Nga Drini Kuqo
Për shumë vite me radhë, në qeverisje si një partner i vogël i koalicionit, rehatia dhe oportunizmi e kanë shtyrë Lëvizjen Socialiste për Integrim që të kultivojë me kujdes rolin e një krijese të moderuar dhe paqtuese.
Në axhendën e një force që si qëllim të vetëm kishte qëndrimin në pushtet, mosmbajtja e anëve në krizat e njëpasnjëshme politike që në Shqipëri janë në modë nuk ishte një rastësi, por një strategji e kalkuluar dhe fitimprurëse.
Rrjedhimisht, përtej retorikave boshe të forcës së të rinjve dhe forcës së integrimit, askush nuk di të thotë një kauzë të vërtetë, të cilës LSI i është dhënë me mish e me shpirt. Një parti e qëndrës së majtës, por më mirë një parti e qëndrës së asgjeje, pa kauza dhe pa qëllime.
Sot, në opozitë, kjo mungesë kronike vizioni për të ardhmen e Shqipërisë i ka lënë vendin spazmës së një retorike të frikshme, që frymëzon vetëm dhunë dhe urrejtje.
Sot përsëri, pas shpërfytyrimit të ditës së hënë, Kryemadhi turfulloi duke kërcënuar me vdekje Kryeministrin në një deklaratë për mediat.
“I them Ramës se populli shqiptar e ka vënë drejtësinë edhe në mes të Parisit. Ai nuk harron kurrë”, tha Monika duke iu referuar vrasjes së bujshme të Esat Pashës në Paris, një shekull më parë.
Duke iu shtuar listës së politikanëve që pretendojnë se flasin në emër të të popullit, me këtë spirale fjalësh të përdhunës, Monika po e vendos emrin e saj edhe në një listë tjetër, shumë më pak të denjë, atë të politikanëve që janë të gatshëm të kalojnë në akte ekstreme vetëm e vetëm që të pengojnë zbatimin e drejtësisë në vend.
A vërtet mund të mendojë kush që shqiptarët e sfilituar nga dhjetëra probleme, kanë në krye të axhendës së tyre hallin e një prokurori të zgjedhur për pak muaj, deri në formimin e institucioneve që do të zgjedhin një prokuror me mandat të plotë?
A të jetë vallë e vërtetë ajo që SHBA-të dhe BE-ja mund të blihen? A mund të besojmë me të vërtetë se ata na e kanë “me të futur”, e Monika e shokët e saj kanë qëllime të dlira në zemër, e se po shndërrohen në tribunë të mbrojtjes së një drejtësie të kërcënuar nga kjo qeveri?
Disa qindra militantë të verbuar që sfiduan acarin e dhjetorit këtë të hënë mund të mjaftojnë për të ngritur në portalet e opozitës retorikën e një populli të rreshtuar kundër tiranisë, por nuk janë të mjaftueshëm për të zënë Diellin me shoshë.
Kush është halli i vërtetë i Monikës? Përse LSI, me të lënë pushtetit ka braktisur kostumin e bukur të pajtuesit të gjakrave, duke veshur mantelin e hienës? E përse sot u kalua edhe një herë më shumë një tjetër vijë e kuqe, ajo e kërcënimeve personale me jetë?
Pa pretenduar pronësinë e “monopolit të së vërtetës”, më duket e qartë se rikthimi në instiktin parësor të njeriut, atë të vetmbrojtjes, diktohet më shumë se gjithçka nga ndienja e frikës, e jo nga dëshira fisnike për të luftuar padrejtësinë.
E në fund, i lejoj vetes dhe një leksion të vogël historie. Një shekull më parë, Esat Pashë Toptani pagoi me jetë, në daljen e Hotelit Kontinental të Parisit gjithë mynxyrat që bëri në dëm të Shqipërisë.
Ai shleu me gjak faljen e Shkodrës tek malazezët, ai pagoi me gjak revoltën që nisi kundër qeverisë së Ismail Qemalit dhe faktin që u shndërrua në një levë ndikimi e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene në vendin tonë.
Sot, tradhëtarët e Shqipërisë janë as më shumë dhe as më pak ata që sfidojnë drejtësinë, duke penguar zbatimin e reformës në drejtësi…
Por, përtej të gjitha fjalëve, Monika ka të drejtë për diçka, atë që populli nuk harron. Ndaj le të lëmë pak kohë, e të shohim se kush do të rreshtohet në cilin kah të historisë.
