Nga Spartak Ngjela
Ambasadori Lu pasi kërcënoi dje Bashën, duke ia bërë të qartë Saliut forcën e Shteteve të Bashkuara; sot takoi Prokuroren e Përgjithshme.
Sigurisht, në të dy rastet ai ka paraqitur forcën e Shteteve të Bashkuara, por, ndërsa Bashës i kujtoi që këtë forcë e ka kundër nëse vepron sërish siç veproi të hënën që kaloi; Prokuroren e garantoi se këtë forcë e ka në shërbimin e saj për të vendosur ligjin antikorrupsion në Shqipëri.
Shqiptarët tani janë në prag të shpëtimit të tyre. Dhe kjo duket te çrregullimi mendor i të gjithë të korruptuarve; që u bënë grup në sallën e Parlamentit.
Kurrë mos mendoni se ishin të trembur nga Prokurorja; jo, janë të trembur nga Uashingtoni, por nuk flasin dot kundër.
Po, shihni si janë bërë edhe ca gazetarë antiamerikanët që operojnë pa njohur asnjë gjykim. Por ja që gjykimet janë vetëm dymbëdhjetë; pa i njohur, sigurisht që të tradhëton mllefi.
Edhe tabori i Saliut e pa tani që nuk është Rama pas prokurores Marku, por Uashingtoni. Dhe Saliu do jetë në hall me ta. Pikërisht për këtë është i mërzitur; se nuk del dot kundër politikës amerikane.
I mërzitur është; por Saliu tani po e fyen me mllef Ramën pikërisht se përse ky ua la në dorë amerikanëve akuzën shqiptare. Hajde Sali, hajde!
Tani Saliu është mat: si me SPAK si pa SPAK, ai është i djegur.
Po Rama?
Nuk u angazhua dot në bllokimin e zgjedhjes së Prokurores. Siç duket është trembur nga rruga e Ruçit në Uashington.
Tani fusha antikorruosion u hap. Për fillimin e goditjes penale të korrupsionit; një herë për një herë mjafton edhe reformim i Prokurorisë aktuale, e cila për korrupsionin e lartë është edhe më e rrezikshme.
lll.
Ja çfarë po ndodh.
Shumë shpejt, paralel me reformën e prokurorisë aktuale nga Prokurorja Marku, Vetingu që ka filluar; spastron të gjithë gjyqtarët e korruptuar që janë në marrëveshje me korrupsionin e lartë shtetëror.
Pra, në një krah prokurorët e ndershëm hetojnë politikën e lartë të korruptuar, domethënë Peshqit e Mëdhenj; në krahun tjetër mbaron pastrimi i gjykatës; dhe të gjithë të akuzuarit, “Peshqit e Mëdhenj”, dalin në gjyq.
Por, gjithashtu, edhe familjarët hajdutë të peshqve të mëdhenj. Edhe klientela e tregut – të gjithë bashkëpunëtorët e korrupsionit të lartë shtetëror që kanë punuar për vjedhjen që iu është bërë shqiptarëve.
Në fakt politika amerikanë ka shkëlqyer në shkatërrimin e kësaj bande; sepse, korrupsioni i bashkuar për të bllokuar Reformën në Drejtësi, ra nga shiu në breshër.
Është lojë e bukur; në fakt ky ka qenë superioriteti i politikës anglosaksone, që ka ditur të luajë me dy apo tre plane, dhe me masa sigurie.
Ja cilët janë dy planet e kësaj politikë: në një krah politika amerikane siguroi Reformën në Drejtësi me marrjen e kushtetutës së Shqipërisë; por, në anën tjetër, pa u ndier, e garantoi suksesin kur parashikoi me ligj Prokurorin e Përkohshëm, nëse politika do të bllokonte Reformën procedurialisht.
Bllokimi i Reformës u zhvleftësua me Prokurorin e Përkohshëm.
Shumë e bukur, për trutharët e politikës sonë, që, pasi vodhën, menduan të shisnin Shqipërinë.
Tani rrini të qetë të shihni fundin e babëzisë së korrupsionit antishqiptar.
amin
Spartak!
Bjerju e mos u ndal aspak.
