Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi reagon ndaj akuzave të opozitës për votimin që u bë në OKB nga Shqipëria.
Koçi thotë se sido që të ishte votimi në OKB, PD sërish këtë kundërshti do të kishte.
Ai me ironi thotë se lidershipi i PD është aq proamerikan, sa janë gati të sakrifikojnë për të ardhur në pushtet.
Koçi e ka cilësuar lojë për pushtet reagimin e PD.
“Keta te PD jane kaq proamerikane saqe per kete jane gati te vijne dhe ne pushtet!
Vota e Shqiperise ashtu si e shume vendeve te tjera qartesisht proamerikane!
Sido te ishte votimi ne OKB keta te PD prape njelloj do turfullonin.
Loje per pushtet!
Ne asnje pike te programit te politikes se jashtme te PD nuk thuhet se njohin Jeruzalemin si kryeqytet te Izraelit.
Dhe kur ishin ne pushtet se kane vënë kurre ne diskutim Tel Avivin si kryeqytet”, deklaroi Koçi.(TemA)