Kjo sepse, pak por e sigurt, ashtu si vrasja e Esat Pashës, edhe kjo reformë në drejtësi do të kujtohet 100 vite më pas, si një pikë kthese vendimtare, në fatin e vendit tonë.
me kete qe ka thene Mona do duhet qe te merret e pandehur, tentive pasive per vrasje, bashke me mashen e saj, vasilin, qe nuk i vjen turp dhe eshte bere si dordolec i mones,
Mendime mbi fakte me ze e figure
MJERE FEMIJET TUAJ PER “ DHURATAT”
QE U BETE !
– “ Shyqyr qe ra Ky mort e u pame “ !
– Po per femijet tuaj a mendoni valle !?
– Mesazhi i Pablo Eskobarit per Kucedrat
shqiptare te Krimit ….
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Ndoqa drejtepersedrejti protesten e e deshtuar me sukses te plote te opozites shqiptare. Nuk ishte nje proteste dosido.
Ishte terbim, histeri, lemeri e vertete.
Ishte panik, tmerr, cmenduri, ku dy skajet ekstreme te politikes shqiptare PDSH e Sali Berishes dhe LSI e Ilir Metes ishin grusht bashkuar si kurre me pare per te mbrojtur koken e tyre nga Vetingu dhe Reforma ne drejtesi.
Sjellja banditeske, krejt rrugecarerore e Sali Berishes e Monika Kryemadhit jo vetem ne altarin e demokracise shqiptare, Kuvendin e saj, por edhe ne rruget rreth tij kur nderseu bandat e murrme te Sales per te sulmuar e zaptuar ate flasin me shume se cdo e se te gjitha komentet e shqiptareve dhe nderkombetareve !!!
Jo vetem kaq, por si njeri edhe tjetri ia nxine edhe me fytyren e Shqiperise por edhe te vetvetes se pari me sulmet tipike ala Kim Jong Un e ala Sali Berisha ndaj miqve dhe aleateve tane strategjike SHBA-se dhe Bashkimit Evropian ku duhet e duam te integrohemi!
Ne shqiptaret kemi nje urim tragjik, gati makaber :“ Shyqyr qe ra ku mort e u pame !”
Cdo e keqe ka edhe te miren e vet:
Ne keni dyshim per keto konkluzione rishihni edhe nje here pamjet e histerise, terbimit, cmendurise me ze e me figure te Sali Rame Berishes dhe Monika Kryemadhit !
Jo vetem si politikane por se pari si njerez, si prinder !
Mjere syte e Sibores dhe djalit te Monika Kryemadhit per pamjet lebetitese qe u dhuroi e jema jo vetem atyre por mbare Shqiperise e Botes me cmendurine e saj ala drogashe ne kete mes festash kryesore te shqiptareve dhe mbare njerezimit 28-29 Nentorit, Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri !?
Si do u pergjigjen ata shokeve e shoqeve te veta kur ti pyesin per cizmen e hedhur e histerine e saj te skajshme… !?
Mire per shqiptaret qe i neperkembni e plackisni, i degdisni me hir e me shume me pahir ne rruget e Botes, i vidhni e vrisni, por te pakten mendoni per femijet tuaj e te ardhmen e tyre…
Para se te jesh gjithcka, ji nene e baba prind… i mire ! Ji njeri ! Mos lendo femijet tu!
Kishte miliarda dollare kryenarkotrafikanti e vrasesi serial Pablo Eskobar, kishte para me shume se Banka Kombetare e Kolombise.
Vetem per te ngrohur vajzen e vet kur i fshihej drejtesise e ligjit ne xhunglat e Kolombise dogji plot 200 milione dollare…
Por shihni cka shkruajne djali e vajza e tij per ate perbindesh te pangime me pasuri e para si Mbret e Sheik , por qe vdiq si nje kryebandit, u be shkrumb e hi nga nje rakete e syshqiponjave amerikane!
Nje vdekje luksoze per nje kryebandit monstruoz !
U be shkrumb e hi ne sekonde! Nuk pati kohe as te provonte dhimbjet e vuajtjet e miliona viktimave te tij ne mbare Boten qe i vrau per se vdekuri e per se gjalli me helmin e tij te bardhe, kokainen !
Po a ka vdekje me te tmerrshme se librat e djalit te tij te vetem dhe vajzes se tij per babain perbindesh, se rrenimin e jetes se tyre nga nje baba monstruoz, makaber !
Ndaj mendoni para se te veproni !
Vetem kafsha sheh cka ka sot ne grazhdin e saj.
Njeriu mendon e vepron duke pare e aresyetur shume larg cdo hap qe hedh ne rrugen e jetes !
