Dash Shehi shpërthen kundër LSI: Basha nuk duhet të ndikohet nga Monika. Ne kemi 30 vjet në politikë, s'do na mësojë LSI...

22 Dhjetor 2017, 09:09Politika TEMA

Aleatet e Bashes nuk jane dakord qe veprimet opozitare te PD te ndikohen nga LSI.

Dashamir Shehi shpreh rezervat e tij per aksionin opozitar ne Kuvend, duke nenvizuar se PD ka historine e vet 30 vjeçare te luftes politike dhe nuk ka pse te ndikohet nga partia e Kryemadhit.

Madje ai thekson se bashkëpunimet duhet të bëhen në periudha zgjedhjesh dhe jo në opozitë.

Unë në gjykimin tim personal jam që e djathta me PD-në në krye duhet t’i mbahet linjës së vetë tradicionale.

Ne kemi një histori politike që është gati 30 vjeçare dhe mendoj se duhet t’i përmbahemi kësaj.

Nuk jemi kundër bashkëpunimit por unë si kreu i LZHK mendoj që bashkëpunimet bëhen në periudha zgjedhjesh. Dhe kështu që në një farë mënyre nuk jam shumë entuziast mbi këto lloj aleancash”, u shpreh kreu i LZHK për gazetën Sot.

Sakaq Dashamir Shehi komentoi edhe protestën e mbajtur ditën e hënë nga ana e opozitës ku u shpreh se çdo opozitë zgjedh mjetet e veta për të protestuar:

Sa i përket protestës mund të them që çdo opozitë i zgjedh vetë mjetet e veta. Pastaj protesta ishte paqësore pasi as nuk u vra njeri as nuk u rrëzua njeri.

Ndërkohë kur duhet që tu kujtosh njerëzve rëndësinë e një gjëje shpeshherë quhen të vlefshme edhe format e protestave ndonëse nuk janë shumë të mira do të thoja unë.

Por megjithatë protestat vlejnë për këtë punë, që tu kujtosh shqiptarëve që kjo që po ndodh është një gjë e rëndë. Madje kjo gjë është shumë më e rëndë sesa një tymuese apo një fjalor shumë më i papërshtatshëm”, tha ai.(TemA)

3 komente në “Dash Shehi shpërthen kundër LSI: Basha nuk duhet të ndikohet nga Monika. Ne kemi 30 vjet në politikë, s’do na mësojë LSI…”

  1. Lirija says:

    Zoti Shehi ju kam vleresuar per maturine tuaj. Sot ke thene gjene me me vend po vazhduat me LSI MORET FUND, DO KATANDISENI NE NJE PARTI HIç.

  2. drejtesia po vjen says:

    Pse o Dashi buzeshtrember, duhej te vriteshin si me 21 janar qe ta quaje ndryshe? bastardet e jetes tone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje