Ish-deputetja e PD-së del kundër Bashës: Arta Markun nuk e zgjodhi Rama, por...

21 Dhjetor 2017, 17:17Politika TEMA

Ish-deputetja e PD-së Albina Deda ka një tjetër mendim për Kryeprokuroren e re të përkohëshme Arta Marku.

Në një intervistë në Panorama ajo vlerëson maksimalisht integritetin dhe aftësitë profesionale të saj ku shpjegon se ajo është investim dhe përzgjedhje e Shteteve të Bashkuara.

“Një gjë duhet të them me bindje, se kryeprokurorja e re Arta Marku nuk është prurja apo investimi politik i Edi Ramës.

Arta është një investim dhe përzgjedhje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ka kryer shkollime dhe specializime në SHBA në shërbim të formimit të saj profesional dhe duke vlerësuar integritetin e treguar në detyrat që ka mbajtur, edhe është mbështetur nga SHBA në marrjen e kësaj detyre.

Marku ka qenë përzgjedhja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të formimit dhe integritetit të lartë profesional që ajo ka treguar”.(TemA)

1 komente në “Ish-deputetja e PD-së del kundër Bashës: Arta Markun nuk e zgjodhi Rama, por…”

  1. Ne kete vend mooti,kush e kush ti bjere gjoksit per meritat e tjetrit.
    Sa hipen dikush ne fik te gjithe duan te hane,te gjithe dalin kushurinj e miq te mire.
    Kjo biba qe mburret me kushuriren e pam sa shkelqeu sa ishte me te djathtin komunist kryekriminelin dali,mos do edhe kjo ndonje vend ne prokurori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje