjenin.
Nuk po e besoja dhe menjëherë i drejtova pyetjen:
Gëzim çfarë thua ? Firmosët Ju që ti hiqnin oksigjenin?
Ai i përlotur më thotë: Jo Leon Jo, nuk më pyetën, doktorrët ja hoqën oksigjenin pa më pyetur, ma vranë djalin, ma vranë.
Në këto momente mbeta pa fjalë, nuk dija çfarë ti thoja.
Gëzimi vijoi duke më thënë: Mbarova, më vranë djalin tim të vetëm, nuk mund të flas, nuk di çfarë të flas, më vranë djalin Leon, o Zot, o Zot.
Me këto fjalë mbylli telefonin.
Kurrë nuk do ta harroi, kurrë, kurrë, kurrë.
Shpirti i Florencit pushoftë në Paqe”.
Mesditën e sotme, po babai i tij pati konfirmuar vdekjen klinike të 25 vjeçarit shkodran.
Florenc Beqiraj ishte i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj.
Florenci kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në proçedura për azil. I riu shkodran kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë.
Por ai është ndaluar nga policia franceze për një mjet identifikimi, dhe për shkak të mungesës së tij ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit.
Dhe për 3 javë me radhë është mbajtur në polici, derisa para tre ditëve autoritetet e kanë dorëzuar si të vdekur, në duart e mjekëve të spitalit në Marseille të Francës.(TemA)
E vrau shteti francez.Zoti i dhente force familjes.
undefined
Ngushellime familjes per humbjen e djalit ne kete moshe kaq te re. i qofte dheu i lehte!
Pô ku esht shteti shqiptar vetem hesht , per nje djal te ri qe e mbysin dhe e turturojn ne burg. Dhe ja heqin oksigjenin e tubave Pô firmen e babait, nuk ka padrejtesi ma te madhe, edhe turp te keni qeveria maskarejve dhe hajduteve nuk e ngrejn zerin per ket rast tragjik