Derri do plumb dhe e ka hak
Kete here,ZOTI e ndihmofte Shqiperine.Corba alla Salih me sa duket precipiton ne Rusi.
??????????????????
Kur te dalin para gjyqit Sali Berisha,Basha,Nano,Meta,Mediu dhe te gjithe halabaket e tjere,atehere do te caktojme daten e vertete te clirimit te TRETE!
Nuk e njohu Berisha 29 nentorin,por tani a do ta njohe kete nentorin e TRETE?
Sigurisht qe do ta festoje nga qelia e burgut te perjetshem ky maskara!
AMAN O AVOKAT!
PËR MUNIKËN , THOTË GJË FBI?
SE NA E PRURI NË MAJ TË HUNDËS DHE MEZI PRESIM TË PËRSHESH TURINJTË!??
Te shkretet ju, akoma se kuptoni qe Salehun e mbrom mafja ne pushtet dirigjuar nga vete Edscobari.
Ngjela SHBA nuk pyeten per sadamrat &co ishin me miliarda dhe u hoqen dhemballet mos u merr me keta medioker kane falimentuar me gjithe klanin e tyre 70 vjecar pro rus
E PABESUESHME ,ESHTE VETEM NJE TYMNAJE ME NGJYRA KALTEROSHE , ASGJE ME TEPER . REFORME NE DREJTESI NE KETE SHTET NUK DO TE KETE KURREE. AS PESHQIT E MEDHENJ NUK DO TE DENOHEN KURREEEEE . DO TI SHOHIM DERI SA TE VDESIN NE KUVEND ,DUKE ULERIR SI GORE . KY MENDERE WETING, DO TE JETE SA PER TI LARGUAR NGA TIRANA , NE RRETHE TE TE TJERA KU KORRUPSIONI LULEZON PA FRIKE FARE .
Z. AVOKAT ! KY POPULL DO TE ZHGENJEHET SHUME SHPEJT
ME MENDEREN WETING ,SI DHE PROKURORINE SPECIALE .
UNE DO TE KOMENTOJ VAZHDIMISHT , DUKE JU KUJTUAR ,PER DESHTIMIN E SHUMEPRITUR .
HARROJENI ,NUK FUTEN NE BURG ASNJERI NGA KETA ANTISHQIPETAR !!!
Avokat … je i madh……
SPEKTRUM ata qe ishin ne sistemin e shkuar nuk pordhen per ameriken kur u ndan nga rusia , rregullo llogjiken kur komenton , nese nuk e njeh historin e shkuar ben mir te pyesesh si kan qen punet , nese ata do ishin me rusin gjithmon nuk e dim si do ishin punet , nuk flasim dot qesim dhe mas deshires , mjaft ngaterruat kekun me byrekun se e keni ber mod , shani kta te korruptuarit e kti sistemit qe kemi sot , po nuk lini pa perlyer dhe ata qe ishin die , ata qe ishin ne sistemin e shkuar zotri ishin sistem tjeter , ishte nje sistem ku per 1 milion e nje lek te vjedhura te fusnin plumbin ,ai sistem qe ishte i mbajti te ndershem dhe me dinjitet ket popull me dhun ,shikoni si jan sot , keshtu kan qen ne te vertet SHQIPTARET, por fshiheshin nga frika qendronin korrekt dhe te ndershem nga frika , kurse ky sistem me fjalen liri kupton çthurjen shkaterrimin e njeriut dhe daljen bark , ky sistem te edukon rrugaç gankster vrases kriminel dhe te degjenerum . ktu esht ndryshimi kekut me byrekun.
Respekte avokat te lumt goja
Proverb filosofi gjeniale: “Keq me burr, keq pa burr, keq pa u mmartuar kurr”. Me kete thenie tregohet nje situat, ku individi eshte futur e s’ gjen shteg te dale. Ne kete situate ishte futur Shqiperia prej indiferences EuAtllantike. Tani, nen kujdesin konseguent te Euroantllantikut Shqiperia po hedh hapin e pare ne zbatimin absolut te ligjit.
Saliu eshte karte e djegur
E sakte
Largimi nga skena polotike e Saliut do te jete clirimi i trete i Shqiperise
Gezuar !
Gezuar vitin e ri 2018 .Politikanet te mbledhin mendjen. !