Mendoni per femijet tuaj te pakten !
Mendoni dhe pastaj veproni !
Para se te jeni kushdo qe jeni jini njerez !
Ji njeri o ti njeri !
Ji njeri !
? Munikat , e morrën përgjigjen me pjesëmarrjen në miting.
Berishat , e morrën që me çadrën.
VETINGU, do ndajë shapin nga sheqeri,
dhe të majtët do të jenë njëlloj në tapet.?
ne qe jemi femra ,nena ,motra,gra na vjen turp turp sinqerisht nga monika kryemadhi ,tamam nje histerike ,se imagjinoj dot si mund ti thote vetes intelektuale,politikane ,grua,nena qe edukon femije ,te ardhmen e ketij vendi qe e dashka kaq shume ,,,,,,,,,,,
Ajo qe cirret per shqiptaret e varfer nuk kujdeset per prinderit e te shoqit.
Uroj te te shohim prapa hekurave familjarisht, shoqeruar me sekuestro te gjithe pasurive te vjedhura popullit dhe pastaj do te shohim si do kakarisesh. Kopje e Sali qenit qe per te mbrojtur pasurite e vjedhura ben si i marre sikur e ka zene amoku.Koha punon kunder jush. Rama me siguri ka gabime por krahasuar me ju eshte si nata me diten.
O kuqalosh me gjith mend mendon se zgjedhja e prokurores se perkoheshme eshte si nje pike kthese per fatin e Shqiptarve?????????? duhet te jesh naïve ose injorant socialist qe te besosh nje gje te tille kur dihet qe qeveria e sotme shqiptare kontrollohet nga drogistet dhe kriminelet te tipit Tahiri,Bilajt etj.
Sa shumë i ngjan atij Nul Mokës që shurron rrugëve kjo bythëmadhja e Like FLORIRIT. Të dy egërsira pylli janë.
Shqiptar ju që nukë e kuptoni ça do më thënë L.S.I. do të thotë ..LËVIZJE….Sipas …..Interesit…do të thotë Shkurtë ………L ….S …I….dy janë turpë e popullit Shqiptarë studimi i Enverit për 50 vjetë dhe mëmëdheun i ose vezorja e imoralitetit shqiptar monika e Likës Floririt
Shqiptar ju që nukë e kuptoni ça do më thënë L.S.I. do të thotë ..LËVIZJE….Sipas …..Interesit…do të thotë Shkurtë ………L ….S …I….dy janë turpë e popullit Shqiptarë studimi i Enverit për 50 vjetë dhe mëmëdheun i ose vezorja e imoralitetit shqiptar monika e Likës Floririt
Mentari me mendje gomari. Po deri tani kush e kontrollonte drogen o Mentari,gomari. Nuk jam socialist por te them ty o Mentari se kur blen ne pazar , vecanarisht kur blen peshk ze radhe. E tani radhen e kan ata qe vodhen me para, e kan ata qe e mbollen drogen dhe moren prodhimet per me shume se 25 vjet. Pas atyre drejtesia do hetoj dhe keta te fundit qe krahas punes per popullin po bejn dhe ndonje vjedhje. Te lutem o mentari mos rri me gomaret se nuk kupton asgje ose ti je ata???
Ja shikojeni moniken e vertet pa cizme, duket si nje fuci bersie kurse tani e lyer me seliko kembe e koke dhe flet si e ema e zeqos.
Hajde ta kesh grua kete. Ta zan buken ne fyt.
..deshperuese..ne bisede,kercenime,aludime..duhet te shpetojme nga politika qe sjellin makth dhe jo qetesi e zgjidhje..ka plot probleme dhe pastrimi i rruges se Monikes eshte problem vetem i MONIKES.Ajo di te flase ,por vetem kur eshte e perfshire..!Do ta vrase Edin?! …le ta gjeje ..edhe AVNIU nuk i tha Esatit po vi te te vras ..{gam gam gam}…nje pjese e politikaneve tane kane kaluar neper filtra mafioze,prandaj burrerohen te gjithe pa pasur frike nga ligjet me te cilat kane fshire….
O Zot, paskan kombinuar the ngjyrat çifti. Femer me e çpifur nuk ben nena me. Ka te drejte ia qe thote tamam fuçi me bersi rrushi e lyer ne pink. O pika qe su bie te dyve, po kesaj kreydoses te pares. Kushedi sa çizme paska henger kokes ky i shkreti qe mezi i dalin fjalet. E paska nga halli “me qetesi e dashurin” paska pa qamet me sy.