Tre skenarët e janarit, Basha: Nëse i djegim mandatet, të na bashkohet edhe LSI. Kemi frikë se Kryemadhi...!

21 Dhjetor 2017, 23:26Politika TEMA

Kreu i PD eshte dakord me djegien e mandateve te deputetit, por trembet se mos LSI dhe Monika Kryemadhi nuk i mbeshtesin dhe marrin rolin e opozites ne Kuvend duke spostuar PD.

Lulzim Basha ka zbardhur mbrëmjen e sotme tre skenarët e opozitës nga janari e tutje. Duke folur në emisionin “Opinion”, Basha tha se Partia Demokratike po diskuton tre skenarë për momentin.

Sipas tij, opsioni i parë është pjesëmarrja në Kuvend dhe bllokimi i punimeve të tij. Sipas kreut të PD, kjo synon kthimin e qeverisë në kushtetueshmëri. Basha tha se përmes këtij bllokimi, kusht për t’iu rikthyer normalitetit është rizgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm.

“Kjo është në aspektin formal sepse shumica parlamentare ka kryer një krim kushtetues” – tha Basha.

Nga ana tjetër, kreu i PD shpalosi opsionin e dytë që lidhet me një bojkot total dhe me afat të pacaktuar. Por ai tha se disavantazhi për opozitën do të ishte i madh. Pasi, sipas tij, duke qenë jashtë Kuvendit do të ishte e pamundur bllokimi i seancave.

Ndërkohë, Lulzim Basha ka shpalosur edhe opsionin e tretë. Kreu i demokratëve tha se propozimi i Berishës për të djegur mandatet, është një mundësi. Por, sipas tij Partia Demokratike nuk mund ta bëjë e vetme këtë hap pa bërë edhe LSI të njëjtën gjë.

“Djegia e mandateve opozitare ka disa aspekte. Kjo duhet të kryhet nga e gjithë opozita, jo vetëm nga Partia Demokratike. Nëse e bëjmë këtë, i bëjmë të qartë faktorit ndërkombëtar se ka pushuar së ekzistuari pluralizmi” – tha Basha.

Por më herët, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur kundër idesë për djegien e mandateve të deputetëve.(TemA)

5 komente në “Tre skenarët e janarit, Basha: Nëse i djegim mandatet, të na bashkohet edhe LSI. Kemi frikë se Kryemadhi…!”

  1. Taras Bulba says:

    Eshte gjeja me e mire qe do beni lenien e mandateve se ju nuk perfaqesoni popullin por femijet tuaj do te pastrohej parlamenti nga ju funderina dhe ne tjettin parlament fo te vijne tamam perfaqesuese qe qajne hallin e popullit dhe qe duan Shqiperine te hyje ne BE se ju si PD dhe LSI nuk keni dashur kete hyrje ne BE popull Shqipetar shihni se kush na ka hudhehequr per shume vite duke filluar me dy kriminelet Berishe e Bashe me dy familjare krye hajdute Like floriri e baxxhella Monik

  2. sherifi says:

    Me keto veprime dhe qendrime, edhe sikur ne Qershorin e ardhshem te behen zgjedhje parlamentare, juve si PD dhe LSI, poshte e me poshte do shkoni, ndryshoni kurs si opozit se vetem opozit nuk po beni, nuk behet opozita duke hedhur tymuese apo duke qelluar me cizme.

  3. true says:

    Pasi te kini djegur mandatet merrni nje liter benzine digjni dhe veten se no one ka nevoje per ju. Na hengret shpirtin o intriganta, kerkoni te vini ne pushtet vetem me rremuja. Boll me, nuk ka me budollonje qe tu besoje juve, ini bere gazi i botes.

  4. perpelitjet e fundit says:

    Une per veten time jame me opsonin e trete, ketu duket pjekuria politike, vendi juaj nuk eshte per ne parlament por per na hale.
    Enderroni o te shkrete se ndonje rrufe do te bjere dhe ju sa hap e mbyll syte do te ini ne pushtet. Ai ini te pregatitur dhe per nje kater vjecar tjeter pervec ketij se me keto mend qe kini the me strategjine qe enderoni nuk meritoni me shume .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje