Nga Eduard Zaloshnja
Para disa ditësh, Agron Duka postoi në rrjetet sociale, një fotografi në të cilën shiheshin të mbledhur në një tryezë, ai vetë, Ben Blushi, Bamir Topi, Dashamir Shehi, Vangjel Dule e Nard Ndoka. Ajo fotografi bëri xhiron e mediave online në Shqipëri, të cilat aludonin për krijimin e një poli të tretë politik, që do të bashkonte në një front të vetëm rreth 10 parti të vogla parlamentare e jo parlamentare (ku mund të përfshihen PAA, LIBRA, FRD, LZHK, PBDNJ, PDK, SFIDA, PDS, AKZ, etj.).
Në këto kushte, në sondazhin elektronik të këtij muaji (në serinë e sondazheve që kam zhvilluar muajt e fundit, për një revistë që botohet këtu në anglisht), partitë e mësipërme i testova si një pol më vete. Konkretisht, të anketuarit iu përgjigjën (përmes klikimit), këtyre dy pyetjeve:
Për kë do të votonit, nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet sot?
1- PS/PDIU/PSD;
2- PD/LSI/PR;
3- PAA/LZHK/PBDNJ/PDK/LIBRA/FRD/SFIDA/PDS/AKZ/etj.;
4- S’e di/S’votoj
Për kë votuat në 25 qershor?
1- PS/PDIU/PSD;
2- PD/LSI/PR;
3- LIBRA/FRD/SFIDA/PDS/AKZ/etj.;
4- S’votova
Sondazhi u krye me 2100 të anketuar në rang kombëtar (në shkallën 1/1000). Kampioni u ripeshua, për ta përfaqësuar elektoratin shqiptar sa më mirë, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit për këtë sondazh, ishte plus/minus 2.5%.
Duke i përkthyer shifrat e sondazhit në numër votash (shihni grafikun 1), rezulton se koalicioni mazhoritar (PS+PDIU+PSD), do të merrte sot rreth 750 mijë vota; koalicioni opozitar do të merrte rreth 680 mijë vota, dhe “Poli i 3-të” (PAA/LIBRA/FRD/LZHK/PBDNJ/PDK/SFIDA/PDS/AKZ/etj.), do të merrte rreth 70 mijë vota. (Rreth 600 mijë votues janë të pavendosur për të marrë pjesë në zgjedhje, ose janë të vendosur për të mos marrë pjesë në to).
Në qoftë se krahasojmë votat e sotme me të 25 qershorit (shihni grafikun 2), vërejmë se shumica (PS+PDIU+PSD), ka një rënie prej rreth 80 mijë votash, ndërsa opozita ka të njëjtin numër votash që kishte në 25 qershor. Kësaj të fundit i janë shtuar një numër votuesish (nga ata që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit), ndërkohë që i kanë ikur drejt Polit të 3-të, po aq votues sa ç’i janë shtuar (duke mbetur kështu në të njëjtat kuota si në 25 qershor).
Këto rezultate tregojnë qartë që, nëse “Poli i 3-të” i bashkohet koalicionit PD+LSI+PR, krijohet një barazi statistikore mes shumicës dhe opozitës. Një dalje më vetë e këtij poli, do ta ndryshonte ndjeshëm këtë balance, në disfavor të opozitës PD+LSI+PR.
Kuptohet që një “Pol i 3-të”, është ende hipotetik. Në qoftë se ky pol do të zyrtarizohet, ta do mendja se drejtuesit e tij do të bëjnë një fushatë mediatike, në të cilën do të shpalosin programin e tyre politik, si dhe çështjet ku do të përqendrohen më shumë. Si rezultat, elektorati i tyre mund të zgjerohet, në vartësi të ndjeshmërisë së elektoratit ndaj këtyre çështjeve, si dhe të besueshmërisë që do të jenë në gjendje të krijojnë drejtuesit e “Polit të 3-të”. /AFP.al
Pusho mor Zoteri pusho !!!
Pusho mor Gomar pusho!!!
Pusho mor Spekulant pusho!!!
Asnje sondazh i bere me heret se 12 muaj para zgjedhjeve (qe jane ne 2021) nuk ka ndonje rendesi.
Dhe asnje sondazh i bere nga ty nuk ka e nuk do te kete ndonjehere besueshmeri.
Poli i sateme. Nuk ka shans lul basha me sali berishen ne pushtet. Te genjen mendja qe ekzistojne keto polet e treta te dyta apo te pesta. Pd nuk ka fituar asnje pale zgjedhje deri me sot. Pyti njerezit me mire: kush mendoni se ka frike nga reforma ne drejtesi? Edhe aty te del rrezultati i zgjedhjeve me elzakt se nxjerr edhe armiqt e popullit me ate pyetje. Nje rruge e 2 pune!
Poli i tretë, që ka sajuar Zaloshnja, apo edhe ideatorët hipotetikë të tij, do të ishte një stan me shumë lepuj, kësisoj kuptohet se si do funksiononte. Pa u zhdukur kjo glasë politike asnjë lloj poli nuk do t’u shërbente shqiptarëve po vetem xhepave të polistëve.
sna the ndonje te re
shkruan dhe ti per te qene akoma ne valle dhe lepire ndonje kocke.
a ke marre fonde nga PS tani qe LSI nuk ka cfare te japi?
Ne Shqiperi ka vetem nje pol,ndersa te tjeret jano jo pole ,por BOLE!
Te gjithe keta malukatet qe ky dallkauku i quan poli i mtrete jane njerez te deshtuar perfundimisht ne politike dhe jane te pa besueshem ne popull!
Keta jane me keq se ka qene Balli dhe Legaliteti,qe ndonese na cajne derrasat me Mukjen,harrojne si budallenj se per 27 vjet kurre nuk i ka votiuar populli ne zgjedhje!
E si do te merrnin ne Mukje pushtetin kur ata bashkepunonbin me pushtuesit?
Zaloshnja do haje buke me keto mbrockullat e tij dhe keshtu do beje per deri sa ta besojne ca budallenj!
Ne Shqiperi kurre nuk mund te behen sondazhe se askush nuk te tregon te verteten!
NUK KRIJOHEN DOT POLE ME B…OLE,OLE,OLE !!!